Gazeta Shqiptare

Arrestohet për lidhje me ISIS pedagogu shqiptar në Malajzi

Tetë militantë ndalohen në Sabah, po planifikon­in sulme terroriste Mediat e huaja: Është një 35- vjeçar

-

Një shqiptar 35- vjeçar për të cilin mediat e huaja shkruajnë se është pedagog në një universite­t publik në Shqipëri është arrestuar në Malajzi, pasi akuzohet se ka lidhje me grupin terrorist ISIS në Siri dhe në Irak. Ai u vë në pranga në kuadër të një aksioni të gjerë të ndërmarrë në Malajzi, ku arrestuan 8 persona gjithsej. Emri i tij nuk bëhet i ditur. Tetë militantë të dyshuar, pesë nga të cilët që kanë lidhje me grupin Abu Sayyaf ( ASG), baza e të cilit është në jugperëndi­m të Filipineve, u ndaluan pas një aksioni të madh në tri shtete", - tha një inspektor i policisë vendëse në Malajzi, në Azinë Juglindore. Inspektori i Përgjithsh­ëm i Policisë tha se të dyshuarit u kapën në tri rajone Sabah, Selangor dhe Perak midis 27 shtatorit dhe deri në 6 tetor gjatë aksioneve që policia vendëse kishte ndërmarrë. Në serinë e parë të arrestimev­e, në Sandakan dhe Sabah, më 27 shtator u arrestuan dy persona malajzanë, dy filipinas dhe një tjetër filipinas me status rezidenti të përhershëm në Malajzi. Dy të tjerë të arrestuar janë ishtë dënuar, të shpallur më parë fajtorë në vitin 2016 për pjesëmarrj­e në aktivitete terroriste. Njëri u arrestua nën dyshimin për rekrutimin e të dënuarve me burg dhe planifikim­in e një sulmi ndaj vendeve myslimane, të krishtera dhe hinduse të adhurimit në Malajzi. I dyshuari thuhet gjithashtu se ka informacio­n rreth një anëtari të Tanzim Al- Qaeda Malaysia, një grup i lidhur me Jemaah Islamiah, i cili mbetet i lirë. Tjetri ishte një bashkëpunë­tor i dyshuar për rekrutimin e dy malajzianë­ve. Malajzia ka arrestuar qindra njerëz gjatë viteve të fundit për lidhje të dyshuara me grupet terroriste. "Ne besojmë se ata po bënin udhëtime për militantët e ASG në Malajzi", tha oficeri. Inspektori i policisë tha se një 35- vjeçar shqiptar, i cili është lektor në një universite­t publik në Shqipëri, është arrestuar gjithashtu në Selangor më 1 tetor. "Inteligjen­ca tregoi se ai ka lidhje me militantët e Shtetit Islamik ( IS) jashtë shtetit", tha ai, duke iu refer- uar grupit islamik në Irak dhe Siri ( ISIS). "Qëllimi i tij ishte të nxiste konflikte racore dhe fetare në shtete", tha inspektori. Autoritete­t vendëse kanë qenë në alarm që pas sulmit në kryeqyteti­n Kuala Lampur, qershor- in e këtij viti, ku tetë persona u plagosën nga militantët e ISIS. Një sulm me granata në një bar në periferi të kryeqyteti­t malajzian, Kuala Lumpur, në qershor plagosi tetë vetë. Shteti Islamik mori përgjegjës­inë për sul- Inspektori i policisë tha se një 35- vjeçar shqiptar, i cili është lektor në një universite­t publik në Shqipëri, është arrestuar gjithashtu në Selangor më 1 tetor. "Inteligjen­ca tregoi se ai ka lidhje me militantët e Shtetit Islamik ( IS) jashtë shtetit", tha ai, duke iu referuar grupit Islamik në Irak dhe Siri ( ISIS).

met, që ishin të parat të kësaj natyre në tokën malajziane. Në ditët në vijim autoritete­t shqiptare do të bëjnë me dije edhe emrin e pedagogut shqiptar, që është arrestuar për lidhjet e tij me Shtetin Islamik të ISIS.

 ??  ?? Momenti i arrestimit të 35- vjeçarit shqiptar
Momenti i arrestimit të 35- vjeçarit shqiptar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania