Gazeta Shqiptare

Pezullohen nga detyra dy punonjës policie, pajisën me pasaportë një person të shpallur në kërkim

Hetimi u krye nga SHÇBA në bashkëpuni­m me prokurorin­ë

-

ELBASAN - Dy punonjës policie në Drejtorinë Vendore në Elbasan, janë pezulluar, pasi kanë pajisur me pasaportë biometrike një person i cili ishte i dënuar nga gjykata dhe i shpallur në kërkim. Hetimi disamujor u krye nga Strukturat e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ( SHÇBA) Elbasan në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë. Mësohet se bëhet fjalë për punonjësit e policisë; inspektor F. B., me detyrë SPZ pranë Komisariat­it El- basan dhe inspektor K. J., me detyrë SPZ pranë Stacionit të Policisë Belsh. Nga he- timet rezultoi se nëpërmjet kryerjes së veprimeve në kundërshti­m të hapur me ligjin, lejuan pajisjen me pasaportë biometrike të shtetasit A. D., i dënuar me vendim gjykate dhe i shpallur në kërkim. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan caktoi ndaj dy efektivëve të policisë masën e sigurimit personal "Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik". Sakaq, vijojnë hetimet për të zbuluar nëse ka punonjës apo struktura të tjera të përfshira në aktivitet të kundërligj­shëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania