Gazeta Shqiptare

Atentat në Lushnjë, ekzekutohe­n me kallash 2 të rinj

Gjendet e djegur makina e autorëve me 3 automatikë brenda. Policia: Dyshohet për trafik droge ose hakmarrje Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, miq të nipit të Aldo Bares. Plagosen edhe 2 të tjerë

-

Tronditet Lushnja. Dy të rinj janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në një atentat me armë zjarri në qendër të këtij qyteti, vetëm pak metra larg komisariat­it të policisë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18: 00 të ditës së djeshme, në afërsi të një lokali bar- kafe në lagjen "Loni Dhamo", në vendin e quajtur "Ura e Përroit". Mësohet se persona ende të paidentifi­kuar kanë qëlluar me breshëri automatiku nga një makinë në lëvizje, dhe për pasojë kanë mbetur të vdekur në vend, 22- vjeçari Jurgen Hoxha ( nipi i njërit prej anëtarëve të Bandës së Lushnjës) dhe 23- vjeçari Zamir Latifi. Ndërkohë, ka mbetur i plagosur rëndë 26- vjeçari Marjus Xhebexhiu, djali i pronarit të lokalit ku ndodhi atentati. Gjithashtu, është plagosur aksidental­isht nga një plumb edhe një kalimtar i rastit. Bëhet fjalë për 66vjeçarin Bujar Turku, i cili në atë moment po kalonte me biçikletë. Ngjarja e rëndë ka shkaktuar panik dhe ka terrorizua­r banorët e zonës, ndërsa forca të shumta policie si dhe FNSH- ja kanë shkuar në vendngjarj­e. Menjëherë blutë e forcat speciale kanë ngritur postblloqe në të gjitha rrugët e qytetit si dhe kanë bërë krehjen e gjithë zonës, me qëllim identifiki­min dhe vënien në pranga të autorëve të krimit. Vetëm pak minuta pas atentatit, është gjetur një makinë e djegur në aksin rrugor Lushnjë- Berat, në

vendin e quajtur "Çukas i Vjetër". Dyshohet se automjeti brenda të cilit u gjetën 3 kallashnik­ovë është i atentatorë­ve, të cilët i kanë vënë zjarrin për të humbur gjurmët. Pas kryerjes së hetimeve paraprake, hetuesit e çështjes pohuan se po hetohet në disa pista. Konkretish­t, dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për larje hesapesh për trafik droge, por nuk përjashtoh­et mundësia e hakmarrjes ndaj Aldo Bares. Kjo për faktin se viktimat Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi njihen si miqtë e ngushtë të Xhulio Shkurtit, djali i vëllait të Aldo Bares ( Alfred Shkurtit).

ATENTATI

Pasditen e djeshme, tre të rinjtë Jurgen Hoxha, Zamir Latifi dhe Marjus Xhebexhiu po qëndronin në rrugë në fred Shkurtit). Ky i fundit mbeti i plagosur më 25 shtator të vitit 2016 së bashku me shokun e tij Saimo Xheliu, 25 vjeç, në të njëjtën zonë ku ndodhi atentati i djeshëm.

Për ngjarjen e vitit që shkoi ku mbetën të plagosur Shkurti dhe Xheliu nuk u arrestua asnjë person, ndërsa i dyshuari kryesor nga policia ishte Laert Haxhiu, 25 vjeç. Ky i fundit ka vrarë shokun e Aldo Bares, Gerti Lala, i njohur me nofkën "Iriqi", në vitin 2009. Haxhiu doli nga burgu për vrasjen në fund të 2014- ës, ndërsa u arrestua sërish në qershor të vitit 2015 për trafik heroine gjatë operacioni­t të koduar "Smart". Në momentin e arrestimit, Laert Haxhiu tentoi të arratisej me këmbë dhe u hodh nga një mur i lartë 4 metra, ku theu këmbën. Në momentin e prangosjes, ai i tha policisë se u largua pasi mendoi se ishin njerëzit e Aldo Bares që e ndiqnin dhe u frikësua. Haxhiu kishte një linjë autobusësh me Greqinë dhe dyshohet se bënte edhe trafik ndërkombët­ar të lëndëve narkotike. Tetë muaj para arrestimit, Laert Haxhiu kishte dalë nga burgu për vrasjen e shokut të Aldo Bares, Gerti Lala, me nofkën "Iriqi". Laert Haxhiu është shoku i ngushtë i Saimir Taullaut. Në vitin 2005, vëllai i Saimir Taullaut, Baki Taullau është ekzekutuar me armë zjarri. Familja Taullau njihet për konfliktin e hapur me bandën e Aldo Bares, ku këta të fundit, sipas dëshmive të dhëna në Gjykatë, i kanë vënë gjoba. Familja Taullau ka akuzuar bandën e Lushnjës për vrasjen e Baki Taullaut në vitin 2005. Babai i Xhulios, Ramadan Shkurti u ekzekutua në vitin 1997 nga Artur Daja dhe bashkëpunë­torët e tij. Me sa duket, historia e hakmarrjes mes bandave të Lushnjës po vijon ende sot, pas afro 20 vitesh.

 ??  ?? Viktima Jurgen Hoxha
Viktima Jurgen Hoxha
 ??  ?? Viktima Zamir Latifi
Viktima Zamir Latifi
 ??  ?? Vendi ku ndodhi atentati
Vendi ku ndodhi atentati

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania