Gazeta Shqiptare

"Misto" i Naun Shundit në Teatrin Kombëtar

-

ja dhe si të tre bashkë, duan të shpëtojnë, por nuk shpëtojnë dot nga i vetmi makth, dhimbje, torturë që e ka emrin "Misto". Kështu e prezanton Teatri Kombëtar premierën "Misto", me autor dhe regjisor Naun Shundin. Shfaqja vjen në datat 13, 14 dhe 15 tetor, ora 19: 00, me interpreti­min e aktorëve Bujar Asqeriu, Helidon Fino, Adelina Muça, Erion Kame, Niada Saliasi dhe Genti Deçka. Skenografe dhe kostumogra­fe është Laedia Hajdari, as/ regjisor Pëllumb Dervishi, koreograf Artan F. Ibershimi dhe kompozitor Kelmend Marku. Shundi ka deklaruar në media se "Misto" është për kohën e diktaturës edhe pse nuk përmendet. Gjithçka në ngjarjen e shfaqjes mbështet në absurd. Tri personazhe­t, që interpreto­hen nga aktorët e njohur të teatrit Asqeriu, Fino dhe Muça, hyjnë në një konflikt të vazhdueshë­m mes tyre edhe për gjërat më të zakonshme. Më herët në skenën e teatrit si autor dhe regjisor Naun Shundi u prezantua para publikut me monodramën "Të gjithë janë të çmendur". Përmes saj në skenën e teatrit monodrama rrëfeu historinë e një personazhi që ka jetuar në diktaturë dhe vazhdon edhe sot në këtë realitet. Për këtë monodramë shkruar prej tij që erdhi në skenën e teatrit para veprës "Misto", Naun Shundi tregon se është një vepër që e ka shkruar vitet e fundit, duke pasur në vëmendje fatin e individit. Këtë herë si autor dhe regjisor ai ka zgjedhur që të prezantohe­t para publikut me veprën "Misto", që i takon teatrit absurd. Vepra ka qenë paraqitur para komisionit të dramës shqipe.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania