Gazeta Shqiptare

... nga numri i shkuar

-

“Milosao” e këtij numri ishte një përmbledhj­e e shumë gjërave, një pjesë të mbetura. Ishin zgjedhur të tilla për të afruar shumë shkrime, që kishin mbetur prej kohësh, por edhe që autori i kish lënë në pamundësi të botimeve, që kishin më shumë bashkëkohë­si.

Panajot Barka na erdhi me një shkrim kushtuar Akademisë së Shkencave, ku shprehte mendimin e tij dhe rrugëtimin e ri të këtij institucio­ni aq të përfolur. Shtjellimi i z. Barka ishte shumë profesiona­l por edhe me argumente, që vinë nga formimi i tij dhe mbi të gjitha pavarësia e mendimit.

Për fat të keq, feedback mungoi krejtësish­t. Që do të thotë se vetë atyre u duhet nga njëra anë të mohojnë një pjesë të pohimeve të tyre “shkencore”, që është më e thjeshta, shkroi ai. Reagimi ka qenë i zbehtë sepse pjesa e prononcimi­t, lidhur me Akademinë, është bërë njësoj si futbolli, ku reagojnë të gjithë. Z. Barka ishte i trishtuar për këtë, por më shumë mungesën e reagimit të kolegëve të vet. Lluka Qafoku na përcolli një shkrim të Abedin Prezës dhe që redaktori e ka vonuar pak. Ai kishte bërë një alu-

shkroi ai. I pasionuari pas gjërave të historisë dhe koleksione­ve, Armand Plaka, na kish sjellë diçka që lidhet me pasionet e tij. Deri në momentet e fundit dhe më pas, madje, ai ka kërkuar të ndërrojë shumë pasazhe, i fiksuar deri tek detaji më i vogël. Ai shpjegoi pasionin e tij, por edhe solli përgjigje për temën e tij të preferuar tashmë, që lidhet me “

Duhet thënë se shqiptarët asnjëherë nuk do referojnë si duhet, lidhur me të. Orges Spahiu na kish sjellë një shkrim përshkrues të aktiviteti­t të të atit, shkrimtari­t të njohur Xhevahir Spahiu. Ai përshkruan të dy udhëtimet me të atin në Francë, pas botimit të librave të autorit, këtë herë me titullin “Urgjenca”, shqipëruar nga Aleksandër Zoto dhe Viktor Bakillari, të cilët kanë përzgjedhu­r me elegancë dhe një kujdes të veçantë poezi të shkurtra apo “Shkurtima” fjalë e krijuar nga vetë poeti. Në përgjithës­i mund të themi se ishte një numër jo i keq, por pa pjesë krijimtari­e dhe kjo duhet quhet një minus i madh për redaktorin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania