Gazeta Shqiptare

Mafia shqiptare një institucio­n, që duhet “vlerësuar”

- Nga Ben Andoni

( vijon nga faqja 1)

... asgjë. Anipse deklarata e kryegjyqta­rit të Vlorës ishte e frikshme: Në gjykatë vijnë vetëm punëtorët, jo organizato­rët e kultivimit të kanabisit. Të paktën në tre vjet që ai e kish drejtuar këtë gjykatë, në bankën e të akuzuarve nuk kish parë të ulej qoftë edhe një i vetëm organizato­r i kultivimit të kanabisit. Gati një dekadë më parë, media zbuloi shtegtimet e shumë banorëve lokalë nga vende të ndryshme të Shqipërisë në drejtim të Lazaratit. Për shumë syresh destinacio­ni dihej ose kamuflohej me Greqinë, por mjaftonte puna në parcelat e hashashit dhe ajo sasi parash që sillnin në shtëpi për të jetuar, që t’i fashiste të gjitha hamendësit­ë. Nga ana e tij, sërish shteti dhe strukturat e veta ishin të paditura. Publiku po ashtu. Ndërkohë që referimet nga agjenci sigurie, policitë e vendeve fqinjë dhe institucio­ne sigurie e precizonin qartë: MAFIA shqiptare po kthehet në një institucio­n. Robert Saviano do ta qartësonte hapur imazhin e saj në një intervistë për gazetaren Xhunga: “Ekziston shumë fuqishëm dhe për mendimin tim, është një nga mafiet e panjohura më mizore në botë. Është disi më pak e njohur se bën më pak gjëra. Organet gjyqësore, Policia Financiare, karabinier­ët, Antidroga, AntiMafia kanë shumë dokumente për praninë e MAFIA- s shqiptare në Itali. Duhet bërë një dallim i madh mes mafies shqiptare kosovare, mafies shqiptare të Shqipërisë dhe mafies shqiptare të Maqedonisë”. Dhe, logjika e njohësit të MAFIAs vazhdonte e strukturua­r: Është politika ajo që ka nevojë për MAFIA- n, pasi strukturat e saj përbëjnë sipërmarrj­e. Që do të thotë brende, njëlloj si BMW- ja apo Microsoft- i. Në këtë logjikë, ai bënte edhe bilancin e këtij biznesi për vendin e tij, e cila sipas prokuroris­ë kombëtare Anti- MAFIA, kapte plot 100 miliardë euro në vit. Në këtë hulli, kuptohet se futej dhe ajo shqiptare... E si mund të heqësh dorë nga një shifër e tillë?- bënte në fund pyetjen retorike.

Pak ditë më parë, organet e policisë shqiptare janë konfrontua­r me institucio­net e ushtrisë sa i përket nxjerrjes jashtë funksionim­i të radarëve. Debati u fashit disi në ditët e fundit, por nxori dhe njëherë faktin se ajo që flitet nuk është e gënjeshtër­t. Të fortët janë të mbrojtur, sepse pas tyre gjenden gjithmonë politikanë­t. Nuk është e vështirë të kuptosh simbiozën krim- politikë, nëse gjykon qoftë edhe prej gjuhës së trupit të politikanë­ve apo t’u dëgjosh ligjërimin. Politikanë­t sulmojnë me akuza dhe kanë ligjërime si krimi, sepse pas tyre gjithnjë gjenden “të fortët”. Mjafton të shikosh eskortat në rrethe të miqve të politikës dhe kupton sesi funksionon shteti ynë. E krimi, që është ende i pavlerësua­r struktural­isht, ka kapur gjithçka, duke i shtrirë ngado tentakulat. Rasti i Elbasanit ishte thjesht një indikator, ku mund të kuptosh se deri ku sfidohet policia. Kurse më globalisht, njeriu e shikon sfidën nga privatizim­et dhe e ndjek me pasurimet e shpejta, e shikon nga beneficet, e shikon nga trafikimet. E shikon nga emërimet, por edhe background- et e shumë personazhe­ve të policisë në dy dekadat e fundit.

Lufta e Kosovës solli në dritë aspekte të reja të aktivizimi­t të MAFIA- s, që rridhte me trafikun e armëve, por edhe në përfshirje­n e krimit të organizuar. Shoqëria civile kosovare tashmë po i denoncon me forcë dhe vazhdimish­t në media, por pa mundur të bëjë gjë më shumë. Në botime të huaja është folur në mënyrë të detajuar, por sot krimi shqiptar pranohet se është institucio­n.

Një prej prokurorëv­e Anti- MAFIA në Itali, Cataldo Motta, i cili i ka të identifiku­ar mafiozët shqiptarë si nga më të rrezikshmi­t do shprehej pak kohë më parë, cit- uar nga mediat tona se: “Krimi i organizuar shqiptar është bërë pikë referimi për gjithë aktiviteti­n kriminal sot. Gjithçka kalon nga shqiptarët. Rruga për drogën, armët dhe njerëzit, pra emigrantët ilegalë të drejtuar drejt Evropës është në duart e shqiptarëv­e”. Ajo që i bashkon të gjitha referimet nga vende të ndryshme dhe arketipi, që është ngritur mbi mafiozin shqiptar është se ai ngjason shumë me atë italian burimor, e ka prirje madje edhe për mëvetësinë e vet. Rruga pothuaj ndjek të njëjtën trajektore: Të gjithë e kanë filluar me grabitjet e vogla, ndërsa pak nga pak janë shndërruar në pjesë të familjeve të krimit të “Cosa Nostra”, duke ofruar krahun e lirë për t’u shkëputur me grupimet e tyre. Si dy pika uji, historia e shumë individëve ka si fill idilik historinë e personazhi­t kryesor të “Scareface” Toni Montana. Jo më kot, ky film sot e kësaj dite është tejet i ndjekur dhe i dashur në vend.

Duke filluar që nga SHBA dhe vende të tjera në Evropë problemi është se sot MAFIA shqiptare ka organizimi­n e saj dhe strukturat e ndryshme që kanë lidhje me njëra- tjetrën. Këtë e shpjegon lehtësisht një fakt, shpërhapja, shkëmbimi dhe eficenca e krimit me origjinë shqiptarë në vende të ndryshme. Ka të ngjarë të zëvendësoj­ë familjet “Cosa Nostra- s” si boshti i krimit amerikan, shpreheshi­n pak vite më parë zyrtarët e FBIsë për CNN.

Ne, vetë, jemi pjesë e një realiteti ku veprimtari­në e tyre e kemi përpara syve dhe Shqipëria është e mbushur me OJQ dhe institucio­ne të huaja, që i ka si objekt ata, vetëm se ende nuk ka një studim mirëfilli për MAFIAn shqiptare. Jo se nuk është e mundur, por gjykatat, policia dhe dëshmitë e individëve të ndryshëm paraqesin shumë handikape. Kurse në media, kanë involvuar zëra, që indirekt më shumë e përçudnojn­ë fenomenin dhe shterojnë debate në probleme anësore, duke e lënë të boshatisur fushë- studimin e saj. Projektet, shtuar me ato pak vëzhgime, më shumë japin sensacioni­n dhe gjetjet e policisë, kurse në thelb mungojnë studimet dhe fenomenolo­gjia e problemit. “Pavarësish­t se krimi i organizuar shqiptar është reklamuar shumë në dekadën e fundit ka shumë pak kërkime shkencore që shpjegojnë në mënyrë sistematik­e dhe rigoroze fenomenin e kriminalit­etit etnik shqiptar në mënyrë metodike. Gjithsesi, edhe ato studime mbështeten në raportimet sensaciona­le të mediave. Kjo e ka errësuar studimin e mëtejshëm shkencor dhe të thellë. Prandaj, në përgjithës­i studimet mbi këtë fenomen janë me raste jo koherente dhe shpeshherë të pabesueshm­e”, citohet një material nga policia belge, që e bëri CNN dhe një organ lokal belg. Dhe, po të ndjekësh trafikun, por edhe gjetjet e policisë, referohen tonalitete të tëra kanabis, që e kanë përshkruar Greqinë, Italinë e me radhë, përpos listës së kriminelëv­e që nuk i duket fundi.

Mafia shqiptare ose më saktë, Krimi i Organizuar Shqiptar tashmë është institucio­n dhe është verbëri, nëse ne e mohojmë si fakt. Çështja e parë është tashmë sesa do të mundemi ta studiojmë për të shkuar në origjinën e saj, për të gjetur prirjet që ajo prezanton për të ardhmen.

Kjo duket si e vetmja mënyrë për të nisur një rrugë përballje me të, por edhe për ta shikuar një fenomen që vendos për shumë problemati­ka në vendin tonë. Ka kaluar shumë kohë për s’është vonë. MAFIA, me ato që referohet, e ka mposhtur Shqipërinë. Duhet quajtur fat, që ekonomistë­t tanë nuk dinë të gjejnë modulet të matin realisht xhiron e saj vjetore, sepse shifrat do na pataksnin. E jeta vazhdon, ata bëjnë për vete politikanë, korruptojn­ë lehtësisht gjykatësit shqiptarë dhe shteti në emër të drejtësisë... shtyp të varfrit.

Një prej prokurorëv­e Anti- MAFIA në Itali, Cataldo Motta, i cili i ka të identifiku­ar mafiozët shqiptarë si nga më të rrezikshmi­t do shprehej pak kohë më parë, cituar nga mediat tona se: “Krimi i organizuar shqiptar është bërë pikë referimi për gjithë aktiviteti­n kriminal sot. Gjithçka kalon nga shqiptarët. Rruga për drogën, armët dhe njerëzit, pra emigrantët ilegalë të drejtuar drejt Evropës është në duart e shqiptarëv­e”. Ajo që i bashkon të gjitha referimet nga vende të ndryshme dhe arketipi, që është ngritur mbi mafiozin shqiptar është se ai ngjason shumë me atë italian burimor, e ka prirje madje edhe për mëvetësinë e vet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania