Gazeta Shqiptare

FRPD pajtohet me Bashën, Këlliçi: Bashkë kundër Ramës

-

Partia

Demokratik­e ka nisur analizën brenda vetes, për rezultatin e dobët të marrë në zgjedhjet e 25 qershorit. Takimin e parë për këtë çështje, kryedemokr­ati Lulzim Basha e ka zhvilluar me të rinjtë e partisë. Në takimin me FRPD- në është diskutuar se ku u gabua në fushatën zgjedhore të 25 qershorit dhe se si mund të rregullohe­t kjo gjë. Orë të tëra diskutimes­h me kreun e PD- së duket se kanë vënë forumin rinor demokrat dhe liderin e opozitës në shinat e një besimi të ri. Siç deklaron Belind Këlliçi, kundërshta­ri i vetëm është kryeminist­ri Edi Rama, ndërsa forumi kërkon garanci statutore dhe përfaqësim në strukturat e partisë dhe zgjedhjet vendore të 2019- ës. Këlliçi shpërndau në "Facebook" një foto të takimit që kanë pasur me kreun e PD- së. "Pas një diskutimi të hapur e konstrukti­v me kryetarin e Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, mbi atë se ku u gabua për zgjedhjet e 25 qershorit, çfarë nuk duhej të ishte bërë dhe çfarë mund të bëhej më mirë, ne nisim të vendosur dhe të bashkuar rrugëtimin jo të lehtë për kthimin e shpresës dhe besimit. Qëllimi ynë kryesor dhe i përbashkët është që t'i shkurtojmë sa më shumë ditët kësaj qeverie dhe këtij kryeminist­ri të lidhur kokë e këmbë me krimin dhe trafikun e drogës. Rinia shqiptare nuk e meriton Edi Ramën në krye", - shprehet kreu i FRPD- së, Belind Këlliçi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania