Gazeta Shqiptare

Gjyqtari Petraq Curri tërhiqet nga çështja e "baronit të drogës", Alket Hatia

I dënuari me 20 vjet burg në Itali u lirua më 11 korrik

-

DURRËS - Afro tre muaj pas lirimit të Alket Hatias, i cili është dënuar me 20 vite burg në Itali, gjyqtari Petraq Curri është tërhequr dje nga gjykimi i çështjes. Burime për "GSH" bënë me dije se gjyqtari në fjalë e ka justifikua­r vendimin e tij me këto fjalë: "U tërhoqa, pasi nuk dua të paragjykoh­em". Si argument për t'u tërhequr nga kjo çështje, Curri ka përdorur një inspektim që Inspektora­ti i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka nisur ndaj vendimit të lirimit të Hatisë, vendim, i cili është marrë nga vetë gjyqtari më 11 korrik të këtij viti. 45- vjeçari Alket Hatia është etiketuar nga mediat italiane si "baron i drogës".

ARRESTIMI

Në njoftimin e Policisë së Shtetit në datë 8 korrik dek- larohej se Alket Hatia është dënuar më 30.09.2015 me 20 vite burg në Itali për trafik droge. "Gjykata e Apelit në Itali me Vendimin Nr. 4526, datë 30.09.2015 ka caktuar

TRAFIKU I DROGES

Sipas mediave italiane, hetimet e policisë italiane kanë vërtetuar se nga janari i vitit 2003 deri në mars të 2004- ës, Alket Hatija kishte trafikuar në qytetin e Milanos rreth 350 kg heroinë e 190 kg kokainë me vlerë 35- 40 milionë euro. Ai qëndronte i fshehur në një vilë me bunker në qytetin e Beratit ku ruhej nga disa truproja të armatosur, ndërsa u arrestua në Durrës teksa do të takonte një mik. masën e dënimit me 20 vjet nenet art. 110, art. 73, 73/ 6 , 80/ burgim, në ngarkim të shteta2 të Kodit Penal Italian dhe sit të mësipërm për veprën Dekretit Nr. DPR 309/ 90", thupenale "Trafikimi i lëndëve hej në njoftimin për mediat të narkotike" e kryer në bashpolici­së. 45- vjeçari akuzohet këpunim, parashikua­r në nga gjykata e Milanos në Ita-

Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës e ka cilësuar si të paligjshëm dhe të pambështet­ur në prova arrestimin e Alket Hatias, duke e liruar nga burgu më 11 korrik. Sipas vendimit të gjykatës, Alket Hatia është dënuar me 23 vite burg për disa vepra pe- nale për trafikim droge drejt Italisë dhe krijim të organizata­ve kriminale. Pas përfundimi­t të dënimit, ai është liruar. Pala mbrojtëse pretendon se nuk i është hequr emri nga sistemi. Në përfundim të shqyrtimit të dosjes, gjykata vendosi që ta linte të lirë 45vjeçarin, pasi e ka kryer një dënim në Shqipëri për akuzat nga shteti italian, por prokuroria e ka apeluar vendimin. kl. ha.

 ??  ?? Gjyqtari Petraq Curri
Gjyqtari Petraq Curri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania