Gazeta Shqiptare

Vendimi, do të shemben rreth 20 banesa në Farkë

Projekti i Unazës së Madhe, IKMT vetëm 5 ditë afat që të lirojnë shtëpitë Banorët: Të dëmshpërbl­ehemi në vlerë reale

-

Rreth 20 familje në Farkë, janë njoftuar që banesat apo dyqanet e tyre do të shemben, në kuadër të projektit të Unazës së Madhe. Disa ditë më parë, përfaqësue­s nga IKMTja kanë trokitur në dyert e banorëve për t'i lajmëruar se kanë vetëm 5 ditë afat për të boshatisur shtëpitë. Kjo situatë ka shkaktuar revoltën e familjeve në këtë zonë, të cilët kërkojnë të dëmshpërbl­ehen dhe t'iu jepet më shumë afat nga ana e shtetit për të lënë shtëpitë. Në një prononcim për "Gazeta Shqiptare", një prej banorëve tregon se ka rreth 30 vjet që ka investuar për shtëpinë e tij në Farkë. "Prej 30 vitesh unë jam banor i kësaj zone, kam një shtëpi 280 m2 dhe një biznes të vogël me të cilin mbaj familjen. Dy ditë më parë, përfaqësue­s nga INUKu më erdhën te dyqani dhe më thanë që duhej të boshatisja shtëpinë ku jetoj dhe dyqanin brenda 5 ditësh, sepse do të fillojë shembja. Lajmërimi më tronditi dhe arrita të konfliktoh­esha me fjalë me punonjësin. Nuk e kuptoj këtë situatë, të pak- tën të na lënë më shumë afat. Një shtet i mirëfilltë nuk vepron kështu me qytetarët e tij, duhet të na japë të drejtat tona që na takojnë me ligj", - shprehet banori. Ai gjithashtu thotë se, shtëpia është e legalizuar, ndër- sa dyqani prej 11 vitesh ka qenë në proces legalizimi, deri në momentin që para 1 muaji ka marrë njoftimin në të cilin citohej se skualifiko­hej nga ky proces. Sipas banorëve të Farkës, vetëm 6 banesa janë të legalizuar­a, ndërkohë që të tjerat po prisnin legalizimi­n që prej 2006ës. Por, ashtu si në rastin e Shkozës, qytetarët janë njoftuar vetëm pak kohë para për skualifiki­min nga procesi i legalizimi­t. "Shtëpia ime është ndërtuar që në vitin Përfaqësue­s nga IKMT- ja kanë trokitur në dyert e banorëve për t'i lajmëruar se kanë vetëm 5 ditë afat për të boshatisur shtëpitë. Kjo situatë ka shkaktuar revoltën e familjeve në këtë zonë, të cilët kërkojnë të dëmshpërbl­ehen. 1989, dhe ekspertët pasi kanë bërë vlerësimin e pronës, caktuan një shifër qesharake për banesën. Kërkoj nga instancat përkatëse që të paktën të na dëmshpërbl­ejnë me vlerën reale të tregut", - thotë një tjetër banor i Farkës për "GSH". Familjet kërkojnë njëzëri që t'u jepet më shumë kohë, të paktën 2- 3 muaj, për të boshatisur shtëpitë, si dhe të marrin dëmshpërbl­imin që iu takon. Sipas banorëve, muaj më parë, në zonën e Farkës, përfaqësue­s nga kompani ndërtimi private, kanë bërë matjet në zonë, ndërkohë që nuk po e kuptonin se çfarë po ndodhte, pasi askush nuk i kishte lajmëruar në rrugë zyrtare që shtëpitë e tyre do të shembeshin pasi i prekte projekti i Unazës së Madhe. Ky projekt është planifikua­r të kalojë nëpër 22 kilometra të jashtme të kryeqyteti­t, duke nisur nga Dogana, më tej në Shkollën Teknologji­ke, Komunën e Parisit, Liqenin Artificial, Liqenin e Farkës, për të vijuar në Shkozë, Babrru, Bregu i Lumit, deri në Kthesën e Kamzës. Banorët e Farkës u bëjnë thirrje shtetit, kryeminist­rit, Bashkisë së Tiranës e gjithë instancave të tjera përkatëse që t'iu lënë më tepër afat e të marrin dëmshpërbl­im real për shtëpitë që do të shemben.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania