Gazeta Shqiptare

Ndjesa e Bashës, Berisha: Topalli, përfaqësue­se e ish- të përndjekur­ve

Deputetët e pushkatuar, ish- kryeminist­ri: Rama vrau për së dyti martirët e lirisë "Rama, lidhje të forta me xhelatët e deputetëve"

- Valentina Madani

Ish- kryeminist­ri Sali Ber isha e akuzoi dje pasardhësi­n e tij Edi Rama për vrasjen, sipas tij, për së dyti të 16 deputetëve të ekzekutuar nga komunistët në tetor të 1947- ës, në nder të të cilëve u mbajt një seancë përkujtimo­re dy ditë më parë në Kuvend. "Edi Rama, ndonëse nuk ka përgjegjës­i personale, duhej të kërkonte ndjesë publike edhe për shkak të lidhjeve të tij të forta familjare me xhelatët që urdhëruan dhe firmosën varjet, pushkatime­t, burgosjet, internimet politike gjatë diktaturës hoxhiste. Ai, duhet ta dijë se, përgjegjës­ia - në rastin e tij morale - për krimet e papërshkru­eshme, gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit, të etërve të tij shpirtëror­ë dhe biologjikë, do ta ndjekë gjithë jetën si një detyrim moral për të kërkuar ndjesë, pavarësish­t nga ndërrimi i emrave të forcës politike që ai drejton apo funksionet që ai do të kryejë", - u shpreh z. Berisha. Në statusin e tij në "Facebook", Berisha rendit edhe katër arsye se përse sipas tij, Rama i vrau ata për së dyti. "Një prej tyre, - shprehet Berisha - është fakti që Rama nuk e përmendi asnjëherë në fjalimin e tij Enver Hoxhën dhe as Sigurimin e Shtetit. Për më tepër, ai deklaron se Rama i vrau për së dyti. pasi pati në krah Gramoz Ruçin dhe Fatmir Xhafajn, ndërsa e quan mashtrues. pasi tha se është hera e parë që kujtohen, ndërkohë që sipas Berishës janë zhvilluar edhe më herët seanca të tilla në nderim të tyre nën drejtimin e një përfaqësue­seje të denjë të asaj shtrese. Jozefina Topallin, duke rikthyer në vëmendje ish- kryetaren e parlamenti­t që u la jashtë listave nga kreu i PD- së, Lulzim Basha. Me vlerësimin që i bën figurës së Topallit, Berisha duket se indirekt thumbon edhe Bashën, i cili tha se ndihet i turpëruar që sot është deputet në një Kuvend ku Gramoz Ruçi është drejtues i tij, qëndrim që u komentua edhe si "ndjesa" e tij ndaj ish- të përndjekur­ve politikë. "Edi Rama me fjalën e tij mashtroi shqiptarët dhe manipuloi të vërtetën kur, në mënyrë të Ish- kryeminist­ri Berisha priti dje, Presidenti­n e Fondit ShqiptaroA­merikan të Ndërmarrje­ve, Majkëll Granof. Mësohet se z. Berisha foli me shqetësim për lidhjet e kryeminist­rit me krimin, çka sipas tij kanë çuar në largimin e investimev­e të huaja nga Shqipëria.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania