Gazeta Shqiptare

Katalogu i veprave

-

Katalogu i veprave të Michele da Valona rendit në inventarin e tij një numër të kufizuar pikturash, pesë të tilla, por pa mëdyshjen më të vogël, me një profil krejt të veçantë në format kompozicio­nale, linjat anatomike të figurave, stilin dhe koloristik­ën tronditëse. Që në vështrimin e parë të krijimeve të vlonjatit, dallohet qartë prania dhe influencat e dukshme të artit bizantin, sa të formave, trajtave karakteris­tike luspative të ikonografi­së, aq edhe të intensitet­it të madh koloristik që rrallë mund të haset në artin e rilindjes italiane.

natyrisht pak më shumë për ne shqiptarët kur përmendim Detin Adriatik, në kujtimet dhe imazhet tona përcillet vizioni i trishtë i hapësirave të ndaluara, të një koncepti gjeografik ndarës mes dy botëve, lindjes dhe perëndimit!

Nga një pellg dikur i përbashkët, nga hapësirë pa barriera për lëvizjet, këmbimet tregtare, komu-

nikimin human, kulturor, të ideve, interesave, etj., deti Adriatik mbas pushtimit turk fatkeqësis­ht u kthye në një vijë fronti që ndante dy botë; Perandorin­ë Osmane, ( për pasojë Ballkanin) me Evropën Perëndimor­e. Pas gati pesë shekujsh, reminishen­cat e asaj ndarjeje vazhduan gjatë. Ky det, Adriatiku, sot është ende shenjë e një kufiri të vështirë për komunikim, një hapësirë dhe faktor jo favorizues për lëvizjet dhe këmbimet e lira humane dhe kulturore.

Krejt e kundërta ndodhte me rrugët detare mbi këtë det, që favorizoni­n lëvizjet, të paktën gjer në shekullin e XV. Adriatiku ishte një hapësirë e përbashkët për popujt e brigjeve të të dy anëve, ishte një faktor dhe mundësi bashkëpuni­mi, për lidhjet dhe ballafaqim­e të shumta për protagonis­të dhe destinacio­ne të shumta të grupeve kolektive dhe dramave individual­e.

Edhe në fushën e artit, Adriatiku ishte përgjatë mesjetës së vonë gjer në shekujt e XIV- XV një hapësirë e shkëmbimev­e intensive të artistëve, të modeleve, tendencave dhe formave stilistike të larm-

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania