Gazeta Shqiptare

Mjeshtëria e ndërtimit të personazhe­ve

-

E gjithë mjeshtëria e Dritëro Agollit, në të gjithë prozën e tij më të mirë, atë epike, qëndron në ndërtimin dhe zhvillimin e marrëdhëni­eve ndërmjet dy tipeve të shqiptarëv­e: shqiptarëv­e- Rrapo dhe shqiptarëv­e- Memo, ndërmjet dy brezave, burrave dhe të rinjve. Dhe këtu nuk ka rëndësi aspak se cilat modele mund të ketë pasur parasysh autori, kur skaliste të tilla karaktere. Në të vërtetë përvoja e tij jetësore ka qenë e mbushur me shembuj ngjarjesh dhe njerëzish të denjë.

është bërë atij në arenën kombëtare dhe ndërkombët­are), për të vlerësuar shkallën e komunikimi­n të kuptueshëm të organeve të shtetit me popullin, është pikërisht fryma e vetëkritik­ës që e gjithë shoqëria – duke filluar nga organet më të larta – shpreh dhe shfaq në jetën e përditshme. Po japim një shembull kuptimplot­ë se si e vlerësonte një autor gjerman në gjysmën e parë të shek. XIX lirinë e shtypit në vendin e tij:

“Ne, - vazhdon më tej gojëtari, - do ta lejojmë atë ( publikimin e debateve të mbajtura në kuvendin krahinor – Sh. Ç.) atëherë, kur ta

shohim të arsyeshme, dhe do ta kufizojmë atëherë, kur kjo të na duket e padobishme, madje e dëmshme. Ne do të bëjmë si të duam. Sic volo, sic jubeo, stat pro ratione voluntas ( Kështu më pëlqen e kështu urdhëroj të bëhet. Në vend të arsyes është vullneti im). Kjo është me të vërtetë gjuha e sundimtarë­ve, e cila fiton një ngjyresë mallëngjye­se në gojën e dinjitarit të sotëm”.

Si paraqitet sot çështja me të vërtetat publike – në rastin konkret me vetëkritik­ën – në vendet që vetëquhen dhe që është bërë zakon të cilësohen si demokratik­e? Ia vlen të gjurmohet kjo dukuri, përpara se të dëgjojmë e të mirëpresim me përulje mendimet që na vijnë nga përfaqësue­s të këtyre vendeve lidhur me çështjen se si kanë qenë te ne rastet e Zylove me Demkat. Gjurmimi i dukurisë së qëndrimit që mbahet në këto vende ndaj të vërtetave publike do të ishte i dobishëm edhe thjesht për të na shtyrë të rishikojmë disa bindje, të përhapura te ne dhe të pambështet­ura në realitet.

Vijon * Shpëtim Çuçka, përkthyes dhe publicist. Titulli kryesor është “Mesazhet e Dritëro Agollit”, ( kujtimit të tij). Shkrimi botohet enkas për “Milosao”.

Tiranë, maj- gusht 2017

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania