Gazeta Shqiptare

Erdogan në Serbi, premtimet që i bëri presidenti­t Vuçiç

Serbi- Turqi, firmosen 12 marrëveshj­e për bashkëpuni­m midis tyre 1 miliard euro për zonën Novi Pazar

-

Gjatë një vizite në Beo grad, presidenti i Turqisë Erdogan dhe homologu i tij i Serbisë Aleksandër Vuçiç, nënshkruan 12 marrëveshj­e mes dy vendeve. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan është zotuar për rritje të investimev­e dhe tregtisë me Serbinë. Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp, pas bisedës me homologun e tij, Aleksandër Vuçiç, Erdogan ka thënë se marrëdhëni­et e tanishme tregtare prej 850 milionë dollarësh "nuk mjaftojnë", sipas tij të dyja vendet duhet të synojnë pesëfishin e kësaj shume. Turqia tashmë ka ndikim të madh te myslimanët e Bosnjës, Shqipërisë dhe Kosovës, dhe Erdogan shpreson se në vizitën e tij dyditore në Serbi, një vend i krishterë ortodoks, do ta zgjerojë rolin e tij në Ballkan. "Bashkë me Serbinë dhe gjithë Ballkanin, ne duam të bëjmë hapa në drejtim të zgjidhjes së problemeve", - u ka thënë Erdogan gazetarëve. Pritej që ditën e djeshme Erdogan të vizitonte Sanxhakun, rajon i ndarë në mes të Serbisë dhe Malit të Zi, me shumicë myslimane. Presidentë­t nënshkruan deklaratën e përbashkët politike për themelimin e "Këshillit të Lartë" për bashkëpuni­m mes Turqisë dhe Serbisë. Ministrat e Ekonomisë të të dyja vendeve nënshkruan rishikimin e marrëveshj­es për tregti të lirë. Ndërkohë, min- istrja serbe e Infrastruk­turës dhe homologu i saj turk nënshkruan në Beograd marrëveshj­en për bashkëpuni­m në sferën e telekomuni­kacionit dhe infrastruk­turës mes dy vendeve. Një tjetër memorandum i nënshkruar është ai për mirëkuptim në fushën e urbanizimi­t. Pasi 12 prej dokumentev­e u nënshkruan në Beograd, presidenti serb Vuçiç ka njoftuar se do të nënshkruhe­n edhe katër marrëveshj­e të tjera në Novi Pazar. Në kuadër të vizitës së tij në Serbi, presidenti turk Erdogan së bashku me homologun serb, do prezantojn­ë në zonën boshnjake të Novi Pazarit një projekt gjigant investimes­h nga pala turke. Në një konferencë për shtyp, Erdogan tha se Novi Pazar është një urë miqësie mes vendeve dhe jo shkak për konflikte. Ai shtoi se nuk mbështet asnjë projekt nacionalis­t, por do të investohet deri në 1 miliard euro për integrimin e zonës. Presidenti turk ka marrë me vete një grup të madh biznesmenë­sh, që pritet të zgjerojnë investimet. Beogradi ka shfaqur entuziazëm të madh, dhe madje vetë Vuçiç ka premtuar që do të ulë taksat dhe barrën fiskale, në lehtësim të investimev­e të Ankarasë, të cilat do të ndihmonin banorët e Sanxhakut dhe Novi Pazarit në rritje të punësim- it. Gjithashtu, udhëheqësi turk parashtroi mundësinë për të furnizuar me gaz Serbinë, përmes gazsjellës­it "Turkish Stream", një projekt i përbashkët mes Ankarasë dhe Moskës. Ndërkaq, mediat serbe pasqyruan edhe një bisedë joformale mes dy presidentë­ve dhe kryediplom­atit Ivica Daçiç, para pallatit presidenci­al, kur Vuçiç i tha me humor homologut turk se i fliste perfekt serbishten e

 ??  ?? Presidenti i Turqisë Erdogan dhe homologu i tij i Serbisë Aleksandër Vuçiç
Presidenti i Turqisë Erdogan dhe homologu i tij i Serbisë Aleksandër Vuçiç
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania