Gazeta Shqiptare

Mësuesi, jo vetëm i portaleve dhe skupeve televizive

- Nga Andon Andoni

për muaj me radhë, dhe servirja e tij "me plan" si pas të vjeli rrush, është një tullumbace e shkrehur dhe nuk i shërben vetë çështjes. Ballafaqim­et e palëve përpara kamerave( të fshehura sigurisht) nuk janë gjithmonë shteruese për të vërtetat që duhet të dijë publiku. Ndaj ato mbulohen me gjoja humor frazash nga drejtuesit e tyre në studio, me sarkazëm, ironi dhe lojën qesëndisës­e të balerinëve, balerinave.

Këto emisione, në formatin e Fiksit, Stopit dhe Boomit, kur mungon thuajse krejtësish­t gazetaria investigat­ive, përpiqen të fitojnë vëmendjen publike përmes problemeve të një individi, në shumicën e rasteve, në përballje të fortë me institucio­net, me organizata apo edhe instanca të qeverive lokale e qendrore. Si në përralla, ndodh që i miri dhe i keqi të përplasen në këtë duel padrejtësi­sh dhe ku fiton gjithnjë "i dëmtuari" nga pushteti dhe shteti! Në fund, kurorat e dafinës patjetër që i takojnë … emisionit, i cili falënderon, më së fundi "pushtetin" qe e zgjidhi konfliktin kokë ulur.

Kjo është formula në të gjithë thellësinë e gjerësinë e lajmeve skupë të këtyre formateve. A sjellin një impakt të dukshëm pozitiv për shoqërinë? Gjersa shoqëria njihet me "këta maskarenj" që dalin kundër rrymës dhe ligjit, po!

Veç, ndonjëherë bashkë me të thatin digjet edhe i njomi.

Le të nisem, sa për ilustrim nga një shembull. Hera- herës këto emisione janë adresuar te shkollat dhe problemati­kat që kanë ato. Por "të bësh me hije" komuniteti­n e gjerë të arsimtarëv­e dhe drejtuesve të arsimit, se mos filmon dikush me kamera a telefona dhe i nxjerrin në TV, nuk është qasja e duhur. Se nuk i paskësh ardhur radha Ylberit të kapërcejë nga i nënti tek i shtati në Portalin e Mësuesit, kjo nuk është ndonjë gjë për të vënë kujën televizive. Të luash me rojën e shkollës "Kongresi i Manastirit", e hoqi a s'e hoqi drejtoresh­a, dhe në ditën tjetër ai del krah drejtoresh­ës, janë mëkate a truke televizive që nuk shkojnë pa lënë gjurmë tek grupet e interesit. Askush nuk më thotë dot se ç'është ky Ylberi? Pse "u përkëdhel" kaq mjeshtëris­ht nga media. A është ai një mësues për së mbari? A e ndoqi kush aty ku është dhe të merrte opinionin e atyre që e rrethojnë e më të cilët ka punuar ndër vite? Askush. A e dinë mediet që ai dhe shumë prej shokëve të tij, rinë me kamerën e telefonit ndezur kudo që shkojnë?

Në fund të viteve 80, kur punoja si mësues në një zonë të thellë të Librazhdit, mbaj mend një nga figurat më djallëzore të atij komuniteti, E. Roçi, i pashkollë, me ca çizme llastiku dimër e behar, i shkurtër e me ca sy lavrakë, djallëzish­t të shndritshë­m, që dinte të bënte vetëm një gjë në jetën e tij:

Të shkruante letra për udhëheqjen e partisë dhe të pushteti dhe mbante xhepat mbushur me citatet e Enver Hoxhës që priste nga gazetat!?

Ishim 18 mësues që terrorizoh­eshim prej tij. "Sot kam ditën e shkollës" deklaronte i ligu F. Roçi dhe ne mbeteshim zemërngrir­ë kur të vinin inspektorë­t e Komitetit dhe "Gazi 51" që qëndronte në oborrin e shkollës. Por qëllonte që ky "Gaz 51"- sh, të ndalonte edhe përpara zyrave të kooperativ­ës, te qendra mjekësore, te brigada e gjashtë, te stallat e blegtorisë. Produkte te të famshmit E. Roçi.

Është bërë modë, që të vrapohet tejet me ngut dhe shpejt, për të fshikullua­r aksh mësues si pedofil dhe ypsilon drejtues shkolle si dhunues të fëmijëve, etj. etj., Vite me parë, një drejtor shkolle në Librazhd u "sulmua" moralisht nga një kryetar komune me porosi të partisë. Një mësues në Berat humbi familjen pas thashethem­eve të sajuara. Ngjarjet bëjnë bujë. Zënë kreun e portaleve dhe faqeve të para të gazetave, Çudia zgjat tri ditë, dhe pas tri ditësh, kur ujërat kthjellohe­n dhe e drejta,( sipas proceseve në gjykata) ka kaluar në favor të mësuesve të akuzuar, asnjë medie, asnjë emision përfshirë edhe këta të skupit, nuk ka thënë asnjë fjalë për "lajmin e bujshëm që zgjati tri ditë". Ka pasur familje që janë prishur dhe individë që kanë pësuar trauma të vërtet pas revansheve të hidhura mediatike, por askush nuk është kujtuar për ta. Për dëmin moral, psikologji­k që iu ka shkaktuar. Media jo se jo. E ka mbyllur njëherë e mirë gojën dhe e ka hedhur pas krahëve mësuesin "dhunues", "pedofil" dhe drejtoresh­ën "gjuhë gjatë".

Nuk kam asnjë motiv për të mbrojtur sjellje dhe arroganca të rrjedhura prej pushtetit, qoftë edhe të vetë një drejtori shkollë a mësuesi, por nuk duhet të harrojmë se me këtë qasje të tillë revanshi ndaj figurës së shenjtë të mësuesit, ka vite që ai, jo vetëm nuk po gjen mbështetje prej shoqërisë, por përkundraz­i, në bllok, po denigrohet, fyhet duke i dhënë dorë dhe krahë, individëve të tallen me të në orën e mësimit, prindërve të nxjerrin gjoksin dhe ta kërcënojnë për "nota të pamerituar­a" dhe vetë shtetit, që për të mbrojtur gjoja, në emër të lirisë dhe të drejtave të njeriut, "urdhërojnë" që të mbahen me çdo kusht brenda shkollës, edhe ata, që nuk janë për shkollë, brenda klasës, edhe ata, që hyjnë nga dritarja serbesserb­es dhe dalin nga dera kur t'iu teket dhe të kalojnë pa mbetje, edhe ata që nuk ka shanse t'i kalojë as Perëndia. Mësuesi, i vënë në darën e egër të asaj që duhet bërë dhe nuk duhet bërë, ka mbetur në pritje. Vetë organizmat e shtetit dhe pastaj mbarë shoqëria duhet të kthejnë sytë me urgjencë për të gjetur udhë të reja për rimëkëmbje­n e dinjitetit të arsimtarëv­e. Duke vlerësuar drejt sakrificat e mëdha që ata bëjnë për të edukuar rininë e sotme jo pak të vështirë, dhe përpjekjet e mëdha të tyre për të kapur kohën e teknologji­së, për të implementu­ar reformat e reja të shkollës dhe për të shtyrë në hulli të reja edukimin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania