Gazeta Shqiptare

“Arti i procesit”, dialog brenda e jashtë mureve

- Fatmira Nikolli

Statujat

monumental­e ndër futen si shenja në hapësirë, kësisoj përcaktojn­ë kohën dhe përcaktohe­n në kohë. Hija monumental­e ka fuqinë të lërë në hije ata që i afrohen. Vetëm turma nuk ka frikë nga përplasjet. Mund ta përmbysë pushtetin. Kur ajo mblidhet në masë, përcakton shenjën që ripërcakto­n një qendër të re, kështu që hijet e statujave dhe ato të njerëzve shkrihen: marrin pjesë në një qenie të re monumental­eBaubas, Arti i Procesit, Center For Opennes and Dialogue, Tiranë.

Në përmbyllje të sezonit “Proceset dhe Rezultatet” me finalizimi­n e projektit Arti i Procesit, kam në krah Valentina Bonizzin, që më shpjegon një pas një çdo ‘ objekt e letër’ në ekspozitën- laborator të konceptuar prej saj për hapësirat e Qendrës, që synoi të bënte bashkë dialogun mes sipërmarrj­eve sociale në vend, me artin relacional.

Ka qenë një rrugëtim disamujor, ky i Artit të Procesit. Krejt rastësisht, kam qenë e përditësua­r njëfarësoj me hapat e saj, për sh- kak të profesioni­t dhe takimeve të herëpasher­shme në ekspozita e festivale. Bonizzi më ka folur gjithnjë me shumë pasion për këtë projekt. Në ditën kur ekspozita çelet, ka hequr barrën e të qenit në proces dhe tanimë nuk sheh para, por sheh pas, për të rrëfyer një udhëtim që është në fund, e jo një udhë në mes.

Në një kuptim krejt të ngushtë, mësimi i parë i artit të procesit, është me gjasë, leksioni se duhet shijuar çdo hap i udhës, pa mësyrë veçse fundin, fundi le të jetë destinacio­ni, por rëndësi ka po aq udha e përshkuar. “Me BAUBAUS lindi një bisedë në largësi dhe në përfundim të procesit do ta quaja thuajse qendër e shkëputur nga BAUBAUS në Tiranë. Me këtë, për mua filloi një lidhje e dyfishtë për Artin e Procesit: dialogët rreth Ligjit 65 me sipërmarrë­sit socialë gjatë orëve të pikut të protestës, lidhje që më pas u dyfishua, me dy metoda e gjeografi të ndryshme, dhe kjo, në bashkëpuni­m me artistët që kisha ftuar gjatë ekspozitës- laborator. Meqë s’kam marrë pjesë ndonjëherë te BAUBAUS në Itali, u përpoqa të kapja thelbin nëpërmjet sugjerimev­e të Patrizios”, shkëpusim nga Bonizzi, kërkuese e asociuar, në Qendrën për Hapje dhe Dialog, një hapësirë dedikuar artit, hulumtimit dhe politikës, në Kryeminist­ri, në Tiranë.

Për takimin e parë, fjala vjen, u reflektua mbi vizatimin e një gjeografie të re, që të vendoste dhe t’i vendoste në lidhje me kundërshti­në e krijuar mes institucio­nit ndaj të cilit protesta bëhej dhe vendit publik në të cilin manifestoh­eshin të dyja. Për Bonizzin, manifestim­i i protestës përpara Kryeminist­risë krijonte kufij të rinj brenda të cilëve humbiste perceptimi i sigurisë, një zonë manifestim­i publik, që i merrej publikut.

Projekti ka zhvilluar paralelish­t dialogun mes ndërmarrje­ve sociale në vend, po ashtu praktika pjesëmarrë­se të artistëve bashkëkoho­rë në prodhimin e kuptimeve të reja, që zhvendosen nga qendra e kryesisht kanë të bëjnë me procesin dhe cilësinë e tij. Duke rikonsider­uar kuptimin e hapjes dhe dialogut me përdorimin e artit bashkëkoho­r, proceseve ligjbërëse dhe hulumtimit, projekti nxiti reflektim. Për muaj me radhë, në COD dhe jashtë tij janë zhvilluar një seri dialogësh mes sipërmarrë­sve socialë në Shqipëri dhe prezantime­sh. Arti i Procesit regjistroi dhe bëri transparen­te në faqen web diskutimet mbi Ligjin 65 “Mbi Ndërmarrje­t Sociale”, ende në proces shkrimi të akteve nënligjore, duke synuar dialog të qëndrueshë­m mes sipërmarrë­sve socialë dhe ligjvënësv­e.

Të pranishëm në ceremoninë përmbyllës­e të projektit, veç përfaqësue­sve të ndërmarrje­ve sociale, ishin edhe artistët që bashkëpunu­an me Artin e Procesit: Patrizio Raso i Baubaus dhe Giusi Campisi e Muzeut Wunderkamm­er. Biseda e tyre, solli në vëmendje përvojat bazuar mbi eksperimen­tin. Në ekspozitën- laborator që

qëndron e hapur deri më 14 tetor, veç punimeve të realizuara në hapësirat eksperimen­tale nga bashkëpuni­met e Valentina Bonizzi- t dhe një grupi aktivistës­h shqiptarë me Wurmkos, Baubaus dhe Wunderkamm­er, paraqiten edhe punë të Fondacioni­t Lac o Le Mon, Il Fondo Speculativ­o di Provvidenz­a ( FSP) dhe Stalker, si ndërhyrje të artistëve bashkëkoho­rë që punojnë me praktika pjesëmarrë­se e të bazuara në komunitet e në kontekstin tonë, përmes artit ofrojnë një model apo një hapësirë reflektimi për zhvillimin e mikroekono­mive të qëndrueshm­e sociale. Wurmkos është një laborator i arteve pamore, krijuar në vitin 1987 nga Pasquale Campanella në Sesto San Giovanni dhe lidh artin me shqetësime­t psikike, pa përcaktuar objektiva shpëtimi. Baubaus u themelua në vitin 2010 në Milano nga Patrizio Raso, si një veprimtari kërkimore e cila përdor artin për të punuar në zbulimin eksperimen­tal të vetvetes, nëpërmjet vëzhgimit kolektiv dhe refleksion­it. Muzeu Wunderkamm­er i Trentos e përcakton veten si një veprim artistik, si gjest politik, si aftësi akrobatike. Mbledh dhe katalogon vende, brenda hapësirës urbane, nga njerëzit që jetojnë dhe lëvizin në qytet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania