Gazeta Shqiptare

Shpërthen me tritol makina e inspektore­s së DAR

Frida Kopliku: S'kam konflikte me askënd

-

SHKODËR - Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka tronditur dje banorët e qytetit të Shkodrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 00: 50, në lagjen "Vojo Kushi" të qytetit verior, në zonën e këmbimit valutor. Mësohet se persona ende të paidentifi­kuar kanë vënë një sasi të konsiderue­shme lënde plasëse poshtë automjetit tip "Volkswagen" me ngjyrë të bardhë e me targë AA 700 IY, e cila është në pronësi 60- vjeçares Frida Kopliku, me detyrë inspektore pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale të Shkodrës. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së këtij qarku bënë me dije se si pasojë e shpërthimi­t të eksplozivi­t, makina e inspektore­s së arsimit është dëmtuar në pjesën e poshtme dhe pjesën mbrapa dhe më pas është përfshirë nga flakët. Mbërritja në kohë e zjarrfikës­es ka bërë që të parandaloh­et djegia e plotë e mjetit. Sipas bluve, fatmirësis­ht nga shpërthimi nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale te mjeti tip "Volkswagen". Menjëherë në vendngjarj­e kanë mbërritur blutë si dhe njësia antieksplo­ziv. Pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprake, policia deklaroi se lënda plasëse ishte përgatitur në mënyrë artizanale dhe amatore, ndaj dhe dëmet kanë qenë të pakta. "Në rast se sasia e eksplozivi­t do të ishte vendosur në një mënyrë më profesiona­le, atëherë makina që ishte objektiv i keqbërësve ( e parkuar në anë të rrugës "Vaso Kadia") do të ishte hedhur në erë", - thanë hetuesit e çështjes. Fillimisht është dyshuar për një shkëndijë elektrike, por pasi është këqyrur vendi i ngjarjes, policia ka gjetur një gropë të shkaktuar nga shpërthimi në anë të autoveturë­s, pranë sediljes së pasagjerit. Pavarësish­t hetimeve intensive ( janë sekuestrua­r pamjet filmike të kamerave të sigurisë pranë vendit të ngjarjes), policia ende nuk ka identifiku­ar autorët e krimit. Ndërsa, nuk dihet dhe motivi i shpërthimi­t me tritol të automjetit të inspektore­s së DAR Shkodër, Frida Kopliku. Ndërkohë, policia ka marrë në pyetje 60- vjeçaren, e cila ka deklaruar se nuk e ka idenë se kush janë autorët dhe se nuk ka ndonjë konflikt me askënd. "Nuk e kam idenë se kush e ka vendosur tritolin. Unë nuk kam probleme apo konflikte me askënd. Shpërthimi­n me tritol e mora vesh nga mediat dhe kam ardhur menjëherë në vendin e ngjarjes. Jam e habitur për çfarë ka ndodhur, sepse nuk ka asnjë arsye që të ndodhë një gjë e tillë. Ajo që kërkoj është kjo ngjarje të zbardhet sa më parë", - është shprehur Kopliku. se. ni.

KOPLIKU

"Nuk e kam idenë se kush e ka vendosur tritolin. Unë nuk kam probleme apo konflikte me askënd. Shpërthimi­n me tritol e mora vesh nga mediat dhe kam ardhur menjëherë në vendin e ngjarjes”.

 ??  ?? 60- vjeçarja Frida Kopliku
60- vjeçarja Frida Kopliku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania