Gazeta Shqiptare

Sonnensche­in

-

Kushdo që është njohur me krijimtari­në poetike të Petraq Ristos, mund të ketë pyetur si është e mundur që për vlerat dhe zërin e saj të veçantë të mos jetë bërë objekt i një studimi të gjerë, që sigurisht do të evidentont­e një ecje të suksesshme të poezisë shqipe në këto tri dekada, duke ndjerë, gjithashtu, nevojën e një kritike letrare profesioni­ste, e cila pothuaj ka munguar gjatë kësaj periudhe të tranzicion­it. Nuk mund të mendohet se ky shkrim do të plotësonte sadopak këtë boshllëk, por nisem të jap një mendim modest pas botimit të librit të tij të fundit me titull “Para- j- sa?!” . Eshtë folur se letërsia jonë, pra, edhe poezia, nuk po njeh nivele të tilla si në vitet 60- të dhe 70- të e më tej të shekullit të kaluar, duke iu referuar autorëve dhe veprave të atyre viteve. Mendoj se nuk duhet mbetur në këto vlerësime dhe gjykime, mbasi, pa asnjë ndrojtje, mund të shprehem se sot ka autorë dhe vepra të cilat shënojnë arritje të ndjeshme të letërsisë sonë dhe vaçanërish­t poezisë. Pavarësish­t nga vështirësi­të e kohës, poetë të shumtë kanë gjetur mundësi të botojnë dhe po t’i marrësh në sasi përbëjnë një shifër të konsiderue­shme. Mes tyre, ndjen zëra të fuqishëm poetike, që padyshim i japin një përfaqësim të denje poezise shqipe dhe në arenën ndërkombët­are. Ndër poetët e ditëve tona të një krijimtari­e me përmasa të mëdha, ndër më të njohurit dhe më të afirmuarit është Petraq Risto, poezia e të cilit i ka kaluar tanimë kufijtë e tokës mëmë. Ajo ka marrë fluturim lartësive, duke i dhënë ajrit gjithë kodet dhe mesazhet e shpirtit të tij. Vetë titujt e librave të tij të shumtë poeticë, krahas atyre në prozë, janë kode që duhen zbërthyer për të kuptuar domethënie­n e tyre dhe për të zbuluar thesaret poetike toria i kish zvarritur ata përgjatë shekujve, ashtu si pragjet e lumit përfshijnë degët e thyera lënë të lira aty në brigje dhe kërmat e bagëtisë, me barqet e fryra, lopët, sytë e tyre të tejdukshëm, minjtë e pabishtë, kufomat me fytet e therura dhe vetëvrasje­t. Në familjen e saj nuk kishte pasur të vetëvrarë. Edhe nëse ata do të kishin qenë, asaj nuk i kishin thënë ndonjëherë asgjë.

Në Gorizia bënë vetëvrasje disa personazhe të njohur. Përmes Gorizias kaluan shumë, disa mbetën, disa ikën. Mes tyre kishte Hebrenj dhe Paganë. Prej tyre kishte poetë, filozofë dhe piktorë. Burra dhe gra. Njeriu më i njohur që ka vrarë veten në Gorizia ishte Carlo Michelstae­dter. Nëna e saj quhej Ada Baar... Shumë vite iu deshën të mblidhte të dhëna nga të cilat sajoi pemën e koklavitur të familjes së saj dhe mësoi se cili ishte, dhe i kujt syresh. Prej kohësh nuk ka më se kë të pyesë. Ata që mbetën janë fare të paktë, dhe kujtimet e tyre janë të njollosura, plot me të çara mbuluar me vula të zeza harrese apo pretendime­sh dhe ashtu si ishullzat gëlltitur në flakët e mëdha ato ndriçojnë, bishtnues. Dhe zërat e vdekur të paraardhës­ve të tyre fërgëllojn­ë, rënkojnë, burojnë nga cepat e dhomës, nga dyshemeja, tavani, kacavirren përmes grilave veneciane dhe e gërvishtin historinë përtej shtrirjes së saj.

Ajo as nuk e dinte sesi dukeshin paraardhës­it e saj. Nuk kishte prova. Nuk kish të dhëna.

Familja e saj trazohet në thellësi të tabanit ( kujtesës së saj). Sot gjymtyrët, farefisi i afërt, janë kaq të ngatërruar, e aq të çrregullt, saqë është e pamundur të dish ku shtrihen. Organet e familjes së saj janë të shpërndara kudo. Por, jetët e fisit të saj janë gjithnjë e më pak të dobishme për rrëfimin dhe pritjen e saj.

Gjyshi i saj u lind në Görz. Nëna e saj u lind në Görz. Ajo lindi në Gorizia/ Gorica. Kur shpërtheu Lufta e Madhe, filloi të lëvizte e të jetonte kudo. Ajo nuk e di sesi ishte Görz dhe nuk e di as sesi është Gorizia edhe pse ka plot gjashtëdhj­etë vjet këtu. Ajo i përshkon rrugëzat e Gorizias, por këto janë shëtitje të shkurtra, shëtitje të shpejta, shëtitje me qëllim, këto janë bjerraditë. Edhe kur shëtitja e saj është më e gjatë, apo kur shëtitja e saj është më e ngeshme ( që ndodh kur ditët janë të buta dhe dhoma e saj ndihet e ngrirë, një lloj inercie e lagësht), Haya në rrethinat e veta nuk vëren ndryshime të mëdha. Asaj i duket sikur në këto gjashtëdhj­etë vjet është e ulur në një dhomë të tkurrur, një

dhomë muret e së cilës zhvendosen ngadalë nga brenda të bashkohen me një sipërfaqe në miniaturë, një vijë, në kulmin e të cilës ulet, prehet. Ajo nuk e shikon, nuk e këqyr, e me copat e dyllit në veshë, nuk dëgjon. Görz, Gorizia këto janë ndijime. Nuk është e sigurt nëse kujtimet janë të sajat apo të familjes së saj. Ndoshta janë kujtime të freskëta. Dhe kur del, shullëhet në diell, mbledh Margarita, ulet në kafe “Joy” dhe tymos. Nuk e lë veten pas dore, nuk mban t’zeza, nuk lëkundet paprerë. E gjitha është mu si duhet. Ka një televizor. Ka disa kujtime, kujtime të vrullshme, të fragmentua­ra. Ajo tundet mbi fijet e të shkuarës. Mbi fijet e historisë. Ajo pwrkundet në një rrjetë merimange. Është shumë e lehtë. Rreth saj, tani është mjaftueshë­m qetësi. Gorizia ka histori, ajo ka histori. Ditët janë kaq të vjetra.

Ngandonjëh­erë ëndërron.

* Përktheu nga origjinali Ben Andoni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania