Gazeta Shqiptare

SHBA demonstron forcën, dërgon dy avionë në gadishulli­n korean

-

SEUL - SHBA dislokoi dy avionë "B- 1B Lancers", bombardues të rëndë supersonik në gadishulli­n korean për një demonstrim force përballë Phenianit, gjatë fazës së parë stërvitore në bashkëpuni­m me aviacionin e Japonisë dhe Koresë së Jugut. "Fluturimet dhe manovrat me aleatët tanë, të sigurt dhe efektivë, janë pjesë e kapacitete­ve të përbashkët­a nga ana e SHBA- ve, Japonisë dhe Republikës së Koresë dhe përsosin aftësitë taktike të pilotëve të çdo shteti", - u shpreh majori Patrick Applegate. Seuli sqaroi sot, se avionët bombardues po kryejnë një stërvitje simulimi me lëshimin e raketave tokë- ajër me dy avionët gjuajtës koreanojug­orë mbi hapësirën e detit të Japonisë, e njohur në Kore me emrin Deti Lindor.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania