Gazeta Shqiptare

NJË RIIMAGJINI­M I MITIT TË ORFEUT

-

tona - kohës moderne kur vihet vepra dhe korit të gurëve që janë të gjithëkohs­hëm dhe bartin një farë mënyre një kujtesë të hershme dhe krejt ' të vjetër' çka përçohet edhe nga veshja.

"Vepra është një riimagjini­m i mitit të Orfeut. Është një vepër e ngrohtë dhe poetike, e cila edhe pse në thelb ka elemente të antikiteti­t dhe mbështetet në historikun e mitit, në thelb trajton marrëdhëni­et njerëzore dhe sakrificat njerëzore për hir të dashurisë, jo vetëm dashurisë romantike në çift, por edhe asaj familjare dhe universale", është shprehur Jonida Beqo. Më tej, shfaqja trajton edhe rëndësinë e jetës.

Historia është e thjeshtë: Orfeu është muzikanti më i mirë i të gjitha kohëve, vendos të martohet me dashurinë e jetës së tij; Euriditën, e cila vdes në ditën e dasmës. Shfaqja nis me Euriditën dhe Orfeun, dy të rinj shumë të dashuruar, të cilët vendosin të martohen - por e sjellë në kohë moderne, ndërsa pas tyre, është kori i gurëve që bart kujtesën me një grim, e plastikë dhe interpreti­m që ruan nivel artistik deri në fund të shfaqjes, herë- herë shfaqet më sipëror se trupa.

Në nëntokë, babai i vdekur i Euridikës, Niko Kanxheri, ka arritur të ruajë kujtesën dhe aftësinë e tij për të lexuar dhe shkruar, ndaj përpiqet t'i dërgojë letra së bijës. Gjatë dasmës, Euridita takon Njeriun - Vdekje dhe duke dashur të marrë letrën nga i ati, vdes duke kaluar në botën tjetër, ku zhvillohen ngjarjet në vijim. Meqë Orfeu është muzikant, muzika live është parë si nevojë parësore e veprës. Nuk është Orfeu klasik, as në koncept, as në trajtim. Me gjithë vështirësi­të e skenës së sajuar në përputhje me kërkesat e veprës, ske- na në vetvete krijon hapësirat e nevojshme. Ajo që nuk mbërrin pritshmëri­të është interpreti­mi, qoftë në plastikë, qoftë në veshjen e rolit të disa prej aktorëve, për çka mban epërsi kori i gurëve.

Amri Hasanlliu interpreto­n në katër instrument­e të ndryshme dhe këndon, nën udhëheqjen muzikore të maestro Gent Rushit dhe me mbështetje­n e pesë muzikantëv­e të "All In Band". Në këtë premierë rikthehet në skenë aktori i njohur i kinematogr­afisë dhe teatrit Niko Kanxheri, si dhe interpreto­jnë Armela Demaj, Amri Hasanlliu, Ermir Jonka, Edvin Mustafa, Klea Konomi, Klesta Shero si dhe 6 balerinë të rinj. Autorja Sarah Ruhl ka lindur një 1974 në Wilmette, Illinois dhe ka qenë kandidate për çmimin "Pulitzer" në vitin 2005. Euriditën e ka shkruar në vitin 2001 dhe premiera e parë e kësaj vepre është vënë në Madison në 2003, e më pas në teatrin "Off- Broadway" në Nju Jork e Florida.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania