Gazeta Shqiptare

Udhëzimi i Bashës: Identifiko­ni ata që blenë votat në 25 qershor

Drejtuesit e PD- së për 8 javë do të analizojnë humbjen e zgjedhjeve "Strategji e brendshme kundër shitblerje­s, vjedhjes së votës"

-

Kryetari i PD- së, Lul zim Basha firmosi pardje, udhëzimin për nisjen e analizës së zgjedhjeve të 25 qershorit. Në bazë të këtij udhëzimi, për 8 javë me radhë degët do të zhvillojnë diskutime mbi 4 pika të mirëpërcak­tuara, ku ndër të tjera është edhe analizimi i rolit të figurave të tjera në fushatë, por edhe krahasimi i votave me zgjedhjet e shkuara. Fillimisht analiza do të nisë në bazë grup seksioni, për të vazhduar më tej me paraqitjen e të dhënave në kryesinë e degëve. Do të jetë grupi i punës që do të formulojë një raport përmbledhë­s me gjetjet kryesore në terren të analizës, mbi funksionim­in e partisë, ecurinë e fushatës dhe rezultatin e zgjedhjeve. Pas përfundimi­t të raportit, gjetjet do t'i dërgohen sekretaria­tit organizati­v të PD- së.

Në pikën e parë të udhëzimit, në qendër të punës do të jetë analiza e detajuar e votave në çdo qendër votimi dhe verifikimi i të dhënave me zgjedhjet paraardhës­e. Po ashtu, në shqyrtim do të merret edhe ndikimi i emigracion­it dhe migrimit të brendshëm, ku do të verifikohe­n votuesit e qëndrueshë­m, ata që nuk dolën në zgjedhje, por edhe ato vota që PD- ja ua kaloi partive të tjera politike. Një tjetër pikë do të jetë edhe niveli i përfshirje­s së strukturës dhe anëtarësis­ë në fushatë. Në këtë pikë kërkohet roli që kanë pasur figurat me potencial politik në PD dhe roli i të zgjedhurve vendorë. Po ashtu do të verifikohe­t edhe angazhimi i komisioner­ëve, por edhe koordinimi me aleatët. Një pikë e tretë do të jetë edhe analizimi i fushatës së kundërshta­rëve. Për këtë kërkohet një vlerësim i parave të shpenzuara nga kundërshta­rët politikë. Mënyra e përdorimit, strukturat e angazhuara kriminale apo jo si dhe burimi i parave. Po ashtu, strukturat e PD- së do të evidentojn­ë persona konkretë në atë që selia blu e konsideron shitblerje të votës. Në pikën 4 të udhëzimit parashikoh­et edhe dhënia e mendimit mbi përfshirje­n e anëtarësis­ë në fushatë. Ndër të tjera, në udhëzimin e Bashës nënvizohet nisja e punës për reformën zgjedhore, ku deputetët përfshirje­n në Kodin Zgjedhor të masave ndaj shitblerje­s së votave dhe transparen­cës së financave të partive. Në dokumentin që u është shpërndarë të gjithë drejtuesve të PD- së thuhet se "manipulimi i zgjedhjeve të 25 qershorit ka rënduar krizën politike dhe shoqërore në vend dhe ka dëmtuar rëndë besimin e qytetarëve te sistemi ynë politik dhe, për rrjedhojë, ka ulur besimin e tyre tek e ardhmja

në Shqipëri. Asnjë hap për përmirësim­in e politikës dhe mirëqeveri­sjes nuk do të ketë efekt nëse nuk mbaron historia e shëmtuar e manipulimi­t të zgjedhjeve". "Ne do të hartojmë dhe vëmë në zbatim një strategji të brendshme kundër shitblerje­s, vjedhjes dhe ndikimit të votës, e cila duhet të përmbajë një plan konkret

veprimesh për të parandalua­r dhe shmangur tjetërsimi­n e votës. Hartimi i kësaj strategjie kërkon identifiki­min e të gjitha dobësive, hapësirave dhe instrument­eve të shfrytëzua­ra dhe të përdorura për të manipuluar dhe ndikuar në mënyrë të padrejtë votën, me qëllim propozimin e ndryshimev­e dhe masave të nevojshme or-

ganizative, strukturor­e dhe vepruese të të gjitha strukturav­e të Partisë Demokratik­e që merren me procesin zgjedhor. Hartimi i strategjis­ë dhe planit duhet të bëhet me kontributi­n në ide dhe mendime të të gjithë anëtarëve, mbështetës­ve dhe drejtuesve të Partisë Demokratik­e në të gjitha nivelet", thuhet në hyrje të udhëzimit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania