Gazeta Shqiptare

Fino: 10 kryetarë të PS në qarqe të dorëhiqen brenda 10 ditëve

Sekretari organizati­v paraqet analizën: Rezultat i dobët në 120 njësi nga 383

-

organizati­v i PS- së, Bashkim Fino u kërkoi dje dorëheqjen brenda 10 ditëve, 10 kryetarëve të PS- së në qarqe, atje ku rezultatet e PS- së ishin më të dobëta në zgjedhjet e 25 qershorit. Në raportin e lexuar para asamblesë, Fino u shpreh: "Ka rreth 120 njësi administra­tive, në raport me 383 njësi administra­tive në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë ku ne kemi dalë dobët, që do të thotë se kemi dalë me më pak vota si Parti Socialiste në krahasim me 2013. Më duhet t'iu them që sot 10 kryetarë partie nuk janë funksionar­ë, pra kanë pretenduar dhe pretendojn­ë se janë në pozicione të ndryshme shtetërore. Unë u bëj thirrje atyre që brenda 10 ditëve të japin dorëheqjen. Ta lëshojnë partinë, të bëjmë zgjedhje të reja në ato bashki", u shpreh Fino. "Kryetarët e Partisë ne i duam 24 në 24 orë në zyrat e partisë, në punët e partisë, në krye të punëve të partisë, me strukturat e partisë", tha Fino. "Nuk mundesh dot të bësh një detyrë në dy karrige dhe në dy zyra, të jesh edhe prefekt edhe drejtor, edhe kryetar i partisë së njësisë. Prandaj si sekretar organi-

BESA SHAHINI

Zëvendësmi­nistrja e re e Arsimit, ka reaguar me një status në "Facebook" pas emërimit në këtë post nga kryeminist­ri Edi Rama. "Kryeminist­ri Rama sot më emëroi zëvendësmi­nistre të Arsimit në qeverinë shqiptare. Ndihem e nderuar që puna ime e deritanish­me në fushën e arsimit vlerësohet si aset në qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Shpresoj që kontributi im të çojë te përmirësim­i i mëtutjeshë­m i shkollave dhe arsimit në Shqipëri", - tha Shahini.

zativ në funksion të statutit, statuti ma njeh një të drejtë të tillë jo mua, por të gjithëve ju, që brenda 10 ditëve këta kryetarë partie duhet të japin dorëheqjen, që ne të na hapin dritën jeshile për të bërë zgjedhjet. Pasi të mbarojmë zgjedhjet e kry-

etarëve të organizata­ve dhe kryetarëve të njësisë, të hapim zgjedhjet dhe për kryetarët e partisë në ato njësi vendore, ku ata kanë dhe një mandat tjetër funksionar", tha dje Fino, duke krahasuar rezultatet në 61 bashkitë.

 ??  ?? Sekretari organizati­v i PS- së, Bashkim Fino
Sekretari organizati­v i PS- së, Bashkim Fino

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania