Gazeta Shqiptare

Kapen trafikantë­t në Itali, ja kush është shqiptari që furnizonte me kokainë

-

ITALI - Guardia di Finanza ka vënë sot në pranga 7 persona, mes tyre edhe një shqiptar, pasi u kapën më një sasi kokaine dhe heroine. "Ansa" shkruan se mes të arrestuarv­e janë katër tunizianë, dy italianë dhe një shqiptar, të cilëve iu gjetën 20 mijë euro cash, 800 gramë heroinë dhe 600 gramë kokainë. Operacioni, i cili filloi në maj, kohë në të cilën u arrestuan dy korrierë droge dhe u sekuestrua­n 1,078 gr kokainë të pastër me vlerë 200.000 euro, çoi në zbulimin e një rrjeti kompleks të trafikimit të drogës. Ndërkohë, mediat raportojnë se shqiptari, Altin Koçi, akuzohet si furnizues me shumicë dhe gjatë arrestimit u kap me 540 gramë kokainë. Sakaq, policia vijon punën për dokumentim­in e plotë të ngjarjes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania