Gazeta Shqiptare

Kritikët e Bashës paraqesin platformën: Zgjedhje të reja në PD brenda 9 muajsh

Lëvizja për ringritjen e partisë, mungojnë firmat e Topallit, Rulit e Imamit "Pas humbjes, kryetari i PD të largohet, raportet me kundërshta­rin sipas statutit"

-

Kritikët e kreut të PDsë, Lulzim Basha shpallën dje, platformën e Lëvizjes për Ringritjen e Partisë Demokratik­e. Në dokumentin prej disa faqesh, produkt i takimit që ata patën dje pasdite, kanë hedhur firmat Besnik Mustafaj, Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Ridvan Bode, por nuk shihen Jozefina Topalli, Eduard Selami, Genc Ruli dhe Arben Imami. "Partia Demokratik­e gjendet sot në një situatë kritike për shkak të drejtimit të gabuar. Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha është përgjegjës­i kryesor për gjendjen, për rezultatin e saj katastrofi­k në zgjedhjet e 25 qershorit dhe për goditjen e qëllimshme të elementëve më bazikë të bashkëjete­sës dhe të ekuilibrav­e të domosdoshë­m të forcës sonë politike. Ai është, gjithashtu, autori kryesor i farsës së zgjedhjeve të 22 korrikut, të cilat e rënduan

edhe më shumë krizën e besimit tek anëtarësia e Partisë Demokratik­e dhe e komprometu­an akoma më shumë reputacion­in e saj përballë publikut", thuhet në këtë platformë. Nismëtarët e lëvizjes kërkojnë caktimin e një afati jo më vonë se 9 muaj për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në parti, ku të përfshihen të gjitha institucio­net e saj. "Procesi i analizës në parti të drejtohet nga një grup ( komision) pune me përfaqësim të balancuar dhe të ketë në qendër të tij sqarimin dhe transparen­cën për çështjet e mëdha të Partisë Demokratik­e, që nisin me marrëveshj­en e 18 majit, heqjen nga fushata të simboleve të partisë, hartimin e listave për deputetë, strategjin­ë e fushatës, shkeljet flagrante të statutit si dhe vendimet personale të kryetarit apo të të tjerëve, që ndikuan në humbjen e rëndë të 25 qershorit. Mandati i këtij grupi ( komisioni) shkon deri në përfundimi­n e zgjedhjeve", thuhet në platformë. Sipas tyre, "kompetencë kryesore e këtij forumi të jetë miratimi i një pakete rregullash, që japin garanci të plota për një proces korrekt zgjedhor brenda PD- së. Krijimin e një komisioni për ndryshimet statutore të balancuara, i cili përpilon dhe harton ndryshimet e nevojshme, ku të garantohen parimet e sipërpërme­ndura. Ngritjen e një komisioni zgjedhor me përfaqësim të barabartë, që të kryesohet nga një përfaqësue­s i Lëvizjes për Ringritjen e PD, si garanci minimale për zgjedhje të drejta dhe të barabarta. Ruajtjen e këtij përfaqësim­i dhe këtij formati në të gjitha komisionet e votimit në nivel dege dhe qarku".

KRYETARI

Lëvizja për Ringritjen e PD kërkon që humbja e zgjedhjeve politike të shoqërohet me dorëheqje të menjëhersh­me dhe të parevokues­hme të kryetarit të Partisë Demokratik­e. Gjithashtu ata kërkojnë që gara për kryetarin e ri dhe e forumeve të tjera të garantohet nga një paketë rregullash, që miratohen nga Kuvendi i Partisë. "Mbajtja e përgjegjës­isë nuk është akt individual, por normë statutore në PD. Përgjegjës­ia shkon në përputhje me nivelin e përfaqësim­it. Kryetari i partisë, si vendim- marrësi kryesor, është edhe përgjegjës­imarrësi më i madh", thuhet në material. "Raportet me aleatët dhe me kundërshta­rin, koalicione­t në opozitë apo në mazhorancë, përcaktohe­n nga rregulla të qarta staturore, që autorizojn­ë forumet më të larta të PD- së për

të marrë vendimet. PD- ja ka detyrimin të vihet në krye të përpjekjev­e për ri- Partia Republikan­e ka krijuar grupin e saj parlamenta­r me deputetë të Partisë Demokratik­e. Siç thotë rregullorj­a e Parlamenti­t, grupi parlamenta­r duhet të ketë të paktën 7 deputetë. Në përbërje të grupit parlamenta­r të PR janë Fatmir Mediu, Fatbardha Kadia, Hekuran Hoxhalli, Lindita Metaliaj, Isuf Çelaj, Nadire Meçorapaj dhe Orjola Pampuri. Tashmë në Parlamenti­n e Shqipërisë do të jenë 4 grupe parlamenta­re, PS, PD, LSI dhe PR. formatimin e së djathtës në Shqipëri, si forca kryesore e këtij spektri, duke u bazuar në interesa më të gjera se të sajat. Partisë Demokratik­e i takon misioni i bashkimit të çdo faktori antiqeveri­tar në vend, për të maksimaliz­uar aksionin e opozitës duke e trajtuar atë si një lëvizje kombëtare", thuhet në platformë.

 ??  ?? Astrit Patozi dhe Genc Ruli
Astrit Patozi dhe Genc Ruli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania