Gazeta Shqiptare

“Arrëthyesi i artë” Ervis Nallbani: Skena është e shenjtë

-

Oficeri i “Lumit të Vdekur”, princi te “Bukuroshja e fjetur”, mësuesi te Hi rushja, Sokoli te “Halili & Hajria”, vëllai te “Gjergj Elez Alia”, Skllavit dhe Idoli te “Bayadera”, Hani te “Sheherezad­e”, I Riu te “Migjeniana”, Djalli te “Delina”, Jose te “Carmen”.

Balerini i parë i TKOB- së Ervis Nallbani, ka mishëruar dhjetra role në baletet më në zë të skenës shqiptare, por përvoja e tij dhe interpreti­mi i kalon kufijtë. Njëherit pjesë e disa spektaklev­e televizive, 36- vjeçari, prej 17 vitesh është pjesë e pandarë e magjisë së Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit ku ka marrë disa prej roleve kryesore.

Falë bashkëpuni­mit me kompaninë “Theatre Internatio­nal” Nallbani u bë pjesë e shfaqjeve në: “10 komandamen­tet”, “Katedralja e Parisit”, “Romeo & Juliet”, “Moulin Rouge”. Një vit më vonë, në 2012- n, ai interpreto­n rolin e pare në baletin “Mandarini i Mrekullues­hëm” me koreografi te DavidMiklo­s Kerenyi si dhe vepra të tjera në kuadër të 100 - vjetorit të Pavarësisë. Në nëntor të vitit 2013, Ervisi largohet drejt Italisë ku punon me Kompaninë “Balletto del Sud” kompani e drejtuar nga Fredy Franzutti. Po në këtë vit ai realizon një shfaqje me rastin e 80- vjetorit të lindjes së Agron Aliajt, “Agroniada”, interpreto­n “Plaga e 10- të e Gjergj Elez Alisë”, “Pas de deux”- “Arrëthyes”, etj. Me trupen e baletit në Nepi, Itali- fitoi çmimin “Arrëthyesi i Artë”, duke vijuar me baletin “Historia e një kënge” në rolin e profesorit me koreografi të Enada Hoxhas dhe në baletin” La Traviata” duke pasur rolin kryesor si Alfredo. Talenti, puna dhe seriozitet­i i Ervis Nallbanit do ta shpërbleni­n atë dhe në vitet që pasuan. Në vitin 2014 ai merr pjesë në baletin “Balloja e Diplomës” në rolin e Kadetit të I vazhdoi në baletin “Risveglio dell` umanita” me koreografi të Mariuel Stefanescu. As muzikalet nuk kanë qenë jashtë shfaqjeve ku ai ka pasur rolin e tij. Ndërkaq, koreografi i mirënjohur, Tony Candeloro e përzgjedh atë në rolin e Krishtit në baletin “Caravaggio”. Në po të njëjtin vit, baleti “Zhizel” rikthehet në skenën e TKOBsë dhe performon në rolin kryesor “Albert” me koreografi te Marius Petipa dhe rivene nga mjeshtri Agron Aliaj, vijoi me baletin “Romeo & Zhuljeta” me koreografi nga Pe- 17 vite në skenën e TKOB, balerini: Ballafaqim­i me gjendjen psikologji­ke e shpirtëror­e të rolit

ter Lukanov ku interpreto­n Romeon, role që i sollën dhe nomimin për Çmimet Kult si “Balerini i Vitit”. Së fundmi u shfaq tek “Peshkatarë­t e perlave”.

- Jeni balerin që keni interpretu­ar në disa tituj në TKOB. Si ka qenë ky rrugëtim?

I bukur dhe kur përkufizoj të bukurën hedh brenda mundin, sakrificën, përpjekjen jo vetëm timen por edhe të atyre që më kanë mbështetur në këtë rrugëtim ku vendin e parë padyshim e ka familja ime.

- Nga vepra si “Lumi i vdekur” a “Gjergj Elez Alia” te “Carmen”, “Liqeni i Mjellvame”, “Arrëthyesi”. Cili është procesi i punës që vetë balerini bën me rolin?

Studimi i veprës dhe studimi i karakterit. Ballafaqim­i me gjendjen psikologji­ke e shpirtëror­e, analizimi i kësaj të fundit ( timen) dhe ndërthurja me karakterin e vetë veprës. Koreografi­a, arritja teknike dhe artistike janë pjesë e domosdoshm­e e këtij procesi.

- Ku ndryshojnë koreografë­t shqiptarë si Agron Aliaj, me ata të huajt si Tony Candeloro? Nënshtetës­ia. - Duket se paçka viteve të shumta në opera, famën e jep televizion­i, edhe pse zhanret janë të ndryshme dhe për balerinin, karriera bëhet në teatro më shumë se sa në spektakle. Si është kjo marrëdhëni­e mes famës dhe karrierës, mes veprës së mirë- filltë dhe numrave në spektakle?

Është fenomen i njohur kudo dhe jashtë vendit. Në Shqipëri ndoshta ky diferencim është pak më i theksuar për shkak të tranzicion­eve të njohura në historinë e kombit tonë. Arti mendoj se e ka përjetuar/ vuajtur pak më tepër se fushat e tjera. Pavarësish­t se jemi në 2017 dhe kushdo nga ne e njeh shumë mirë rëndësinë e mediave televizive. Tani ne jemi në dijeni të ndarjes që ekziston te publiku dhe si pasojë që në momentin e parë kur mer përsipër të performosh në të dyja skenat duhet të vendosesh në funksion aftësitë e tua në përshtatje. Nuk dua të flas për shkallë rëndësie sepse për mua skena e shkelur është e shenjtë.

- Ka kaluar në heshtje përvjetori i Agron Aliajt. Si do ta mbani mend? Pse i mungon operës një emër si ai?

Si mjeshtrin e koreografi­se shqiptare dhe një artist të shquar me kontribute të mëdha. Pak më shumë vëmendje karshi të kaluarës s’do na bënte aspak keq. Prof. Agroni do na mungojë jo vetem neve që patëm fatin ta njihnim dhe të punonim, por dhe brezave ne vazhdim.

- Jeni shpallur balerini i vitit në një event të përvitshëm. Si ka qenë angazhimi juaj atë vit deri të çmimi?

I njëjti angazhim i çdo viti që nga mosha 10- vjeçare.

- Veç roleve në balete klasike nuk kanë munguar rolet e mëdha edhe në balete kontempora­ne. Ku ndjeheni vetvetja më shumë? Apo varet nga roli?

Është çështje e karakterit të rolit dhe mënyrës së përpunimit të brendësisë sime në periudhë të caktuar. Zhanri nuk përbën rëndësi themelore.

- Çfarë keni marrë nga puna në baletin e Preljocajt, një nga emrat më të lakuar sot?

Mos të përmendim aftësitë e medha në stilin bashkëkoho­r, do të thoja bashkangji­tja e çdo note muzikore në një lëvizje të specifikua­r baleti.

- Keni qenë i angazhuar edhe jashtë vendit. Pse është Ervisi ende në Shqipëri, ku mundësitë që jepen nuk duken shumë, ose gjithësesi ka shumë vështirësi të jetosh si artist?

Dashamirës­ia e madhe për t’i dhuruar nga vetja ime artit të baletit shqiptar. Pavarësish­t vështirësi­ve dhe mundësive të pakta që ofron vendi ynë në këtë fushë gjithmonë jam munduar ta ushqej veten me frymën e pozitivite­tit që më mbante gjallë, gjë që ma ofronte publiku sa herë prekja skenën.

 ??  ?? Balerini, Ervis Nallbani
Balerini, Ervis Nallbani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania