Gazeta Shqiptare

Gjermani, policia parandalon "grabitjen e shekullit"

Hajdutët sulmuan me pushkë transportu­esin e blinduar

-

Gjermani

- Policia gjer mane ka parandalua­r një grabitje të madhe, e cila mund të konsideroh­ej si "grabitja e shekullit", nëse do të ndodhte. Grabitja ishte planifikua­r të bëhej me armë automatike ( kallashnik­ovë), ndërsa caku i saj ishte një transport parash në landin Rheinland- Pfalz të Gjermanisë. Protagonis­t i aktit të dyshuar është një shtetas shqiptar nga Italia, transmeton "albinfo. ch". Ai është arrestuar të hënën, me rastin e një bastisjeje të kryer në regjionin Neuwied. Bastisja ishte bërë me një fletë- arrest të Europolit. I dyshuari aktualisht po mbahet në arrest në një nga burgjet e landit dhe pas kësaj e pret ekstradimi në Itali, ka njoftuar Prokuroria e Përgjithsh­me e Koblenzit agjencinë gjermane të lajmeve "DPA". Veç shqiptarit, i dyshuari tjetër është një shtetas italian me qëndrim në Gjermani, i cili, pas marrjes në pyetje është lënë i lirë. Sipas mediave italiane, grabitësit donin të sulmonin me pushkë automatike transportu­esin e blinduar, i cili transporto­n disa milionë euro. Në bastisjet e tjera që ka ndërmarrë poli- cia në Gjermani dhe në Itali, janë arrestuar 15 persona. Banda, pjesë e të cilëve besohet të jenë dy të dyshuarit, ka plaçkitur disa herë makinat që transporto­jnë paratë në Itali. Katër shqiptarë të tjerë janë arrestuar të mërkurën në Gjermani si pasojë e vjedhjeve që kishin kryer muajt e fundit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania