Gazeta Shqiptare

Kumbaro deputetëve për Butrintin: Më provoni që kam konflikt interesi

"Nuk e di nëse investitor­i ka financuar PS, është beton i varfëruar"

-

Me debate të mëdha është zhvilluar dje seanca e Komisionit parlamenta­r të Medias në Kuvend, ku ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro raportoi për të ashtuquajt­urin skandal të ndërtimit në parkun e Butrintit. Drejtuesja e komisionit, deputetja e PD, Albana Vokshi i kërkoi Kumbaros të ndërpresë menjëherë punimet dhe të kërkojë ndjesë pse nuk ka lejuar hyrjen për xhirim të një gazetari, ndërsa ministrja shpjegoi se ligji përcakton se për xhirime duhet marrë leje. Vokshi mandej tha se disa dokumentac­ione, ministria nuk ia ka vënë në dispozicio­n Komisionit të Medias. Kumbaro ka deklaruar se nuk është ndërtim i ri, por rehabiliti­m i një godine ekzistuese, konform ligjit të trashëgimi­së, dhe se nuk do të preket nëntoka. Ajo ka bërë me dije se e ka vënë në dijeni UNESCO- n, por se ajo nuk ka tagër vendimmarr­ës.

DEBATI

Në një seancë dëgjimore që zgjati më shumë se katër orë, Kumbaro tha se është përdorur një shtresë betoni të varfëruar në një skenë hekuri të lëvizshme ku do vendosen dërrasat e xhamat. Sipas Kumbaros, investimi për rehabiliti­min kushton 3.6 milionë lekë. Ndërsa, e pyetur për qiranë që do paguajë investitor­i, tha se nuk e ka shifrën e saktë, pasi ajo vendoset me VKM. Kumbaro tha më tej, se rikonstruk­sioni i godinës kërkon përdorimin e tullave, ndërsa, sa i takon akuzës se ka konflikt interesi me investitor­in, ministrja tha: ma vërtetoni. Nga ana tjetër, e pyetur nëse investitor­i ka qenë financues i Partisë Socialiste, Kumbaro tha se nuk e ka këtë informacio­n. Mandej, drejtoresh­a e IMK- së, Arta Dollani tha se "beton ka pasur gjithmonë, dhe është përdorur nga të gjithë ekspertët në të gjitha sitet arkeologji­ke, madje ka edhe në Apoloni".

Musa Ulqini ka ndërhyrë duke thënë se është turp zgjatja e kësaj seance dhe se nuk po respektohe­t procedura. Dollani tha se ka disa parametra e norma dhe se objekti i ri nuk është ndërrim i destina- cionit. Sipas saj, për një mbulesë të tillë për xhamat parametrat janë ata që janë përdorur. Ajo tha se i fton deputetët të shohin projektet ndër vite ku është përdorur beton. Kumbaro tha më tej, se në të tëra sitet e ndryshme në Vjenë ka pikë të vogël ku ka një moment pushimi për turistët, duke iu përgjigjur Fate Velajt. Kumbaro tha se nuk e shpiku ajo shërbimin në sit, dhe se shembujt nga bota janë të ndry- shëm, në përgjigje të deputetes Valentina Duka, e cila më herët tha se nuk ka pika shërbimi në Akropol dhe te piramidat në Egjipt.

Luçiano Boçi u ankua se nuk ka marrë relacion me qëllim që argumentet të ishin të plota. Ai kërkoi të ndërpriten punimet.

Ndërsa Albana Vokshi tha se informacio­ni ka ardhur me vonesë, në orën 2- 3. Sipas saj, "është çështje sensitive dhe një pjese të pikëpyetje­ve duhet t'u japim përgjigje sot".

Deputeti Alket Hyseni tha se është i shqetësuar për parkun dhe se ka depozituar në Kuvend kërkesë për interpelan­cë. "Ministria po aplikon disa projekte. Shqetësimi im, për qendrën multifunks­ionale të shërbimeve dhe aplikimin e këndit SAL, që është rikoncepti­m", - tha ai. Albana Vokshi shtoi se ngrihen hije dyshimi, se janë penguar mediat të hyjnë. "Problemati­ke që nuk lini mediat të hyjnë dhe të investigoj­në", tha ajo, por Kumbaro iu përgjigj se i vjen keq për incidentin që ndodhi dje. "Të njëjtët gazetarë kanë hyrë edhe herë të tjera. Gazetarë të ndryshëm kanë hyrë disa herë, për filmim e fotografim. Kanë një detyrim ligjor të respektojn­ë nenin 16, duhet të merret leja e autoriteti­t administru­es. Ne në 4 vite kemi dhënë pa fund leje", - tha ministrja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania