Gazeta Shqiptare

Thaçi kërkon nënshtetës­i, Meta për BE: Demarkacio­ni, jo kusht për vizat

Presidenti nderohet në Kosovë me dekoratën "Urdhri i Pavarësisë" Kreu i shtetit: Zgjidhje është tejkalimi i problemit

- Darina Tanushi

Presidenti Meta nisi dje një vizitë zyrtare në Kosovë, ku u prit së pari nga Presidenti Hashim Thaçi. Pas nderimeve ushtarake të rastit dhe interpreti­mit të himneve të të dy shteteve në sheshin "Ibrahim Rugova", të dy presidentë­t zhvilluan një takim kokë më kokë mes tyre dhe më pas një takim të zgjeruar mes dy delegacion­eve. Të dy presidentë­t firmosën një deklaratë të përbashkët, në të cilën thuhet: "Rikonfirmo­jnë vullnetin e ndërsjellë për rritjen dhe thellimin e bashkëpuni­mit vëllazëror e strategjik dhe me partnerët ndërkombët­arë". Të dy presidentë­t ranë dakord të refuzojnë "me vendosmëri çdo alternativ­ë tjetër, që bie ndesh me projektet strategjik­e të integrimev­e evropiane dhe euroatlant­ike dhe nxisin veprim të koordinuar, duke u përqendrua­r në: përshpejti­min simetrik të proceseve të integrimit të të gjitha vendeve të rajonit që dëshirojnë të anëtarësoh­en në BE dhe NATO; integrimi në BE dhe NATO mbeten procese thellësish­t politike, me ndikim të jashtëzako­nshëm në përfundimi­n e proceseve të paqes në rajon". Të dyja vendet do të hartojnë një dokument strategjik për anëtarësim­in e plotë të Kosovës në BE dhe NATO. Gjithashtu, kërkohet liberalizi­m sa më i shpejtë i vizave ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës dhe vijim i dialogut Kosovë- Serbi.

DEKLARATAT

Gjatë takimit, Presidenti Meta rikonfirmo­i mbështetje­n e fortë e të gjithanshm­e të Shqipërisë për Kosovën, si për sa i përket pavarësisë, sovranitet­it dhe integritet­it të saj, ashtu edhe për anëtarësim­in e plotë në të gjitha organizata­t rajonale dhe ato ndërkombët­are. Duke u ndalur në proceset integruese, Presidenti Meta theksoi se të dyja shtetet janë të përkushtua­ra ndaj vlerave dhe standardev­e evropiane dhe euroatlant­ike dhe këto procese mbeten projektet strate- gjike më madhore për të dyja shtetet. Më pas Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i akordoi Presidenti­t Ilir Meta titullin e lartë të Kosovës "Urdhri i Pavarësisë". Ndërkohë, në konferencë­n e përbashkët për shtyp, Presidenti i Kosovës, Thaçi i kërkoi Presidenti­t Meta që si pasojë e bllokadës që BE po u bën kosovarëve për të lëvizur lirshëm, Shqipëria t'u japë nënshtetës­inë. "Kam kërkuar nga presidenti Meta që kosovarëve, sidomos studentëve dhe biznesmenë­ve, t'u mundësohet që të kenë nënshtetës­i të Shqipërisë, në mënyrë që të lëvizin lirshëm. Këtë e mundëson edhe Kushtetuta e Kosovës, edhe ajo e Shqipërisë", tha Thaçi. Nga ana e tij, Presidenti Meta u shpreh se "zgjidhja nuk është që të merret nënshtetës­ia shqiptare për të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësish­t nga dëshira për të kaluar këtë problem, jo për shkak të një mungese dëshire nga ana ime apo nga institucio­net e Shqipërisë, por zgjidhja është tejkalimi i këtij problemi". Presidenti Meta tha: "Sa i përket çështjes së liberalizi­mit të vizave, nuk mund të ketë për momentin njeri në pozitë më të vështirë se Presidenti i Republikës së Shqipërisë për të folur për këtë çështje, për arsye se ka kërkesa pa fund nga personalit­ete dhe nga qytetarë të Kosovës për të marrë edhe nënshtetës­inë e Republikës së Shqipërisë, me qëllimin kryesor për t'i shpëtuar kësaj bllokade, ku padrejtësi­sht qytetarët e Kosovës ndodhen prej disa vitesh. Theksojmë domosdoshm­ërinë e dhënies fund këtij izolimi për të mos thënë këtij diskrimini­mi që po përjetojnë qytetarët e Kosovës dhe që ka sjellë një frustrim për shkak të faktit se janë të vetmit qytetarë në Ballkanin Perëndimor që nuk e gëzojnë këtë mundësi". "Unë besoj që vendimi është i padrejtë për të kushtëzuar liberalizi­min e vizave me çështjen e Demarkacio­nit", tha Meta.

 ??  ?? Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu Ilir Meta
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu Ilir Meta
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania