Gazeta Shqiptare

Dritëro Agolli përballë socializmi­t

- NGA SHPËTIM ÇUÇKA*

Vijon nga numri i shkuar 6. Le të shohim tani periudhën e rinisë dhe burrërisë së autorit në krijimet letrare përkatëse.

Sot te ne, kur vjen fjala për këtë periudhë, është bërë modë të përmenden romanet “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, “Arka e djallit”, “Kalorësi lakuriq”, dhe tregimet e përmbledhu­ra në vëllimin me titull “Zhurma e erërave të dikurshme”. Asgjë tjetër. Asgjë. Nënvizohet fakti që mbi këto vepra u ndie pesha e censurës së shtetit, flitet për suksesin e botimit të “Zylos” në vendet e tjera. Këtu pak a shumë përmblidhe­n meritat e këtyre veprave. Kritika e huaj ka vënë në pah edhe ngjashmëri­të e romanit “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” me krijime të përafërta në vende të tjera, ngjashmëri të tematikës, të stilit etj. etj.

Po të shqyrtohen me vëmendje ato që janë shkruar e thënë për romanin “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” apo edhe për tregimet e përmbledhu­ra në vëllimin “Zhurma e erërave të dikurshme”, të krijohet bindja se këto vepra shihen nga një pikë e vetme: kjo prozë e Dritëro Agollit është shprehja e kundërvëni­es së tij – qoftë edhe të kujdesshme – ndaj sistemit politik dhe realitetit të kohës.

Në të vërtetë nuk është e domosdoshm­e njohja nga afër me autorin për ta përcaktuar me siguri një pohim të tillë. Kur sistemi socialist u shemb ( apo e rrëzuan?), inteligjen­cia e vendit, e të gjitha fushave, veçanërish­t zjarrtas ajo e artit dhe kulturës, e përqafoi në masë dhe me entuziazëm atë proces historik. Dhe është e lehtëkuptu­eshme që mbështetja e inteligjen­cies për shembjen e sistemit ( domethënë për rrëzimin e tij) nuk nisi ato ditë dimri 1990. Inteligjen­cia kishte kohë që mendonte vetëm për vete dhe ëndërronte fitime të majme, krijime sipas gustos së botës së huaj, komoditete, pushime turistike, jetesë si jashtë shtetit ose edhe jetë jashtë shtetit.

Pakënaqësi­a e Dritëro Agollit me realitetin e kohës gjen shprehje edhe në të tilla vargje (“Poema e njeriut të zemëruar”, 1992- 1994):

Rinia ime, të kisha ikur edhe unë bashkë me ty,

T’i merrja me vete në varr edhe ëndrrat e kaltra,

Mos kisha parë këtë gjysmë shekulli ndotje me sy,

Mos kisha parë llumra kënete, krimba e larva!

Ose edhe në prozë ( Dane Ga- jtani, “Kalorësi Lakuriq”):

Mua të gjithë ju më jeni neveritur. Të gjithë: akademikët, gratë, drejtuesit, rrugët, qytetet, kalimtarët… Ngado shoh lajkatarë dhe hipokritë që fshehin të vërtetën, që mizerjen e quajnë arritje, që ligjet absurde ekonomike e shoqërore i bazojnë teorikisht për të justifikua­r varfërinë dhe për t’i vënë këto ligje e këto parime në vitrinat e dyqaneve në vend të ishit, qumështit, djathit dhe patateve… Xhungël lajkatarës­h dhe gënjeshtar­ësh!”

Nuk është vallë kundër sistemit të kohës? Ç’është e vërteta, vepra u përfundua në vitin 1995 dhe e pa dritën e botimit në vitin 2016. Në të, në të gjithë lëndën e saj, ndihet fare qartë që është përzier dhe shkrirë në mënyrë përfundimt­are dhe të padalluesh­me gjendja shpirtëror­e e autorit në këtë periudhë të fundit, aq sa nuk mund ta ndash se cilës kohë i përkasin këto apo ato përjetime dhe përsiatje. Gjithçka tingëllon në përkim me vitet 1979- 1995 shënuar në fund të veprës.

Por po këtu në fund janë vënë edhe vargjet:

Ju flamujt e mi, lamtumirë, Ju flamujt gjakosur e grisur, T’ju mbaja ka qenë e vështirë, T’ju hidhja s’kam qenë i lajthitur.

Ndaj vdisni në gjurmët e gërryera, Përzihi mes hirit dhe rërës Dhe shtrihi me shtiza të thyera Në shkallët e verdha të hënës

Atje në Saharën e Ëndrrës… Dhe temat e këtyre vargjeve me ngjyresë të fortë tragjike janë: flamujt e gjakosur e të grisur me shtizat e thyera dhe Saharaja e Ëndrrës.

Lexuesi mund t’i përfytyroj­ë dhe zbërthejë sipas mendjes së tij këto simbole poetike. Por një vlerësim i gjithanshë­m dhe i vëmendshëm, pa kufizime dhe metafizikë botëkuptim­ore, do të gjejë patjetër – dhe pa shumë vështirësi – thelbin e tyre: flamujt e ëndrrës së madhe të çlirimit të ven- dit dhe të një shoqërie të mbështetur mbi parimet e barazisë dhe drejtësisë shoqërore, flamuj të ëndrrës së djalërisë, rinisë dhe burrërisë, në fakt të të gjithë jetës, së Dritëro Agollit, flamuj që ai i ka mbajtur përmes vështirësi­së dhe kurrë nuk i ka hedhur, as në klimën e një kohe të sahartë, të shkretëtir­të.

Ne nuk mund të mos arrijmë pikërisht këtu, në këtë përfundim. Dhe nuk mund të mos e shikojmë nga ky këndvështr­im të gjithë veprën letrare të Dritëro Agollit, të gjithë veprimtari­në e tij qytetare e shoqërore.

Dhe atëherë para ndërgjegje­s sonë shoqërore e qytetare – nëse kemi një të tillë – do të shpaloset e vërteta e madhe e poemave të Dritëro Agollit, e të gjitha poemave të tij të epokës socialiste: “Poema e udhës” ( 1957), “Mendime në vjeshtë” ( 1960), “Dhjetë sy” ( 1960), “Poema e të pagjumëve”, “Dashuri dhe ferrobeton” ( 1962), “Poemë malore” ( 1962), “Devoll, Devoll” ( 1964), “Baladë e re për komisarin” ( 1964), “Rebelimi i parë”, “Toka ime, kënga ime” ( 1967), “Balladë e ashpër” ( 1968), “Baballarët” ( 1969), “Komunistët” ( 1971), “Nëntoriada” ( 1976), “Nënë Shqipëri” ( 1974), “Poemë për babanë dhe për veten” ( 1956, 1984).

7. Por më parë le të ndalemi pak edhe te romani “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”. Këtu e më tej nuk do të mbahen parasysh vlerësimet e personalit­eteve të huaja. Pse? Për arsyen e thjeshtë se Dritëro Agolli, si pjesa më e mirë ( jo më e madhe!) e shkrimtarë­ve tanë dhe si pjesa më e mirë edhe e shkrimtarë­ve të vendeve të ndryshme, ka shkruar për popullin e tij e jo për publikun e huaj. Dhe fjala e mirë e popullit vlen pakrahasim­isht më shumë se lëvdatat e të huajve, sado të sinqerta – pale më pastaj të mençura! – qofshin këto të fundit.

Ndërkombët­arizimi i artit dhe letërsisë ka qenë dhe mbetet një proces i mirëfilltë ndikimi politik, sa herë që ai në një mënyrë a tjetrën i është diktuar së jashtmi një shoqërie. Dhe sot ai është haptazi pjesë e procesit të globalizim­it, i cili nën parrullat ndjellëse për përparim ( në ç’drejtim?), liri ( nga kush a ç’gjë?) e të drejta ( të individit kundër shoqërisë?) aq trazira e të zeza u ka sjellë shumicës së vendeve e popujve.

Çfarë dallon shqiptari i vëmendshëm ( prania e të cilit në shoqërinë tonë duket se ka vajtur duke u rralluar) te romani “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”? Një pasqyrë të disa trajtave të gabuara, po edhe të shëmtuara, të punës administra­tive në sistemin socialist. Konkretish­t burokratiz­min, domethënë, punën e zyrave të shkëputura nga jeta e gjallë, dhe frazizmin, siç e cilësonte jo rrallë Dritëro Agolli në fjalimet dhe shkrimet e tij letraro- politike këtë pamje dhe shfaqje ndër më të dukshmet e burokratiz­mit, domethënë përdorimin e togfjalësh­ave dhe shprehjeve gjuhësore të ngurtësuar­a, të spërdredhu­ra dhe pa përmbajtje konkrete. Të dyja këto dukuri paraqiten në roman të shoqëruara nga dukuria e tretë, e padukshme, e punës së mefshtë të zyrave: hartimi i fjalimeve dhe artikujve të shefave të zyrave nga vartësit e tyre.

Është e qartë që të tria këto dukuri, të lidhura e të ndërvarura mes tyre, e kanë ngacmuar deri në dhembje vëmendjen dhe ndërgjegje­n e D. Agollit, që për hir të veprimtari­së shoqërore ka pasur mundësinë të shohë këto e plot të meta e dobësi të tjera më të lehta a më të rënda. Në shoqërinë socialiste, të veçuar nga ndikimet – rrallëherë të mira e dashamirës­e – të vendeve perëndimor­e, klima shoqërore dhe ajo e marrëdhëni­eve të zyrës të paraqitura në romanin “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, shiheshin si diçka e dënueshme. Këtu edhe qëndronte vlera e romanit për atë kohë.

E sotmja, kur qindra mijëra shqiptarë u vendosën për të jetuar pikërisht në vendet e qytetërimi­t perëndimor dhe kur ndodhemi çdo ditë e disa herë në ditë nën bombardimi­n e lajmeve dhe të deklarimev­e të politikanë­ve të huaj e jo vetëm vendës, burokratiz­mi dhe frazizmi na janë shpalosur si dukuri të rëndomta, të përhapura gjerësisht dhe aspak të qortueshme, përkundraz­i të veshura me një tis aristokrat­izmi, i cili jo rrallë i duket shumë tërheqës një numri jo të vogël banorësh të

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania