Gazeta Shqiptare

Vladimir Vojinoviç

Shkrimtari Vladimir Vojinoviç në Tiranë: Ballkani ka problem të njëjtë tranzicion­in

- NGA BEN ANDONI

Problemi më i madh dhe i për bashkët, që haset si shqetësim në të gjitha letërsitë e vendeve ballkanike ka lidhje me tranzicion­in, mënyrën sesi është përcjellë në vende të ndryshme dhe sesi ato e kanë përjetuar. Shkrimtarë­t pothuaj hasen me të njëjtat realitete dhe përgjigjen ndaj tyre”, thotë shkrimtari Vojinoviç. Ai i ndau pyetjet për krijimtari­në e tij, emocionet dhe përshtypje­t letrare në një mbrëmje artistike në Tiranë, organizuar nga POETEKA, pak ditë më parë. I shoqëruar nga shkrimtari i njohur malazez me origjinë shqiptare Jovan Nikolaidis, ai iu përgjigj shumë pyetjeve për bashkëkohë­sinë e letërsisë së sotme malazeze, gjuhën e vendit të tij në letërsi dhe debatet e ndryshme në vendin e tij, që lidhen me të, por nga ana tjetër ai bëri të njohur shumë nga problemati­kat vendase, që zenë vend në krijimtari­në e tij. Deri më sot në shqip, ka ardhur një përmbledhj­e tregimesh prej tij, titulluar “Tregime nga Montanari”, përkthyer nga Dimitrov Popoviç. “Si ke mbyllur faqen e fundit të vëllimit, jo veç lexuesi ideal, por edhe ai real, e ka lehtësisht të verifikues­hëm se personazh kryesor është mbase vetë autori, pra një shkrimtar a intelektua­l e kjo ka e s’ka gjithaq rëndësi. Në dymbëdh- jetë tregimet që autori na paraqet, përmes nar ratorit, sidomos përmes dialogësh e monologësh, na përcjell mesazhe, hera- herës edhe të mbuluara nga një tis filozofik impresionu­es.

Realiteti e simbolika që e rrethon këtë prozë, shpesh edhe si brerore pa e kaluar masën, të imponojnë që të mos lexosh shpejt, edhe pse i njëjti apo i përafërti personazh shtegton sa në njërin në tjetrin tregim, pasi individual­izimi që u ka bërë na flet për pjekuri artistike të autorit”, ka folur për tregimet e tij Skënder Temali, Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarë­ve

Shkodër- Shqipëri.

Në mbrëmjen e Tiranës që është përcjellë me shumë interes nga përfaqësue­s të ndryshëm nga auditori letrar është folur përveçse për krijimtari­në dhe shumë pika takimi, që përball letërsia e sotme ballkanike, si edhe letërsia që bën vetë autori. Për autorin është shumë interesant jo vetëm thjesht tranzicion­i në të gjitha vendet por edhe problemet e sotme, që kanë natyrë politiko- sociale. Vojinoviç ka qenë shumë interesant edhe sa i përket sqarimit teknik të veprës së vet. Ai është treguar i hapur dhe tejet bashkëpunu­es për të gjitha pyetjet e bëra, veçse ka dhënë edhe konsiderat­at e veta. Vladimir Vojinoviç ka lindur në vitin 1978 në Nikshiq. Ai u diplomua në Gjimnazin “Sllobodan Škeroviæ” në Podgoricë. Ai u diplomua në vitin 2003 në Fakultetin Filozofik në Nikshiq, Departamen­ti i gjuhës dhe letërsisë serbe me temën “Letërsia Sociale dhe Nikolla Lopiçiç”. Nga viti 2004 deri në vitin 2011 ai ka punuar si gazetar në gazetën e përditshme të pavarur “Vijesti”. Ka diplomë master në vitin 2008 në Fakultetin Filozofik në Nikshiq, ku mbrojti tezën e titulluar “Historia midis dy luftërave Milovan Gjilas. Ai ka marrë PhD e tij në vitin 2014 në Fakultetin Filozofik në Nikshiq, me tezën e doktoratur­ës “Status gojor në historinë e shkruar në Mal të Zi nga viti 1990 deri më 2006”. Në vitin 2014 ai punoi si redaktor kryesor në Institutin për tekstet dhe ndihmën e mësimit në Podgorica. Është autor i tri monografiv­e shkencore. Është autor i disa pjesëve letrare dhe aktualisht mban edhe detyrën e Presidenti­t të Shoqatës së botuesve të Malit të Zi nga Podgorica dhe drejtor artistik i çmimit “romanit më të mirë të pabotuar të Malit të Zi”.

Në këtë mbrëmje është folur edhe për romanin “Ne budi je”, një vepër që autorin e ka shfaqur shumë të formuar edhe si prozator, në gjininë e vështirë masive të rrëfimit.

“Një histori e cila nis nga një rrëfim që e tregon shumë të përgatitur. Duket pak si histori autobiogra­fike dhe ndërthuret me historinë e një brezi të tërë. Autori jo thjesht na shfaqet serioz por tregohet i saktë në një proces, ku brenda ndërfuten histori të rënda, siç janë ato që lidhen me pasojat e luftës.

Vetë historia e personazhi­t kryesor ndërthuret me Çako, Van Dam, Goran, Caca, Bolje Junior i Bolje Senior, Nina dhe të mban të ngërthyer deri në

fund. Një histori e një brezi që paslufte vuan traumat psikologji­ke dhe realitetin e një jete të vështirë.

Mjeshtëria e autorit është se pas asaj që rrjedh në rrëfimin e tij, ke ndjesinë se kap ndjesinë e një krijimi tjetër. Njëra është ajo që lexon autorin me kujdes të cituar dhe tjetra fati i keq dhe i trishtuesh­ëm i një brezi.

Megjithëse personazhe­t nuk mbahen shumë dhe vetë libri ka një vëllim të vogël, ne përballemi me një galeri të tërë të karakterev­e të cilat është e vështirë të harrohet”, është thënë nga njohës të veprës së tij.

Mbrëmja ka ndarë përshtypje­t letrare dhe me një sërë autorësh të tjerë shqiptarë, që ishin të pranishëm në këtë event.

 ??  ?? Vladimir Vojinoviç
Vladimir Vojinoviç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania