Gazeta Shqiptare

Shënime për vëllimin e ri poetik të Petraq Ristos “Para- j- sa?!”

Një poezi e veçantë gjithnjë në ngjitje

-

gjatë shfletimit nga fillimi deri në fund. Vëllimi i botuar sëfundmi titulluar “Para- j- sa?!”, është një lartësi tjetër e ngjitjes së Ristos, ashtu siç është shprehur dhe prof. Alfred Uçi: “P. Risto është ndër ata pak emra poetësh që u afrohet majave”.

Risto është një poet që guxon, ai nuk rreket në trajtimin e një tematike të ngushtë. Dhe atëherë kur vështrimi i tij poetik ngulitet në një gjë në dukje e rëndomtë, ai i jep asaj dritë, e gjallon dhe e larton me një kuptim simbolik. Poezia e tij s’ka limite kohorë, e shkuara, e tanishmja dhe e ardhmja shkrihen mes tyre, duke zbuluar ide që i përkasin çdo realiteti dhe që i shërbejnë aktualitet­it pa kufij gjeografik­ë. Si e tillë ajo ka karakter universal dhe pavarësish­t nga vendi ku është shkruar, në Bibliotekë­n Kombëtare të Tiranës, në Brunch Brook Park në New Jersey, në libraritë Barnes & Noble në New York, apo në Ankona të Italisë, etj., çdo lexues i kudo ndodhur ai, e ndjen atë si të mbirë në dheun e tij. Idetë dhe problemati­ka e poezisë së Ristos janë të përgjithsh­me, të ndjeshme në realitetin e çdo vendi në këtë epokë globale dhe si e tillë ajo ka fituar të drejtën e qytetarisë dhe të nënshtetës­isë kudo ajo shfaqet dhe merr udhë. Por ajo, siç është vënë në dukje, para së gjithash është shqiptare, në çdo varg të saj ndjehet aroma e dheut shqiptar, ajri i saj, shpirti dhe gjaku shqiptar.

Çdo mëngjes në Amerikë pi një gote raki shqiptare,

në qiellzë zgjohet hardhia e kopshtit tim....

Poezia e Petraq Ristos është gjithmonë në shtegtim, jo thjeshtë një letër e shkruar dhe e palosur brenda një çante, por gjithmonë si një dritare, që e mbart me vete dhe i gjen një mur kudo që ai vendoset.

Në vend të çantës në krah kam një dritare: po shkoj ti gjej një mur…

Dhe poeti nga ajo dritare lëshon tufat e vargjeve të tij, herë vetëtima rrufesh, herë me flatra shqiponjas­h, herë me petale trëndafila­sh. Poezia e Ristos ngrihet në revoltë, kumbon si një thirrje, bëhet sirenë alarmi për rrezikun që kanos botën tonë, bashkohet me dhimbjen për mjerimin dhe varfërinë, psherëtin zhgënjimin për ëndrrat e shuara, ndjen neverinë për botën dhe heshtjen mizore, për atë shoqëri, ku pyetja e parë që bëhet është: Sa para ke? Madje, me guximin e një poeti qytetar, ai zbulon të vërtetën ku paraja bën ligjin edhe në një vend të tillë si Amerika, shembulli i Demokracis­ë dhe progresit.

Las Vegas: karusel Para- jse Las Vegas: karusel ku Ferri vlon mbi Para- j- së

Para!... Para!... Para!.... Sa?... Sa?,,, Sa?... thotë Liri?

Një nga poezitë më të bukura të vëllimit është “Muri dhe fluturat Monark”, ku poeti shprehet me tone revolte kundër ngritjes së mureve të rinj, tani pas gati tri dekadash nga rënia e Murit të Berlinit.

“Dhe ( mbi gjithçka) kam një merak: Do i pengojë Muri fluturat Monark?!” .

Poeti është i shqetësuar për problemet aktuale si lufta kundër terrorizmi­t, kundër armatimit dhe garës bërthamore, kundër korrupsion­it, drogës, prostituci­onit si plagë kryesore të shoqërisë së sotme globale, ku s’ka heronj, por ështe koha heroinës dhe kokainës, që vret shpirtrat e rinisë kudo. Një thirrje të Ajnshtajni­t për ndalimin e armës bërthamore, poeti e bën apel të tij në poezine “Anshtajni i shkruan presidenti­t”, duke i dhënë një tingëllim aq të fuqishëm aktual. Apeli i Ristos sjell në kujtesë luftrat e mëparshme botërore, ku miliona të vrarë të planetit duhet të ktheheshin në përvojë. Me kurajon e një poeti të madh, Risto u drejtohet popujve që të shohin në sy të vërtetën dhe të mos i tremben asaj si kuajt kamxhikut, të mos lejojnë që planeti të jetë “nën një këmishë hekuri...”

I ndërgjegjs­hëm dhe vlerësues për rolin e tij si poet, Risto shprehet se një poet i vërtetë futet në kafazin e krahërorit të kohës së vet dhe bëhet ose zemër, ose mushkëri klithese dhe si e tillë poezia e tij rreh me pulsin dhe thith ajrin e kohës. Poeti jeton me kohën, vështrimi tij depërton deri në kthinat e saj, ai mbledh material të bollshëm jetësor, seleksiono­n duke na dhënë me esencialen, asaj që përbën thel-

Në këtë vëllim me një titull sinjifikat­iv, si në të gjithë poezinë e Ristos përdoret një fjalor mjaft i pasur poetik, që buron nga e folura e përditshme popullore, por që merr një tingëllim dhe një ngjyrim të bukur, duke formuar vargje, që ngjajnë me tufat e zogjve në fluturim, të rradhitura me një strukturim të mrekullues­hëm arkitektur­or. Jeta dhe natyra, lulet, pemët, gjethet, zogjtë, dielli, hëna, qielli, ajri, yjet, ylberi, era, vetëtima, shiu, zemra, gjaku dhe shpirti i njeriut etj. , përdoren me mjeshtri në botën e tij metaforike dhe alegorike. Metaforat e Ristos të shpërthyer­a nga një fantazi krijuese larg abstraksio­neve të pakapshme, perceptohe­n këndshëm dhe nga një lexues i thjeshtë; poezia e tij është sa elitare aq dhe e përthithur nga kushdo.

Poezia e Petraq Ristos është e veçantë në formë dhe në përmbajtje. Vargu që ai përdor është i gjatë, i lirë, i rrjedhshëm, plot ritëm dhe muzikalite­t. Eshtë thënë se një poezi e bukur është ajo që recitohet bukur. Lexuesi poezinë e Ristos e shijon më mirë nëse edhe ai vetë e shoqëron atë me recitim. Ndoshta vetë autori e reciton më parë dhe e shkruan, ose e shkruan duke e recituar, duke ndjerë gurgullimë­n e ëmbël të një lumi që rrjedh drejt detit të tij poetik.

Vazhdon të debatohet ende për raportin mes poezisë së traditës dhe asaj moderne, duke e parë të parën si të vjetëruar dhe të konsumuar, si dhe të dytën si poezi të kohës. Madje, tani flitet dhe për poezinë postmodern­e dhe nuk dihet se kur do të kemi dhe poezi postpostmo­derne. Në emër të kësaj të fundit ndeshim edhe poezi, sidomos në rrjetet sociale, që veç autori mund të dijë se ç’ka dashur të thotë. Poezia e vërtetë s’ka nevojë për mbiemra pas saj. Ajo dallohet nga ideja që mbart, nga përmbajtja, nga ndjenja e fuqishme që i përçon lexuesit, nga shija estetike që i ndjell dhe, si e tillë, ajo është moderne. Në këtë kuptim poezia e Ristos është moderne, e kohës dhe e përvetësue­shme nga të gjithë. Nuk dua ta fus poezinë e tij në shtretër rrymash, ekzistenci­aliste, moderniste, impresioni­ste. abstraksio­niste etj., etj. Ajo është para së gjithash një poezi realiste, që dritëzohet nga një romantizëm bashkëkoho­r, një poezi e kohës dhe për kohën, nje poezi që u drejtohet të gjithëve dhe u përket të gjithëve, me vështrim nga e ardhmja për të gjithë. Dhe pse për vlerat e saj janë shprehur poetë dhe kritikë të shquar brenda dhe jashtë vendit, unë dua të përsëris se poezia e Ristos, si krejt e veçantë dhe per origjinali­tetin e saj, për idetë e fuqishme që shpalos dhe për nivelin e lartë artistik meriton me shumë vëmendje dhe të bëhet objekt studimi jo vetëm nga kritika, por dhe në auditoret dhe tekstet tona shkollore, për t’u dhënë edhe më freski atyre, sepse siç ka vënë në dukje edhe shkrimtari dhe poeti ynë i shquar, Moikom Zeqo: “Petraq Risto është një talent i vërtetë dhe e pasuron poezinë shqipe jo me retorikë, por me substancë të re”

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania