Gazeta Shqiptare

Ndryshon formula, taksa për shtëpi në bazë të çmimit të referencës

Ministria e Financave po përgatit taksimin e ri mbi pasuritë e patundshme Tabela/ Ja çmimet e referencës për 32 zonat e Tiranës

-

Formula për taksimin e shtëpive do të ndry shojë. Ministria e Financave po përgatit një draft, sipas të cilit taksa mbi pronën do të llogaritet në bazë të çmimit të referencës, i cili caktohet nga qeveria. Taksa e banesave që prej 1 janarit do të ndryshojë, dhe sipas llogaritje­ve pritet të jetë më e lartë se ajo që aplikohet aktualisht. Burime zyrtare nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se taksa e banesave tashmë do të mblidhet në bazë të vlerës, ndërsa do të paguajnë më shumë ata qytetarë që kanë më shumë se dy shtëpi. Si argument për ndryshimin e formulës që taksimit, është fakti se duhet të kalohet në një sistem të taksës mbi pasurinë, e cila bazohet në vlerë, që do të thotë se, ai që ka shtëpi më të mirë do të paguajë një taksë më të lartë. Ende nuk është vendosur sa do të jetë taksa e re, ndërkohë që sot paguhet nga 15 deri 30 lekë për m2. Ndërkohë, rritje më të ndjeshme të taksës do të kenë ata qytetarë që kanë më shumë shtëpi. Ministria e Financave pret që taksa e pronës të arkëtohet në bazës të kadastrës fiskale, e cila do të regjistroj­ë të gjitha pronat e patundshme sipas vlerës së tyre.

ÇMIMET E REFERENCËS NË TIRANË

Çmimet e referencës për Tiranën variojnë, nga 60 mijë lekë për m/ 2 deri në 190 mijë lekë/ m2. Referuar tabelave, çmimi fiskal për shitblerje­n e apartament­eve në zonën e ish- Bllokut ka mbetur i pandryshua­r. Çmimi i apartament­eve për këtë zonë do të vazhdojë të jetë 190 mijë lekë për metër katror. Sipas tabelave, rritje të çmimit fiskal për shitblerje­n e apartament­eve kanë shënuar rruga "Bardhyl", Xhamlliku, Profarma, rruga "Kongresi i Manastirit" dhe bulevardi "Zhan Dark". Qeveria ka shtrenjtua­r edhe çmimet e shitblerje­ve të apartament­eve për "Rrugën e Durrësit". Në tabelë kjo përkon me zonën kadastrale 3/ 1, ku çmimi më parë ishte 75 mijë lekë për metër katror, ndërsa sot bëhet 77 mijë lekë për metër katror, me një rritje prej 2 mijë lekësh për metër katror. Çmimi i referencës për këtë zonë më parë ishte 100 mijë lekë për metër katror, ndërsa bëhet 102 mijë lekë për metër katror, pra rritet 2 mijë lekë. Ndërsa për zonën 1/ 1, që përfshin "Ali Demin" dhe fshatin Shkozë, çmimi i vlerës të tregut është ulur 300 lekë për metër katror. Nga 98 mijë lekë për metër katror, me udhëzimin e ri bëhet 97.700 lekë për metër katror. Ulje modeste ka shënuar edhe çmimi i tregut të apartament­eve në zonën e 9- katësheve, prej 500 lekësh për metër katror.

 ??  ??
 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania