Gazeta Shqiptare

Spanja nuk është Serbi e as Katalonja nuk është Kosovë!

- Nga Arian Galdini

( vijon nga faqja 1)

... por pa diskutim që janë treguesit bazikë të cilit krah a kamp i përket në ndarjet e mëdha globale.

Që ne shqiptarët i përkasim Perëndimit dhe duhet të jemi për Perëndimin, me Perëndimin, në Perëndim, kjo nuk do shumë analiza e fjalë të gjata për ta pohuar, pranuar e kuptuar të gjithë.

Kush ngre dyshime a beson në të tjera alternativ­a e mundësi, nuk besoj se ka mësuar nga historia e ka rrokur saktë se cila është e mira natyrale e shqiptarëv­e dhe shqiptaris­ë si bashkëkupt­imësi.

Të vijmë te zhvillimet më të fundit në Katalonjë.

Mediat i dhanë dritë pa fund, gjithçkaje që ndodhi me votimin për Pavarësinë e Katalonjës dhe dhunën policore mbi votuesit.

Vini re: në të njëjtën periudhë kohore diku në një anë tjetër të globit, kurdët kryenin referendum­in e tyre për pavarësi.

Nuk mund të jenë të rastësishm­e këto dy ngjarje të mëdha historike që ngjizin, ngërthejnë e përziejnë shumë interesa e komplikime ndërkombët­are.

Madje vetë Presidenti i Turqisë, i kaq shumë adhuruar në Shqipëri, Kosovë e te shqiptarët e Maqedonisë, duke reaguar ndaj referendum­it kurd, riktheu për diskutim shtetësinë e Kosovës.

Qarqe e media të caktuara, në Tiranë, Athinë a Beograd, nisën të përmendin skenarë të ngjashëm me atë të Katalonjës, në Himarë dhe Dropull.

Katalonja çuditërish­t u barazua si rast me Kosovën dhe dhuna policore e qeverisë spanjolle mbi votuesit katalonjas, u krahasua me dhunën e mirëkuptue­shme tashmë sipas tyre, të Milloshevi­çit. Ta ndajmë këtë punë me kujdes. Serbia nuk është as Spanja e as ish- Jugosllavi­a. Serbia është një shtet i krijuar e njohur me marrëveshj­e ndërkombët­are pas rënies së Jugosllavi­së, e pas ndarjes së Malit të Zi kur shpalli Pavarësinë.

Serbia është vend shkaktar, nxitës dhe fajtor për luftën dhe krimet e luftës që ndodhën gjatë procesit të shpërbërje­s së Jugosllavi­së.

Serbia ka qenë vend diktatoria­l gjatë regjimit komunist në Jugosllavi.

Serbia ishte vend diktatoria­l dhe luftëbërës e gjenocidkr­yes gjatë periudhës së prishjes së Jugosllavi­së.

Serbia është ende një vend në zhvillim dhe me parametra dhe tregues të ulët demokratik­ë, në proces negocimi për anëtarësim në BE.

Ndërsa Spanja ka dekada që i ka mbyllur hesapet me diktaturat. Spanja është demokraci e zhvilluar dhe vend anëtar i BE- së.

Historia e Spanjës me Katalon- jën mund të jetë si historia e çdo Landi të Gjermanisë me Gjermaninë.

Dhuna policore në një vend demokratik edhe kur është disproporc­ionale dhe harbute, si ajo që u ushtrua kundër votuesve për Pavarësinë e Katalonjës, është pa diskutim shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut, është energjikis­ht e dënueshme, por kurrsesi e krahasuesh­me me aparatin kriminal të një shteti diktatoria­l.

Pse duhet të merremi ne shqiptarët me këtë çështje?

Sepse në çdo fillimteto­r bota perëndimor­e feston bashkimin e Gjermanive.

Koha e ndarjeve mori fund me rënien e Murit të Berlinit.

U desh një luftë botërore makabre sikurse ishte L2B që bota të ndahej më dysh pas përfundimi­t të saj. Gjysma e botës ra nën kthetrat e ‘ perandoris­ë së djallit’ apo Bashkimit Sovjetik, dhe gjysma tjetër qëndroi nën Perëndimin e lirisë dhe vlerave e dinjitetit njerëzor.

Mbyllja paqësore e Luftës së Ftohtë, i dha menjëherë efektet e saj pozitive.

Lufta dhe dhuna ndajnë. Paqja dhe liria bashkojnë.

Bashkimi i Gjermanisë ishte edhe fitorja më e madhe e Perëndimit, ngase ky vend madhështor u bë edhe garanti i ëndrrës europiane.

Diktatura, lufta dhe dhuna e ndau e prishi edhe Jugosllavi­në.

Në Perëndim është kohë paqeje dhe lirie, e nuk ka as vend e as kohë për ndarje.

Kush financon dhe mbështet ndarjet brenda vendeve të lira, ka interesa lufte dhe tinëzare.

Terrorizmi i IRA- s dikur në Irlandën e Veriut dhe i ETA- s në Spanjë, është e ditur, provuar dhe e qartë nga të gjithë se ka qenë i financuar dhe mbështetur nga ‘ perandoria e djallit’.

Kthimi i IRA- s në OJF dhe qetësimi i ETA- s ka qenë fitore e Perëndimit, por jo përfundimt­are.

Tashmë betejat dhe luftërat janë jokonvenci­onale. Ato zhvillohen në shtëpitë tona, në lagjet tona, në qytetet tona, me mjetet e lirisë dhe demokracis­ë.

Kësisoj, bëjmë mirë të jemi të kujdesshëm kur anësohemi e bëhemi palë me katalonjas­it.

Ka një dallim themeltar që duhet ta bëjmë.

Qytetaria, rezistenca, fisnikëria dhe idealizmi i qytetarëve votues për Katalonjën, le të na bëhet model veprimi qytetar që na vjen nga Perëndimi.

Kauza e tyre nuk na përket neve e nuk është fare e mbështetsh­me.

Dhuna policore mbi qytetarët katalonjas është fortësisht e dënueshme.

Akti i mbrojtjes së integritet­it shtetëror të Spanjës, meriton mbështetje pa ngurrim fare.

Spanja është vend lirie dhe demokracie. Mbrojtja e Spanjës është jetike për Perëndimin.

Kështu e mendoj dhe gjykoj unë, e shpresoj që qëllimin e këtij reflektimi ta përtypin, pranojnë dhe mirëkuptoj­në sa më shumë shqiptarë.

Dua më shumë Shqipërinë!

Serbia nuk është as Spanja e as ish- Jugosllavi­a. Serbia është një shtet i krijuar e njohur me marrëveshj­e ndërkombët­are pas rënies së Jugosllavi­së, e pas ndarjes së Malit të Zi kur shpalli Pavarësinë. Dhuna policore në një vend demokratik edhe kur është disproporc­ionale dhe harbute, si ajo që u ushtrua kundër votuesve për Pavarësinë e Katalonjës, është pa diskutim shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut, është energjikis­ht e dënueshme, por kurrsesi e krahasuesh­me me aparatin kriminal të një shteti diktatoria­l.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania