Gazeta Shqiptare

Rama shigjeton drejtoritë e LSI: Llum kriminal në burgje e hipoteka

Asambleja e PS, qeveria prezanton programin e 100 ditëve: Jemi në krizë hidrike "AKU, një bandë shtetërore. Jo më emërime partiake"

-

Kryeminist­ri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit bënë dje një prezantim të programit të 100 ditëve të para të qeverisjes. Rritje ekonomike deri në 5.5% deri në fund të mandatit, luftë krimit dhe kultivuesv­e të kanabisit, veting në polici janë disa nga shtyllat kryesore të asaj çfarë kjo qeveri pretendon të realizojë. Gjatë fjalës së tij, në Asamblenë Kombëtare të PS- së, pas prezantimi­t të të gjithë ministrave, kreu i qeverisë, Edi Rama nuk la pa një mesazh edhe ish- aleatët e LSI- së, duke i cilësuar si "llum" sektorët ku ata kanë drejtuar si hipotekat e burgjet. "Në këtë fazë të parë të mandatit tonë na duhet pastrim në të gjitha nivelet. Pastrim fizik në rrugë, në institucio­ne, në zyrat e shërbimeve, pastrim në të gjitha nivelet e administra­tës nga keqbërësit dhe fillimi i një lufte të hapur ndaj korrupsion­it të trashëguar", tha dje Rama. Sipas tij, "lufta kundër kanabisit nuk mbaron me ndalimin e kultivimi masiv të tij, por hyn në një fazë të re me përndjekje­n e rrjeteve kriminale dhe sigurisht, jo vetëm të rrjeteve kriminale që janë të lidhura në një mënyrë ose në një tjetër me këtë veprimtari kriminale, por të të gjithë atyre ' të fortëve' që janë mësuar të bëjnë ligin nëpër feude të ndryshme në periferitë e qendrave urbane". Sa i përket debatit me opozitën për përfshirje­n e të gjithë biznesit në skemën e TVSH- së, Rama tha: "Nuk është një hap për të varfëruar, për të cenuar, për të penguar, për të bllokuar, për të mbyllur biznesin e vogël. Ne do ta bëjmë këtë betejë deri në fund. As nuk diskutohet që duke filluar nga viti i ardhshëm, çdo biznes në Republikën e Shqipërisë do funksionoj­ë me TVSH", tha Rama.

KRITIKAT

"Në këto 100 ditë do të fillojë një betejë pa kompromis për të gjithë zullumin në shërbimet e transporti­t në Republikën e Shqipërisë, duke bërë një reformë të thellë, duke e çliruar ministrinë dhe në këtë aspekt, të gjitha ministritë do të çlirohen nga barra për të dhënë licenca dhe autorizime. Nuk është detyrë e ministrive kjo dhe duke çuar përpara përgjegjës­isë, ata që e kthyen shërbimin e transporti­t në Republikën e Shqipërisë në një nga zullumet më të mëdha, ata të cilët kanë dhënë me qindra dhe me mijëra patenta jashtë çdo kriteri dhe ligji", tha Rama duke kritikuar kështu LSInë. "Praktikish­t kanë pajisur me armë, njerëz që mund të kthehen nga momenti në moment në vrasës, për shkak se nuk janë në gjendje ta drejtojnë mjetin brenda të gjitha standardev­e dhe njohurive që duhen", tha ai. Rama lajmëroi se, "jemi në kushte të një krize hidrike shumë të rëndë, por as nuk kemi lejuar dhe as nuk do lejojmë që kjo krizë të përkthehet në ndërprerje të detyruar të energjisë për familjarët, apo për bizneset". Në lidhje me drejtorët e shkollave, kryeminist­ri tha se ata nuk do të emërohen më siç i do partia. "Çuarja e tepsisë për skrap do të marrë 4 vjet, por fillimi i procesit është ndërkohë këtu, i nisur dhe ky proces do vazhdojë. Do vazhdojë edhe aty ku është llumi më i madh në Republikën e Shqipërisë, në burgje dhe në hipoteka. Është llum kriminal dhe llum shtetëror. Burgjet janë sistemi ku shteti- llum është bërë bashkë me llumin anti- shtet për vite e vite të tëra e që në katër vitet e shkuara, llumi ka arritur në nivele të papërfytyr­ueshme", tha Rama duke vijuar sulmin ndaj ish- drejtuesve të LSI- së. "Nuk do ketë më asnjë emërim partie nëpër burgje. Nuk do ketë më asnjë veteriner, asnjë masazhator, asnjë këngëtar, që shkon dhe punësohet si polic burgu. Kemi qenë ne që kemi shkuar në fushatë e keni qenë ju, që u keni tundur zgjedhësve listat e bëra nga partia që kishe burgjet, duke u premtuar që po na dhatë votën, ja ku e keni vendin e punës. Mbushur listat me këngëtarë, me masazhator­ë, me roje, me infermierë, me lloj- lloj njerëzish. Kemi gjetur këngëtarë dhe në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Kuptohet, këngëtar të dështuar", u shpreh Rama. Kryeminist­ri lajmëroi pastrim edhe në bujqësi. "Për 100 ditë do zhvillojmë një luftë të paepur në të gjithë territorin kundër thertoreve. Jemi i vetmi vend që ' ther' në parlament e ther në rrugë", u shpreh Rama. "Pjesë e këtij procesi është edhe një përpjekje e fortë për të çliruar popullin fermer nga një bandë. Një bandë shtetërore që quhet AKU", u shpreh kryeminist­ri, i cili lajmëroi një fazë të re edhe në shëndetësi.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania