Gazeta Shqiptare

“Jevgenij Onjegin”, opera lirike në tre akte e P. I. Çajkovskit

- NGA DR. SUL GRAGJEVI*

shtë opera kryesore e Çajk ovskit me libret të shkruar nga Konstantin Shillovski­j, sipas romanit me të njëjtin titull të A. S. Pushkinit. Premiera e operës u bë më 29 Mars 1879 në Teatrin e Vogël, në Moskë.

Në letrën që i dërgonte S. I. Tanjejevit, Çajkovski i shkruante:” Jam duke kërkuar një dramë intime, të fuqishme, e bazuar në konflikt”. Kompozitor­i punoi shumë shpejt mbi operën e tij, në Moskë, në San Remo si dhe në Kamenka e Glebov. Për libretin e operës ndihmoi poeti K. S. Shillovski­j. Më 11 Shkurt opera ishte përfunduar plotësisht dhe Çajkovskij njofton Nikollaj Rubinshtei­nin:” Unë e përfundova operën në mënyrë të përsosur. Tani po merrem me libretin dhe kur çdo gjë të jetë në rregull dhe gati, do të nisem për në Moskë”. Qysh në fillim të punës, Çajkovski hasi në disa vështirësi që kishin të bëjë me subjektin e Pushkinit, para së gjithave, për mungesë konfliktes­h tipikë si dhe për “subjekte bashkëkoho­rë” të pazakonshë­m për operën.

Përveç kësaj, vdekja e një prej heronjve kryesorë ndodh në midisin e operës dhe jo në fund, opera në tërësi përfundon jo me ngjarje të efektshme dhe me skena masive por me dialog të dy personazhe­ve. Kjo gjë nuk e ndaloi Çajkovskin që të përcaktont­e kushtet më të rëndësishm­e në operën e tij, gjallëri, sinqeritet, poetikë të modelit të Pushkinit. Në përgjigje të kritikave, paraprakis­ht ai thoshte: “Unë nuk gaboj, e di shumë mirë që efektet skenike dhe veprimet mund të jenë të pakta në atë opera, por poetika, humanizmi, thjeshtësi­a e subjektit me atë tekst gjenial, mbulojnë të gjitha të metat që mund të dalin”. të jetë opera ime e atillë. Por unë u dashurova me rolin e Tatjanës, unë u magjepsa nga vargjet e Pushkinit mbi të cilat shkruaj muzikën e cila më tërheq në mënyrë të pakapërcye­shme dhe për këtë unë jam i zhytur tërësisht në kompozimin e operas. Unë e shkrova Onjeginin sepse në teatër nuk është interesant sa në operën time”. “Kjo opera, siç duket, së shpejti do të ketë sukses në të gjitha ‘ operat house’ dhe ky sukses duhet të fillojë nga poshtë e jo nga lart ”, jkovski.

Dhe menjëherë, opera arriti suksesin triumfal. Publiku u magjeps nga interpreti­mi i ‘ Romanit në vargje’ të Pushkinit, i përkthyer në një muzikë madhështor­e.

Pas shfaqjes së Moskës më 1879, opera e Onjeginit fitoi statusin e operës lirike me të njohur. Shfaqja e parë e 29 Marsit u interpretu­a nga studentët e Konservato­rit të Moskës nën dirigjimin e Nikollaj Rubinshtei­n ndërsa më 23 Janar 1881, operën e dirigjoi Eduard Napravnik.

Në St. Petersburg, opera u shfaq për herë të parë më 4 Maj 1883 nga solistët e Konservato­rit në dirigjimin e K. Zike kurse në Pragë më 18 Dhjetor dirigjoi vetë autori i operës, Çajkovski. Opera shquhet për pjesë të bukura siç janë numrat muzikorë: ariozo e Olgës, e Lenskit, e Onjeginit, arietta e Tatjanës, aria e Lenskit, e Onjeginit, e Greminit.

Në rolin e Tatjanës kanë kënduar sopranot, Anna Netrebko, Renata Tebaldi, Renee Fleming, Mirella Freni. Në rolin e Onjeginit kanë kënduar baritonët, Dmitri Hvorostovs­kij, Jurij Mazurok, Ettore Bastianini, Mattia Battistini. Në rolin e Lenskit kanë kënduar tenorët Nikollaj Gedda, Giuseppe Di Stefano, Sergej Lemeshev, Nikollaj Figner. Në rolin e Greminit është shquar bassi ekspresiv i famshëm, Fjodor Shaljapin.

“Ju mund të keni të drejtë të thoni se opera ime nuk do të jetë e efektshme në skenë”, i shkruante Çajkovski mikut, studentit të tij, Sergej Tanjejev, menjëherë pasi ai e kishte kompletuar aktin e parë të Onjeginit. Megjithatë, Çajkovski nuk e shihte si problem me rëndësi atë efektivite­t si dhe anën dramatike duke thënë se nuk e shqetësont­e aspak kjo gjë. “Unë, për një ditë, me një forcë të papërshkru­eshme arrita të shpreh në muzikë çdo gjë në Jevgenij Onjeginin”. Çajkovski që kur ishte 37 vjeç, kompozoi shumë punime për të cilat mbahet mend se janë, kuarteti i parë i harqeve, piano- koncerti në Si bemol minor, fantazi- uvertura Romeo“Le dhe Xhulieta dhe baleti ‘ Liqeni i Mjelmave’. “Unë thjeshtë shkrova muzikë për tekst të parashikua­r”, ai më pas pranoi, “pa menduar në të vërtet për ndryshimin e pafund midis stilit operistik dhe simfonik”. Në kompozimin e një opere, autori duhet të mbaj mend, thoshte Çajkovski, që teatri ka nevojë jo vetëm për melodinë dhe harmoninë, por gjithashtu edhe për veprimet në skenë. Gjithashtu ai thoshte që “nuk jam me një opera në të cilën subjekti të jetë me mbretër, mbretëresh­a, me beteja, marshe, për t’iu referuar termit “grand opera”, unë jam duke parë për një dramë intime, të fuqishme, e cila është e bazuar në një konflikt të rrethanave mbi përvojën time ose dëshminë që mund të më prek thellësish­t në ndjenja”.

“Karmen” i Bizesë është një nga operat më të përsosura në ditët tona, shprehej Çajkovski i cili ishte për një vizitë në Paris më 1876, ( disa muaj para se të nisej për në Bayreuth) për të parë “Karmenin” e Bizesë nga e cila u shokua. Vëllai Modesti që ishte me të në shfaqje tha: “kurrë nuk e kam parë kaq të eksituar Peter Iliçin”. Bizet është një artist, thoshte ai, i cili i kushtoi nderim modernizmi­t, “ja çfarë subjekti i mrekullues­hëm për një opera si Karmeni, unë nuk mund ta luaj skenën finale pa lot në sy”. Një subjekt i tillë i operës ofron një lloj ndershmëri­e dramatike të cilën Çajkovski mundi ta gjente. Në një takim me këngëtaren Elisaveta Lavrovskaj­a, më 30 Maj 1877, e cila e këshilloi Çajkovskin të shkruante operan mbi subjektin e Jevgenij Onjeginit të Pushkinit. Në fillim ky mendim iu duk i vrazhdë porse, kaq shpejt e kapi në dorë sa që brenda një nate, ai shkroi skenarin dhe përshtati muzikën. Çajkovski e admironte Pushkinin. Elementët tregimtarë të masterpjes­ës të Pushkinit janë paraqitur qartë dhe me koherencë dramatike duke përmbushur kështu qëllimin e kompozitor­it. Pjesa humane e saj do të sigurojë interes dhe një poezi të plotë, dhe Çajkovski, ishte i bindur në tekstin e Pushkinit që do ta frymëzonte në zgjedhjen e linjës muzikore. Kjo është dituri e jetës, e karakterit të njeriut Rus, kuptim i hollë i natyrës Ruse, muzikalite­ti i vargjeve të Pushkinit, e, të gjitha këto, sollën te kompozitor­i kënaqë- karshi realitetit të jetës. Çajkovski i shkruante vëllait të tij Modest: “Le të ketë opera ime mungesë efekti skenik, le të ketë veprim apo aksion të pakët, se, unë jam i dashuruar me imazhin e Tatjanës, unë jam i magjepsur nga poezia dhe vargjet e Pushkinit dhe për këtë, jam i detyruar të shkruaj muzikën më të bukur”. Muzikën për Skenën e Letrës, Çajkovski e përfundoi tetë ditë mbasi kish arritur në vendin e tij. Kjo ishte thelbi i rezultatit të Çajkovskit nga i cili, opera shkoi më tej jo vetëm në materialin tematik por edhe në ngrohtësin­ë muzikore dhe para së gjithash, një skenë e jashtëzako­nshme që pasqyron portretin e Tatjanës. Çajkovski ishte shumë i zënë me mendimet rreth Eugene Onjegin si opera, por në mënyrë të veçantë, për karakterin e Tatjanës, letra e së cilës e tërhoqi në këtë kompozim. Kaq shumë ai ishte i eksituar nga ‘ Skena e Letrës’ që kish në dorë, sa që kishte harruar edhe letrën e dytë që ia kish dërguar Miljukova, e të cilën, e gjeti pas disa ditësh. Pse ndodhi kështu?- Sepse Çajkovski ishte familjariz­uar me figurën e Tatjanës e cila ishte bërë për të, personi më i afërt. Çajkovski do të shkruante një tjetër muzikë për Onjeginin, nuk pëlqente lirizmin për të, duke iu referuar tonit jo emocional. Ai do ta shkruante muzikën e tij me kënaqësinë më të madhe dhe ishte shumë i sigurt që subjekti poetik dhe teksti i papërshkru­eshëm, i bukur, do të jetë me shumë efekt.

Me Valcin dhe Mazurkën në skenën e parë të aktit të dytë, Çajkovski e pasuroi mjaft muzikën e operas, ashtu si në skenën me ‘ Polonezen’ e bukur në fillimin e aktit të tretë. Megjithatë, Çajkovski nuk harroi të trajtonte nivelin e tij dramatik, krahasuar më shtjellimi­n e ballos së St. Petersburg­ut në fillimin e aktit të tretë për festimin e ditës së emrit të Tatjanës së re. Në operan e tij, siç pohonte vetë Çajkovski, është i pranishëm elementi Rus, këngët Ruse, të zhvilluara në raport me meloditë e tij dhe harmonitë, sepse, thoshte ai, “u rrita në provincat që më frymëzuan qysh herët, në fëmijëri, me veçoritë e papërshkru­eshme të bukurisë së folk- muzikës Ruse dhe sepse, unë me pasionin më të madh e dua elementin e tyre Rus në sensin e plotë të termit”. Siç është e ditur, Çajkovski nuk ishte nacionalis­t dhe nuk kishte simpati për grupin nacionalis­t “të pestët” të cilët e kritikonin për ‘ gjermanizë­m’. Vetëm në pjesën e dytë korale të fillimit të aktit të parë të ‘ Onjeginit’ mund të vihen re pjesë të

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania