Gazeta Shqiptare

U arrestua për armë pa leje, gjykata lë në burg "ushtarin" e Lul Berishës

Lirohet Genti Nderjaku, prokuroria: Pistoletën e kishte me leje për brenda banesës Marjel Fierza: Armën e gjeta në një depozitë uji, do e dorëzoja

- Klodiana Haxhiaj

Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit dje vendosi masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj 30- vjeçarit Marjel Fierza dhe "detyrim paraqitje" për shokun e tij, Genti Nderjaku, të cilët u arrestuan katër ditë më parë për armëmbajtj­e pa leje gjatë një operacioni të policisë në Durrës për goditjen dhe mbajtjen nën kontroll të grupeve kriminale. Seanca gjyqësore u zhvillua rreth orës 10: 15 nën masa të rrepta sigurie, ndërsa forcat policore kishin "blinduar" gjykatën. Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm dhe të afërmit e dy djemve që u kapën me pistoleta në mjetin tip "Porsche". Gjatë fjalës së tij, përfaqësue­si i akuzës, Sokol Nishani tha se të dy të rinjtë u kapur në makinën në pronësi të Fierzës dhe që drejtohej nga ky i fundit. Prokurori pohoi se në çantat e dy të rinjve u gjetën dy pistoleta gjatë kontrollit të ushtruar nga policia. "Genti Nderjaku nga Shijaku, me banim në plazhin e Durrësit ka tentuar të hedhë çantën marsupial, por kjo është pikasur nga policia në postbllok dhe makina me katër djem, shokë me njëri- tjetrin u dërgua në polici, ku iu nënshtrua kon- trollit. Nga policia jemi vënë në dijeni se Nderjaku ka leje për brenda banesës për mbajtje arme të firmosur nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Policisë. Nuk jemi njohur akoma me shkresat, por as me të kaluarën e tyre. Kërkoj që gjykata të vendosë masë sigurie burg pa afat për Fierzën dhe detyrim paraqitjej­e për 34- vjeçarin Nderjaku", tha prokuroi Nishani. Ndërkaq, mbrojtësit e dy të ndaluarve nuk e kundërshtu­an arrestimin në flagrancë, por parashtrua­n pretendime­t e klientëve të tyre. Avokati mbrojtës i Mariel Fierzës deklaroi se, "klienti im së bashku me të ndaluarin tjetër dhe me dy shokë të tyre kishin drekuar në një lokal buzë detit te shëtitorja ' Taulantia'. Mjetin e kishin par- kuar para disa depozitave të ujit. Kur u kthyen, mbi një depozitë uji gjetën një pistoletë. Marjeli e mori armën dhe ishte nisur ta dorëzonte në polici, por nuk pati kohë ta dorëzonte, sepse e kapi një patrullë policie dhe u arrestua. Arma tip ' Bereta' nuk është e klientit tim". Në fund të seancës gjyqësore, gjykatësi Paulin Cera e konsideroi të ligjshëm arrestimin e Marjel Fierzës, i cili etiketohet si "ushtar" i Lulëzim Berishës, që drejtoi për 10 vjet bandën e Durrësit dhe të shokut të tij, Nderjakut. Ai vendosi lënien në burg të 30- vjeçarit Fierza dhe lirimin nga qelia të Genti Derjakut.

 ??  ?? Të arrestuari­t Marjel Fierza dhe Genti Nderjaku në gjykatë
Të arrestuari­t Marjel Fierza dhe Genti Nderjaku në gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania