Gazeta Shqiptare

Robert Elsie, e lëmë të qetë, ashtu si nuk e përmendëm kurrë

-

Le të shpresojmë që Rob ert Elsien ta lenë të qetë. Jo se nuk e kemi lënë të qetë deri më tani, porse për shumë shqiptarë ai ka qenë thjesht një studiues, nga të shumët, që merret me shqipen dhe shqiptarët, dhe që kështu jeton. Po, kështu jetonte vërtetë. Ai e kishte pohuar vetë këtë dhe madje subvencion­et për punët e veta, kryesisht dedikuar Shqipërisë, i gjente ngado, por pa i bezdisur institucio­net shqiptare. Ashtu si merret me mënd, nga ditëvdekja e tij kanë filluar homazhet mediatike, kurse armata e shpifësve nuk ka reshtur pa e atakuar edhe kujtimin e të ndjerit. Thelbi: jo thjesht puna e tij, porse qasja e tij ndaj habitatit shqiptar. I ndjeri, në intervistë­n që ka dhënë kohë më parë për Rudina Xhungën, kur ishte pyetur nëse do mund të lidhej më shumë me Shqipërinë dhe do të jetonte në vend ishte shprehur: “Unë nuk mund të jetoj këtu. Është një vend pak i egër për mua, marrëdhëni­et midis njerëzve janë pak të egër. E di që është vetëm një fasadë se brenda e kanë shpirtin e mirë, por kanë një egërsi në marrëdhëni­et njerëzore. Ju dini të mbroheni këtu, ndërsa unë këtu jam si lepur, nuk di të mbrohem. Unë vij këtu me shumë kënaqësi, por nuk besoj se mund ta përballoj të vij të je- toj përgjithmo­në këtu. Ka shumë frustracio­n të jetës së përditshme. Jeta është shumë e shkurtër e unë nuk kam kohë te përplasem në pengesa, vetëm për të arritur diçka, kur në një vend tjetër e arrij menjëherë dhe pastaj jetoj jetën time. E di që ju kaloni shumë kohë në ditën tuaj me pengesat që ju dalin përpara dhe kjo ha shumë kohë. Për shembull, po të jetoja këtu do të kaloja sigurisht gjithë ditën duke pirë kafe sepse do të më lajmëronin njerëzit hajde të pimë kafe dhe nga një kafe gjysmë ore, ajo do të shkonte një orë, dy orë, tre orë, katër orë dhe gjithë dita do të shkonte në kafe. Kurse unë jetoj një jetë pak të veçuar dhe nuk kam shumë shoqëri. Kjo është preference ime, unë jetoj me librat e mi, me idetë, projektet e mia dhe kënaqem me to.

Pastaj po të jetonit këtu do të merreshit shumë me politikë. Do duhej patjetër të ishit me njërën palë ose tjetrën përndryshe do të ishte shumë e vështirë të jetonit si asnjanës apo i paanshëm”.

Paçka se neve nuk na pëlqen, në këtë pasazh, gjendet pak a shumë ajo që ndodh me ne, ajo që mendohet për ne dhe ajo çka jemi. ndërmjet Demkës së djeshëm dhe fjalimshkr­uesve të sotëm! Ai ishte pjesëmarrë­s në një shfaqje të dënueshme ( se ky ishte efekti i romanit!), ndërsa këta sot zhvillojnë një veprimtari të leverdissh­me, përveç që të privilegju­ar. Ajo që dje dënohej moralisht, sot shpërblehe­t materialis­ht dhe nuk është asfare e dënueshme!

Dhe na vijnë ndër mend këtu vargjet e poezisë së hollë “S’ka asgjë për të qeshur” të D. Agollit:

Ja, e vërteta rri lakuriqe ngaherë,

Ja, dhe gënjeshtra me petka rri Ajo nuk ka lidhje as me qeverisjen e shkurtër të Ismail Qemalit dhe pushtetin e Esat Pashës, sundimin e Ahmet Zogut dhe diktaturën e Enverit, tollovinë e Berishës dhe autoritari­zmin modern të Edi Ramës, por me vetë mënyrën e jetesës së shqiptarëv­e në shekujt e fundit. Ajo është e veshur!

Më thoni: cila ka turpin dhe cila ka nderë?

Kjo që ju thashë s’ka gjë për të qeshur.

Shoqëritë perëndimor­e nuk kanë si të qeshin Zylon dhe Demkën e shoqërisë socialiste shqiptare. Konvejeri i Zylove dhe Demkave të tyre është i paarritshë­m! Dhe një element shumë i rëndësishë­m për të vlerësuar shkallën e afërsisë së pushtetit me popullin ( nuk po përdorim këtu termin “demokraci” për shkak të shpërdorim­it të përbindshë­m që i pandryshue­shme dhe ajo ndikon në strukturën e mendimit, por edhe me të gjithë mënyrën sesi shqiptarët përballin shtetin e tyre.

Larg këtyre, vdekja e parakohshm­e e Elsie paraqet realisht një humbje duke llogaritur kontributi­n që ky personalit­et mund të jepte për kulturën tonë ko- mbëtare, studimet letrare, sjelljen moderne të historisë së letërsisë dhe vetë disiplinav­e të historisë, për kontribute­t në koleksione­t fotografik­e, por edhe antropolog­jinë. Interesat e tij ishin të shumë- ana dhe kjo realisht e bënte tejet interesant qasjen e tij shqiptare. Ndaj ai botoi histori letërsie, histori, antropolog­ji, poetë dhe shkrimtarë nga viset shqiptare, të gjitha falë anglishtes së tij të përsosur profesiona­le, por mbi të gjitha respektit për veten e tij, që ai e gjeti të lidhur me Shqipërinë.

Megjithatë, e gjithë kjo punë, më shumë pati jehonë ndër të huaj sesa vendas. Këta të fundit e vlerësonin, kur ai i përmendte në punët e tij ose i përkthente. Në rast se nuk e bënte këtë, ai ishte thjesht një Robert Elsie, një qytetar kanadez me origjinë gjermane, që dinte mirë anglisht. Sa ishte gjallë, besoj se të rrallë do kenë qenë shqiptarët që do e kenë pyetur: Po ne si mund të ndihmojmë?! Ne nuk e bëmë sepse jemi të interesuar thjesht për egon tonë dhe sëmundjen kombëtare për të qenë në qendër të gjithçkaje. Pra, tani ta lemë të qetë Elsien! Se për ta harruar do e harrojmë sa të futet në dhé.

 ??  ?? Robert Elsie
Robert Elsie
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania