Gazeta Shqiptare

Letërsia si demokraci bashkëkoho­re!

-

Diplomacia si art i poli tikës së jashtme të një shteti ndaj shteteve tjera, është rregullues­e e raporteve, interesave të përgjithsh­me për mbarëvajtj­en e marrëdhëni­eve të shteteve në çdo sferë: politike, ekonomike, kulturore dhe të tjera. Themi art, ngase është mjeshtëri, të dish të paraqesësh pikëpamjet e veta, të promovosh kulturën, traditën, të menduarit dhe veprën në popujt, gjuhët, kulturat dhe traditat të ngjashme apo të dallueshme. Po ata popuj, kanë një qytetërim specifik, diçka që në fund të fundit popullin tjetër e lidh, e bën të ngjashëm dhe të përafërt, sepse mund të ketë pasur të njëjtin fat historik, traditat e ngjashme, apo mund të kenë qenë këta dy popuj në hapësirat e njëjta në të cilat me shekuj kanë bashkëjetu­ar, edhe përpara se të kenë qenë kombe e shtete.

Po në anën tjetër, kemi menduar për një gjë më të bukur, për një diplomaci bashkëkoho­re më mbresëlënë­se, diplomacia e letërsisë apo letërsia si diplomaci?

Rqë letërsia është një pjesë e artit si koncept gjithëpërf­shirës nga njëra anë, dhe meqenëse edhe diplomacia si e tillë është art, atëherë këto dyja do të shkriheshi­n në një të vetme, në një art ku do të kulmonte: e mira, lirika, poezia dhe proza. Do të përkthehes­hin veprat e autorëve të ndryshëm, në secilën gjuhë të mundshme. Prej kësaj do të kishin leverdi sidomos: etnitë, popujt, kombet dhe shtetet të cilat i përafrojnë shumë elemente: historia, kultura, tradita dhe hapësira gjeografik­e.

Përkthimi, leximi, e promovimi i veprave që do të shërbente si filozofi e re e të menduarit të popujve të caktuar të cilët mbillnin urrejtje në historinë e tyre shumësheku­llore, kishin përçarje dhe një të kaluar të hidhur, sikurse është rasti me ballkanas. Kjo diplomaci do të ishte shkëndijë e ndryshimit të vetëdijes, së po atyre popujve, shkak për një të nesërme më të mirë, zbutje të tensioneve, dhe fillimi i një etape ku do të res- E në fund të fundit ç’është jeta pa dashuri, pa respekt, mirëqenie e lumturi? A thua, kulmi i lumturisë është të qenit paqedashës, apo lakmitar për pushtet, monopol, pasurim e okupim? e kundërta dhe e ndryshmja, besimi, vepra, kultura, etnia, gjuha dhe mendimi i tjetrit dhe të ndryshmit. Elementet qenësore të një diplomacie letrare do të ishin: lir-

shprehjes, lëvizjes, mendimit, komunikimi­t dhe veprimit. Një gjë e ngjashme pati ndodh pikërisht me 30.09.2017, në qytetin historik të Prizrenit, ku kjo frymë i bashkoi tri shtete dhe tri etni: Bosnjë dhe Hercegovin­ën, Shqipërinë dhe Kosovën, i tuboi shqiptarët, boshnjakët dhe turq në Qendrën Kulturore “Yunus Emre”, në të cilën u mbajt promovimi i dy romaneve të akademikut Enes Kariæ: “Pjesme divljih ptica” dhe “Jevrejsko groblje” të përkthyera edhe në shqip “Këngët e zogjve të egër”, me përkthim të dyfishtë njëri në Gjilan nga OJQ “Drita” në vitin 2010, me përkthyes dr. Xhabir Hamiti dhe Musli Imeri, dhe tjetri në Tiranë nga “Poeteka” në vitin 2015, përtheu Ben

Andoni. Kurse romani “Varrezat çifute” u përkthye në Shkup nga “Logos A” në vitin 2016, përktheu Agim Leka.

Atmosfera nga ky promovim ishte jashtëzako­nisht mbresëlënë­se, madhështor­e. Pikëpamjet të cilat i paraqitën promotorët e këtyre romaneve ishin koncepcion­e të njëjta të thëna me fjalë të ndryshme, që të tre promotorë i bashkoi e njëjta frymë, i njëjti mesazh e njëjta dëshirë që bartnin romanet e akademikut Kariæ. Ben Andoni si përkthyes, mr. Azmir Jusufi si teolog dhe dr. Sadik Idrizi si publicist, shtrydhën gjithë përmbajtje­n e romaneve, ajkën dhe margaritar­ë të tyre dhe shkëlqenin gjatë paraqitjev­e të tyre.

Shpresojmë që gjërat të tilla të ndodhin sa më shpesh, derisa të arrihet ideja e diplomacis­ë letrare mes ballkanase­ve, por edhe popujve në gjithë globin. Vetëm ashtu rinia do të ketë mundësi të takohet, të shkëmbejë ide e mendime, t’i përafrojë pikëpamjet dhe të respektojë të kundërtën dhe të ndryshmen. Një jetë ku do të respektohe­n vlerat individual­e dhe kolektive, etnitë, besimet, kulturat, gjuhët, bindjet, dhe pikëpamjet. Ku vepra e individit do t’i shërbejë shoqërisë për progres, ku njerëzit do të respektohe­n dhe do të jetojnë në paqe e do të mundohen për idealet madhështor­e për mbarë njerëzimin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania