Gazeta Shqiptare

"ME DY FYTYRA", NJË ROMAN PËR MISTERIN DHE IDENTITETI­N

-

Letërsia

bashkëkoho­re e Uellsit i pati fillesat e veta nga fundi i shekullit të 19- të, kohë që përkon me themelimin e Universite­tit të Uellsit. Ka nxjerrë nga gjiri i saj shkrimtarë mjaft të talentuar, të vlerësuar me çmime të rëndësishm­e, një ndër të cilat është edhe Stivie Davis, autorja e librit ' Me dy fytyra'. Ajo ka lindur në Uells, por pjesën më të madhe të jetës së saj si e rritur e ka kaluar në Mançester. Ndërsa fëmijërinë e ka kaluar nëpër vende të ndryshme, duke nisur nga Egjipti, Skocia e Gjermania, duke ndërruar të paktën gjashtëmbë­dhjetë shkolla të ndryshme, pasi i ati ishte anëtar i REF ( Forcave Ajrore Mbretërore). Pavarësish­t nga kjo, ndjesia e përkatësis­ë ka qenë përherë e lidhur me rrënjët e saj nga Uellsi. Kjo vihet re edhe nga periudhat e shkurtra të pushimeve që kalonte në Swansea, Uells të cilën e konsideron­te si shtëpinë apo bazën e saj të sigurt, ku ndihej e lumtur kur kthehej nga jeta nomade. Pasi kreu studimet në Univer- sitetin e Mançesteri­t, ajo vazhdoi të mbante leksione atje, duke u kthyer përfundimi­sht në Swansea në vitin 2001. Aktualisht, ajo është profesore e Shkrimit Krijues në Universite­tin e Swansea- it. Stevie është gjithashtu anëtare e Shoqërisë Mbretërore të Letërsisë ( Royal Society of Literature) si dhe anëtare e Akademisë së Uellsit. Ajo është romanciere, kritike letrare, biografe historiane, madje konsideroh­et si një nga shkrimtare­t më të mira bashkëkoho­re. Stivie ka shkruar dymbëdhjet­ë romane dhe një sërë artikujsh e tregimesh si dhe është vlerësuar me çmime të ndryshme, si Çmimi i Librit nga Shoqëria Fawcett për librin ' Djaloshi blu' ( 1987), çmimin Libri i Vitit për ' Elementi i ujit' ( 2001) nga Këshilli i Arteve të Uellsit etj. Po ashtu ajo ka qenë kandidate për një sërë çmimesh të tjera të rëndësishm­e, si Booker apo Orange. Në të vërtetë, ' Me dy fytyra' është novela e parë e autores Stevie Davies. Ajo ndërthur stilin poetik të romaneve me mprehtësin­ë satirike, tipike për tregimet e saj. ' Me dy fytyra' trajton temën e dashurisë, miqësisë, tradhtisë, pra natyrën e qenies njerëzore në tërësi, thelbin e identiteti­t tonë. Autorja shpesh priret të shkrijë vepra letrare të së shkuarës me krijimet e saj. Vetë titulli i novelës është një referencë për Makbethin dhe çdo kapitull hapet me një citim nga një mit i hershëm, por përkundër kësaj, fryma bashkëkoho­re përshkon gjithë veprën. ' Me dy fytyra' ngërthen në vetvete elementë të ndryshëm mitologjik­ë dhe nxjerr në pah mënyrat se si personazhe­t trillojnë apo paraqesin të vërteta që nuk janë gjë tjetër veçse gjysmë të vërteta. Sebastian Mesenxheri është personazhi kryesor rreth të cilit vërtitet gjithçka. Ai është një i ri rreth të tridhjetav­e, i specializu­ar në fushën e egjiptolog­jisë e me prirje homoseksua­le, i cili po merr pjesë në një konferencë akademike në Gowr të Uellsit. Ai dhe partneri i tij Xhesi po kalojnë një periudhë të vështirë në marrëdhëni­en e tyre, kryesisht si rezultat i pamundësis­ë së Sebastiani­t për t'iu dedikuar seriozisht kësaj lidhjeje. Flitet gjithashtu edhe për Xhek Mesenxheri­n, babain e Sebastiani­t, jeta dhe veprimtari­a e të cilit është një enigmë më vete. Ai u zhduk në kufirin iranian në periudhën e revolucion­it Islamik, kur Sebastiani ishte rreth trembëdhje­të vjeç, por mbetjet e tij u gjetën shumë vite më vonë. Pjesa më e madhe e ngjarjeve janë vendosur në Uells, në konferencë, por shpeshherë Sebastiani hedh vështrimin pas, në të shkuarën e tij, dhe u kthehet kujtimeve me të atin, të cilat ndonjëherë i shkaktojnë dhembje. Në konferencë takohet me një akademik të famshëm, Ris Salvatoren, i cili i duket shumë i njohur dhe që e bën atë të mendojë për të atin. Kështu, pra, fillon kërkimi për Xhek Mesenxheri­n ose bashkimi i pjesëve të enigmës që përfaqëson­te ai. Ka mistere brenda mistereve të cilat Stivie Davies arrin t'i përçojë te lexuesi me shumë mjeshtëri. Kush është në të vërtetë Ris Salvatore? Çfarë lidhje ka ai me Xhek Mesenxheri­n dhe familjen e tij? Si kanë ndikuar kujtimet nga e kaluara në marrëdhëni­en e trazuar me Xhesin? Anisa Trifoni

 ??  ?? Në foto: Kopertina e librit
Në foto: Kopertina e librit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania