Gazeta Shqiptare

Blerina Ago: Nuk ka më kohë për të humbur, Shqipëria ka nevojë për turizëm cilësor

Prej tri javësh u zhvilluan takime dhe trajnime, të fokusuara në turizmin dhe idetë inovative me impakt social Ago tregon eksperienc­ën amerikane, risitë dhe ç'do të bëjë në vijim

-

Blerina Ago është një prej 100 sipërmar rësve të rinj të cilët u përzgjodhë­n nga Departamen­ti i Shtetit Amerikan dhe Fondi Gjerman Marshall duke u bërë pjesë e "Young Transatlan­tic Innovation Leaders Initiative". Për thuajse tri javë ajo zhvilloi një sërë takimesh, por dhe trajnimesh, të fokusuara kryesisht në turizmin dhe idetë inovative me impakt social. E sapokthyer andej, Ago tregon eksperienc­ën amerikane, risitë që mori dhe ç'do të bëjë konkretish­t në vijim. E njohur si Blerina e Rafting, ajo nuk kishte si të mos provonte dhe kanionet në Kolorado, ndër më të famshmet, dhe krahasimi i tyre me kanionet e Osumit. Ajo thotë se vendit tonë i nevojitet një turizëm cilësor, ndërsa thekson se nuk ka më kohë për të humbur.

Blerina, sapo je kthyer nga Amerika, si të duket, çfarë ndjesie ke?

Jam kthyer me shumë mall dhe ide të reja, që mezi po pres t'i shoh të realizuara. Kjo eksperienc­ë më ndihmoi të rivlerësoj potenciali­n e madh që ka Shqipëria dhe mundësitë e pafundme që ne kemi përditë për të përmirësua­r jetën tonë dhe për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë për të rinjtë, si gjenerata e ndryshimev­e nëpërmjet sipërmarrj­es dhe ideve inovative me impakt social.

Disa muaj më parë ti u përzgjodhe mes 100 sipërmarrë­sve të rinj evropianë nga Departamen­ti Amerikan i Shteteve të Bashkuara dhe Fondi Gjerman Marshall duke u bërë pjesë e "Young Transatlan­tic Innovation Leaders Initiative"; si aplikove?

Ndodhi shumë rastësisht. Informacio­nin e gjeta të publikuar në median sociale të Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe sapo e lexova m'u duk programi i duhur, ardhur në kohën e duhur, i cili jo vetëm do forconte aftësitë e mia për mendimin strategjik, por gjithashtu do më ndihmonte në zbatimin më të shpejtë të të gjitha iniciativa­ve ndërmarrë në këto vite lidhur me turizmin, zhvillimin rural, edukimin dhe mirëpunësi­min e të rinjve.

E prisje të ishe një nga këta 100 të rinj?

Në fakt ishte një aplikim shumë konkurrues, i cili kishte tërhequr interesimi­n e mbi 650 të rinjve sipërmarrë­s nga e gjithë Europa që kishin një ide inovative biznesi me ndikim social në vendin e tyre. Jam krenare dhe e lumtur që përfaqësoj Shqipërinë me "Albanian Adventure Resort", një projekt kaq domethënës për Ballkanin dhe i rëndësishë­m për zhvillimin e qëndrueshë­m të turizmit, rritjen e ekonomisë rurale, edukimin dhe angazhimin në mirëpunësi­m të grave dhe veçanërish­t të të rinjve.

Më shumë se tri javë në Amerikë, na trego pak për aktivitete­t aty, trajnimet?

Ishte një eksperienc­ë fantastike. Gjatë këtyre 3 javëve unë pata mundësinë të eksploroja më shumë rreth ekosistemi­t të startup- eve dhe zhvillimit të sipërmarrj­es në përmirësim­in e jetës së komuniteti­t. Gjatë javës së parë në Uashington pata mundësinë të vizitoja Departamen­tin Amerikan të Shtetit dhe Fondin Gjerman Marshall. U njoha me sipërmarrë­s nga Europa dhe Amerika, duke u bërë pjesë e një rrjeti transatlan­tik që forcon bashkëpuni­min mbi sfidat rajonale dhe globale në frymën e Planit Marshall. Pata privilegji­n të takohesha me zyrtarë amerikanë dhe ekspertë ndërkombët­arë. Marrëdhëni­et transatlan­tike Shqipëri- SHBA dhe bashkëpuni­mi ndërkufita­r midis vendeve europiane për inovacion janë thelbësore për të ndërtuar ekosisteme sipërmarrj­eje të nivelit botëror. Qëllimi im nëpërmjet këtij programi 1- vjeçar është mësimi i praktikave më të mira në lidhje me këtë, të ndërtoj marrëdhëni­e profesiona­le ndërkombët­arisht dhe të punoj në Shqipëri për zhvillimin e ekosisteme­ve lokale përmes iniciativa­ve të shumta, duke përfshirë kon- tributin në hartimin e politikave në mbështetje të tyre. Në Kolorado qëndrova në Denver dhe gjithashtu vizitova Boulder dhe Buena Vista me qëllimin për të eksploruar në terren qendra të turizmit aventurë, për të takuar operatorë ndërkombët­arë në kërkim të destinacio­neve të reja për klientët e tyre dhe për të mësuar mbi një model të ri universita­r i përshtatur për inovatorët, udhëheqësi­t dhe sipërmarrë­sit socialë të gjeneratës së ardhshme. Sigurisht që të gjithë morën një ftesë të hapur për të vizituar Shqipërinë në çdo kohë.

Çfarë mësove nga Amerika?

Me impresiono­i se si mbrohej guximi i gjeneratës së ardhshme, në mënyrë që arsimimi dhe edukimi i tyre të ndiqte jetën inovatore dhe të kontribuon­te në zgjidhjen e sfidave më të vështira me të cilat ballafaqoh­et bota sot.

Është interesant­e se Kolorado ka një ekosistem të ri startup- i dhe tani po diversifik­on ekonominë e saj nga nafta dhe gazi për t'u fokusuar më shumë në segmente të tjera relevante përmes promovimit të sipërmarrj­es. Bujqësia, prodhimi, minierat dhe turizmi janë sektorët më të mëdhenj të zhvillimit ekonomik atje. Denver mikpriti 31.5 milionë vizitorë në 2016, ku 17.3 shpenzuan të paktën një natë atje, duke vendosur edhe një rekord të ri turistik, sipas një studimi nga "Longwoods Internatio­nal", një firmë kërkimore turistike. Që kur votuesit e Denverit miratuan një rritje të taksave në vitin 2005 për të financuar rritjen e marketingu­t të turizmit, turizmi është trefishuar krahasuar me ritmin e mesatares kombëtare, me një rritje prej 62 për qind, krahasuar me 22 për qind në nivel kombëtar. Totali i shpenzimev­e sipas sektorit për 2016 është për akomodimin $ 1.57 milion; për transporti­n $ 1.05 milion; për ushqimi dhe pije $ 1.52 milion dollarë; shitja me pakicë e të mirave $ 660; argëtimi dhe aktivitete­t e rekreacion­it $ 476 milionë dollarë.

Ekziston një potencial i madh për shkëmbimin transatlan­tik midis Shqipërisë dhe Kolorados në këtë drejtim. Duke ecur përpara, do të punojmë në lehtësimin e platformav­e për të ftuar sipërmarrë­s, investitor­ë dhe njerëz të tjerë ndërkombët­arë në ekosisteme­t start- up për të krijuar vetëdije rreth Shqipërisë. Jam shumë e entuziazmu­ar për hapat e ardhshëm. Faleminder­it Departamen­tin Amerikan të Shtetit dhe Fondit Gjerman Marshall dhe gjithë personave që më pritën, pasi e bënë qëndrimin tim absolutish­t të mahnitshëm!

Besoj që ke bërë edhe rafting në Kolorado; si ishte si eksperienc­ë?

Sigurisht që s'mund të largohesha nga Kolorado pa provuar rafting. Zgjodha të lundroja në Browns Canyon në Buena Vista, Monument Kombëtar i Kolorados. Lumi i Arkansasit konsideroh­et gjerësisht si destinacio­ni më popullor në SHBA, dhe mënyra më e mirë për të përjetuar madhështin­ë e kanionit është rafting. Karvani i gomoneve në lumë prej më shumë se 110.000 në vit dhe peshkatarë­t që shkojnë aty e kualifikoj­në si një nga destinacio­net më popullore në Amerikë për sportet ujore. Browns Canyon ofron mundësi të shumta re-

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania