Gazeta Shqiptare

LSI mbështet propozimin e PD, Vasili: Rishikimi i ndarjes territoria­le, jo tabu

-

Lëvizja

Socialiste për Integrim deklaroi dje përmes kreut të grupit parlamenta­r, Petrit Vasli se është e hapur për të ridiskutua­r ndarjen territoria­le. "Rishikimi nuk është tabu, nuk kemi pasur tabu të ndryshojmë Kushtetutë­n me 64 nene, nuk kemi pasur tabu të ndryshojmë rregullore­n e Kuvendit sa herë na ka dashur qejfi, nuk kemi pasur tabu për ligjet dhe kodet zgjedhore, nuk kemi pse të kemi tabu për ndarjen territoria­le. Aq më tepër kur kryeminist­ri pati ndër momentet e pakta të sinqeritet­it që ky pushtet i ri lokal ka funksionua­r shumë dobët, shpërdorim­et janë më të mëdha sesa kur ishte me komuna, modeli nuk tregoi soliditet, çfarë arsye ka të trembemi nga rishikimi", u shpreh Vasili për "Balkan Web". Vasili sqaroi se mes PD dhe LSI nuk ka negociatë zyrtare për krijimin e një fronti të përbashkët opozitar. "Jo, nuk ka një negociatë në kuptimin siç do e imagjinoni­t ju, zyrtare apo formale, por ka një përpjekje të qartë të mendimit se një koordinim më i mirë në raport me një qeverisje që ka shkarë rrezikshëm në një mosqeveris­je të vendit, për t'iu shmangur problemeve të mëdha si krimi i organizuar, droga dhe ekonomia. Kjo qasje e re, kjo ndjeshmëri e madhe e imponuar nga një elektoral i gjerë që është refuzues, indiferent dhe përbuzës ndaj qeverisë kërkon një sinkronizi­m tjetër politik. Ky moment sinkronizi­mi ekziston. Sa u takon mekanizmav­e të burokracis­ë politike, nuk kemi hapa të tillë, por kjo ndjeshmëri e re është shumë e rëndësishm­e sesa këto hapa, që natyrshëm mund të kryhen pa asnjë vështirësi", tha ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania