Gazeta Shqiptare

Enea Bekteshi: S’doja të qëlloja mbi policinë, iu shmanga pasi ata qëlluan me 4 plumba drejt meje

Ngjarja në Elbasan, mbetet në burg 31- vjeçari e kunati i tij. I riu: Drogën e kisha për përdorim vetjak "Sot mund të isha i vrarë nëse ' Audi' nuk do ishte i blinduar"

-

Enea Bekteshi mori përsipër se ishte ai drejtuesi i "Audit" të blinduar, që përplasi mjetin e zv/ drejtorit të Policisë mbrëmjen e 18 shtatorit në derën e tregut agro- ushqimor në Elbasan. Gjatë dëshmisë që 31- vjeçari dha në Gjykatën e Krimeve të Rënda, mohoi të kishte qëllim goditjen e punonjësve të policisë dhe akuzoi këta të fundit për tentativë vrasjeje. I riu theksoi më tej se nuk i njohu se ishin punonjës policie dhe se u largua nga frika, pasi mjetin ia kishte marrë pa leje pronarit të tij, biznesmeni­t Petrit Çelës dhe se ndodhej nën efektin e alkoolit dhe të lëndës narkotike. Ndaj tij prokurori i çështjes kërkoi masën e arrestit me burg, pasi me goditjen e mjetit të policisë, ai ka kryer veprën penale të vrasjes së punonjësve të policisë, të mbetur në tentativë. Por kjo kërkesë u kundërshtu­a nga avokati mbrojtës i Bekteshit, i cili kërkoi një masë lehtësuese, atë të arrestit shtëpiak me mbikëqyrje elektronik­e. Së bashku me 31- vjeçarin, në kafazin e hekurt u ul edhe kunati ( burri i motrës) së tij, i cili akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe mbajtjes së armëve të ftohta, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjet e fshehur një bajonetë. Pasi dëgjoi palët, gjykata e cilësoi si të ligjshëm arrestimin e dy të dyshuarve, si dhe caktoi masën e sigurisë "arrest me burg" për Enea Bekteshin dhe kunatin e tij, Aleks Pupuleku.

DËSHMIA

"Unë isha drejtues i makinës ' Audi', të cilin ia kisha marrë pa leje pronarit tim, Petrit Çelës. Nuk kisha qëllim të godisja policinë. Makina ishte pa fenelina dhe pa targa. Nëse do të kisha qëllim të godisja punonjësit e policisë, atëherë do të godisja furgonin e tyre dhe jo makinën. Unë doja t'u shmangesha dhe u përplasa aksidental­isht me ' Ford'- in. U largova nga frika. Dëgjova të shtëna arme që erdhën drejt meje dhe një pistoletë në xhamin e makinës. Nëse makina nuk do të ishte e blinduar, sot unë do të isha i vrarë. Sot mund të mos isha gjallë për pak gjë. Do të kisha ndaluar nëse policia do të më jepte shenjë". Kështu deklaroi dje para gjykatës së Krimeve të Rënda Enea Bekteshi, i cili do të njihej me masën e sigurisë të caktuar ndaj tij. I riu tha më tej se ndaj tij u qëllua me 4 plumba, 2 prej të cilëve prekën në xham. Ndërsa, përsa i përket 16 gr hashash që Bekteshit iu gjetën me vete në momentin e ndalimit, ai sqaroi se i ka për përdorim vetjak. "Unë shkova në shtëpinë e motrës, por jo për të futur kunatin në burg. Hashashi që u gjet është i imi, e kam për përdorim vetjak. Kam 12 vite që konsumoj drogë", pohoi ai. Edhe avokati Genci Gjokutaj arsyetoi para gjykatës se i mbrojturi prej tij nuk mund të akuzohet për vrasje të punonjësve të policisë të mbetur në tentativë, pasi ata ishin pa uniforma, pa shenja dalluese dhe më e rënda sipas tij, pa asnjë paralajmër­im është qëlluar 4 herë në drejtim të "Audit". Gjokutaj tha se përplasja ishte aksidental­e, pasi makina që u godit po ecte mbrapsht, ndërsa Bekteshi po përpiqej t'i shmangej policisë nga frika se mos arrestohej për drejtim të makinës në gjendje të dehur, duke qenë se e kishte marrë edhe pa lejen e pronarit të tij. Por, ndry- she nga sa deklaroi i dyshuari, prokuroria ende e ka të paqartë se kush ishte personi që drejtonte "Audi"- n e blinduar, por theksoi faktin se shenjat e gishtërinj­ve të dorës së majtë të Enea Bekteshit gjenden në derën e makinës në anë të pasagjer- it. Prokurori i çështjes sqaroi në gjykatë se i dyshuari Bekteshi, Suel Çela dhe personat e arrestuar më herët kanë udhëtuar nga Elbasani drejt Rinasit, duke përcjellë për jashtë vendit njërin prej djemve të biznesmeni­t Petrit Çela. Nga kamerat e sigurisë vërehet se në aeroport shfaqen dy makina, "Audi" i blinduar dhe një makinë "Range Rover". Të njëjtat makina duken edhe në pamjet filmike të kamerave të sigurisë në tunelin e Kërrabës gjatë kthimit. Por, ndryshe nga sa policia deklaroi në krye të herës se aksioni kishte qëllim bllokimin e makinave luksoze apo atë të trafikuara­t, prokuroria tha se ky aksion nisi pas një telefonate të bërë në polici nga shtetasi Sokol T., i cili pretendont­e se disa persona që udhëtonin me një "Range Rover" dhe "Audi" i kishin drejtuar armën duke tentuar për ta vrarë. Pas kësaj telefonate, policia ndaloi për verifikime "Range Rover"- in dhe pak minuta më vonë "Audi" i blinduar shkaktoi incidentin me policinë.

 ??  ?? Enea Bekteshi
Enea Bekteshi
 ??  ?? Aleks Pupuleku
Aleks Pupuleku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania