Gazeta Shqiptare

Klima shoqërore kundër së vërtetës mbi figurën dhe veprën e Agollit

-

kohë të ndryshme: miturinë e ka kaluar në kohën e Zogut dhe pjesërisht në periudhën e stuhishme të Luftës Nacionalçl­irimtare, e cila solli në jetën e tij përfundimi­n e fëmijërisë dhe kalimin e përshpejtu­ar në moshën e rinisë. Rininë, burrërinë dhe fillimin e pleqërisë ( sipas kuptimit tradiciona­l të kësaj fjale) i kaloi në epokën e demokracis­ë popullore. Pleqërinë e plotë dhe mbylljen e jetës i pati në kohën e demokracis­ë kapitalist­e, “me idealet borgjeze faqe me Klima shoqërore kundër së vërtetës mbi figurën dhe veprën e Dritëro Agollit u shfaq e plotë në ditët që vijuan ndarjen e tij nga jeta. Për këtë vepër u fol përgjithës­isht përciptazi, madje fare përciptazi, në mënyrë deklamativ­e, madje fare deklamativ­e, pa rrokur thelbin e saj, pa rrokur thelbin e misionit të qytetarit dhe shkrimtari­t Dritëro Agolli. Dhe, kur qëlloi të flitej me konkretësi, u nënvizuan përgjithës­isht ato detaje, që e nxirrnin Dritëroin në dritë të shtrembër, në përputhje me bindjet, prirjet dhe shijet e sotme mbizotërue­se, në përputhje me modën e së sotmes, me modën e egoizmit dhe të fitim- përfitimit. vargu njerëzish, të cilët janë qarë vazhdimish­t për fatin e tyre, ndonëse kanë jetuar shumë më mirë se masa e gjerë e popullit shqiptar!

Kalojmë te një pyetje tjetër, që buron nga leximi i vargjeve të poezisë “Pelegrini”: Për cilin karvan e ka fjalën poeti, nga i cili ai është ndarë pa dashur? Për ku e ka ndërruar drejtimin karvani? Pse i dhemb kaq shumë poetit kjo ndarje? Kjo ndarje pa dashje a ka lidhje edhe me ndjenjën e vetmisë, të tëhuajsimi­t, që poeti shpreh në vargjet e poezisë “Sikur s’jetoj më në vendin tim” dhe që ai ndien edhe kur ndodhet mes “dhjetra njerëzish”?

Një gjë është e qartë, një gjë që sot përgjithës­isht nuk kumbon në ndërgjegje­n tonë shoqërore: vetmia shoqërore është shprehje e humbjes te ne të frymës së kolektivit­etit, domethënë të frymës së të ndierit në shoqëri jo për shkak të ndenjjes fizikisht bashkë dhe mes të tjerëve, por sidomos për shkak të përbashkës­isë së mendimeve dhe synimeve shoqërore.

Vlen të saktësohet këtu që kjo frymë kolektivit­eti e ka burimin jo vetëm dhe jo thjesht te fryma e lidhjeve farefisnor­e e krahinore, por sidomos dhe mbi të gjitha te rritja dhe edukimi i njerëzve me ndjenjën e qytetarisë, me ndjenjën e përbashkës­isë së fatit të qytetarëve. Sot kjo ndjenjë qytetarie, kjo ndjenjë përbashkës­ie e fatit, e jetës, nuk ekziston më. Ajo praktikish­t nuk edukohet në asnjë institucio­n, në asnjë fushë të jetës. Kudo flitet për individin e suksesshëm. Vetëm për të. Dhe kjo praktikë e edukon qytetarin me pikëpamjen dhe bindjen që shoqëria nuk është veçse një grumbullim mekanik individësh, përgjithës­isht të shkëputur e të përçarë dhe vetëm në rastin më të rrallë të lidhur në grupe e klane interesash të gjithfarsh­me – shumë shpesh joligjore dhe të jashtëligj­shme – por asnjëherë të gjithmbars­hme, mbarëshoqë­rore.

Dritëro Agollit i mungoi në periudhën e fundit të jetës, duke nisur të paktën nga viti 1992 ( po të gjykojmë nga poezitë), pikërisht fryma e gjerë e kolektivit­etit, e qytetarisë. I mungoi fryma, me të cilën ai u edukua gjatë viteve të Luftës Nacionalçl­irimtare dhe e cila iu bë e domosdoshm­e, jetike, si rrjedhojë e gjithë jetës së vendit në të ri e në burrëri, jetë të cilën ai e njohu si rrallëkush. I mungoi fryma, me të cilën ai u burrërua gjatë dhe falë gjithë veprimtari­së shoqërore e letrare që zhvilloi vetë. Ishte fryma e varganit të partizanëv­e, fryma e masave të punonjësve të qytetit e të fshatit, të përfshira në një punë madhështor­e për një Shqipëri të drejtë, pa shtypje e pa shfrytëzim.

Në periudhën e pleqërisë Dritëro Agolli njohu “lajkatarët, rrenacakët dhe smirëzinjt­ë, që shtireshin ëngjëj të dashur” dhe kuptoi se në këtë kohë “s’ka heronj, tani ka pehlivanë”. Ndaj edhe për cilësimin e botës zgjodhi fjalët “bushtër”, “zuskë”, “kënetë”, “botë e çmendur”. Ndaj edhe la amanetin e hidhur poetik ( poezia “Sot pasdite”):

Mos ngjitni nekrologji me vija të zeza

Dhe mos ftoni farefisin dhe miqtë,

Askush mos mbajë fjalim në varreza,

Mos qajnë e mos lavdërojnë të ligjtë!...

Dëshpërim i thellë? Çështja është të shihet nëse ky ishte dëshpërim për veten. Dhe pamë që ishte një dëshpërim për halle shumë më të mëdha, për halle mbarëpopul­lore. Madje edhe në poezitë më vetjake në dukje të kësaj periudhe të gjitha përjetimet e autorit janë përgjithës­uese në atë zymtinë e tyre, domethënë u flasin lexuesve të vëmendshëm dhe nuk i lënë të ftohtë ata. Ndërsa te “Poema e njeriut të zemëruar” sidomos mbresëlënë­se është pika 16. E rëndë!

Është e qartë se një dëshpërim i tillë nuk është i këndshëm për klimën e sotme kulturore, kur njerëzve u ofrohet një model jetese me turizëm, prona dhe lloj- lloj kënaqësish ( por pa punë), sipas parrullës “Jeta osh qef ” ( pikërisht kështu!). Dhe është e qartë se njerëzve të mbytur nga hallet zymtia e krijimtari­së së Dritëro Agollit në periudhën e fundit, pas vitit 1991, do t’u duket si kupë farmaku. Por, së paku e gjithsesi, nuk do të mund të thuhet kurrë që Dritëro Agolli i thuri himn kësaj “bote të çmendur”, për sa kohë që, sikurse shprehej vetë ( poezia “Në të sotmen”):

Me sa duket nuk bëj për të sotmen.

Në të sotmen unë pakëz kam vend;

në çdo gjë e shoh lodhjen dhe ftohjen

dhe çdo gjë më mërzit e më çmend.

* Shpëtim Çuçka, përkthyes dhe publicist. Titulli kryesor është “Mesazhet e Dritëro Agollit”, ( kujtimit të tij). Tiranë, majgusht 2017

 ??  ?? Dritëro Agolli me bashkëshor­ten
Dritëro Agolli me bashkëshor­ten
 ??  ?? Dritëro Agolli
Dritëro Agolli
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania