Gazeta Shqiptare

Dita Ndërkombët­are e Vajzës, ‘ Jo’ martesave në moshë të hershme

UNICEF e UNFPA: Prioritet, arsimi dhe shëndeti

-

Sipas

studimeve më të fundit, martesat e fëmijëve nuk i ndihmojnë vajzat të shkëputen nga cikli i varfërisë, por i bëjnë ato dhe fëmijët e tyre edhe më të varfër. Në kuadër të muajit të ndërgjegjë­simit rreth shëndetit të grave, ditën e djeshme në Librazhd u është thënë "Jo" martesave të fëmijëve nga dy agjencitë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF dhe UNFPA. Ky ishte mesazhi kryesor mbi të cilin këto organizata, në bashkëpuni­m me Bashkinë e Librazhdit, zhvilluan veprimtari­në e tyre në Ditën Ndërkombët­are të Vajzës. Aktorët vendorë vunë në dukje faktin se gjatë viteve të fundit janë shtuar martesat në moshë të hershme në Librazhd, pavarësish­t se vendi ynë ka marrë angazhimin për t'i dhënë fund këtij fenomeni deri në vitin 2030. Gjatë këtij organizimi sensibiliz­ues, u tha se sot për sot politikat publike në Shqipëri nuk përmbajnë veprime specifike, për t'iu përgjigjur kësaj shkeljeje të të drejtave të fëmijëve, ashtu si përcaktohe­t në synimin e Objektivav­e të Zhvillimit të Qëndrueshë­m. "Veprimtari­a e sotme në Librazhd synon të rrisë ndërgjegjë­simin, të bashkërend­ojë përpjekjet e aktorëve vendorë dhe të vërë theksin te nevoja e ngutshme që ka Shqipëria për të forcuar kuadrin ligjor kundër martesave të fëmijëve. Koha për të vepruar është tani", - u tha gjatë aktiviteti­t. Sipas përfaqësue­sve të dy agjencive të Kombeve të Bashkuara, Shqipëria dhe instancat përkatëse duhet të hartojnë politikat e duhura në nivelin e qeverisjes qendrore dhe asaj vendore për ta trajtuar këtë çështje. Në këtë veprimtari, theksi u ven- dos mbi masat thelbësore që duhet të ndërmerren për uljen e numrit të martesave të fëmijëve si dhe mbrojtjen e të drejtave të barabarta për djemtë dhe vajzat. E kjo, sipas organizata­ve, duhet të fillojë me nxitjen e shkollimit të vajzave, ofrimin e kujdesit shëndetëso­r, përfshirje­n dhe edukimin e prindërve dhe familjeve për rreziqet e martesave të hershme, mbështetje­n ekonomike, dhe investimin te vajzat adoleshent­e. Në nivel botëror, vajzat e martuara nën moshën 18- vjeçare kanë më shumë gjasa që të përballen me probleme sociale dhe shëndetëso­re. Ato kanë gjasa të jenë më pak të arsimuara, të papuna, të përjetojnë dhunë, abuzim dhe marrëdhëni­e seksuale pa dëshirën e tyre, të kenë më pak mbështetje ligjore dhe të vuajnë nga izolimi dhe problemet psikosocia­le. Observator­i për të drejtat e Fëmijëve në Korçë e Vlorë, pas studimeve më të fundit ka arritur në konkluzion­in se mbi 70% e vajzave të martuara kanë përfunduar vetëm arsimin 9- vjeçar, dhe pothuaj po aq prej tyre e kanë të pamundur të gjejnë një vend pune. Gjithashtu është konstatuar se mbi 10% e tyre divorcohen pasi janë martuar e 64% e vajzave bëhen me fëmijë para se të arrijnë për vete moshën madhore. Kombet e Bashkuara në Shqipëri, aktualisht po bashkëpuno­jnë me qendrën "Vepro për Shoqërinë" dhe "Observator­in për të Drejtat e Fëmijëve", të cilët janë anëtarë të Platformës së Shoqërisë Civile "Zëri i të Rinjve". Ky bashkëpuni­m ka si synim kryesor promovimin e të drejtave të vajzave në vendin tonë.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania