Gazeta Shqiptare

Politika e femrave, e dhuruar apo e fituar

- Nga Zoje Jakaj*

rneshës nuk e pranon. E megjithatë, ajo vazhdoi të cilësohej si e tillë deri ditën që vendosi të kujdesej për lukun e saj - të ndiqte trendet e modës, të shfaqej me çanta elegante në seancat parlamenta­re e të tjera "histori femrash" siç rëndom i quajnë burrat. Aty numri i grave në parlament paksa ishte shtuar dhe znj. Jozefinë i duhej të përballont­e edhe sfidën femërore, por kjo e dyta ndodhi që ta zbehte paksa forcën prej burri të gruas- lider në parlament. E sot ajo nuk është pjesë e tij.

Angela Merkel është kancelare e Gjermanisë prej vitit 2005. Për mbarë botën zonja Merkel është lidere ' de facto' e Europës - dhe megjithatë ( ka gjithmonë një të tillë) - nuk mundi dot t'u shpëtonte stereotipa­ve kur filloi të vishte funde. Dhe dy- tre raste doli në publik me dekolte të hapur. Kudo në botë, media filloi të komentonte këtë ndryshim të saj dhe e cilësoi atë si një ogur të zi për vijueshmër­inë e saj në krye të Gjermanisë. Ndoshta nga natyra e saj "prej gjermaneje", kancelarja, duket se nuk i kushton shumë nga koha e saj pamjes vizive, e ndoshta kjo është arsyeja pse masa nuk e sheh atë si një grua që rrezikon politikën!

Historia botërore ka një numër të konsiderue­shëm të grave të suksesshme në politikë: Britania e Madhe është një prej superfuqiv­e botërore, sepse mbretëresh­a Elizabeta I e bëri të tillë; mbretëresh­ë Viktoria - një epokë e tërë e artë mban emrin e saj; Eleanor Roosevelt drejtoi komisionin për të drejtat e njeriut në OKB, nga e cila kemi trashëgimi Deklaratën e famshme për të Drejtat e Njeriut; ndikimi i Margaret Thatcher, zonjës së hekurt, në stabilitet­in e ekonomisë është i paarritshë­m; Benazir Bhutto - kryeminist­rja e parë femër në një vend mysliman ( Pakistan) udhëhoqi vendin nga diktatura në demokraci. Pa lënë jashtë kësaj liste edhe një numër të madh emrash, si humanistja Nënë Tereza, Eva Peron në Argjentinë, Zhaklin Kenedi, Anna Frank, Zhan D'Ark, Annie Besant, që ndikoi në pavarësinë e Indisë, apo edhe emra të tjerë të njohur, që ndoshta, edhe pse mund të ndiqen nga një numër i madh skandalesh, ia kanë dalë të bëjnë histori në politikë. Hillary Clinton mbetet idhulli i shumë grave në botë.

Rruga e politikës për këto gra nuk ka qenë aspak e lehtë. Ndërsa ne, në vendin tonë, duke qenë se nga traditat e trashëguar­a e nga kanunet që shpeshherë i zbatojmë më shumë se ligjet, për t'u dukur demokratë e bashkëkoho­rë, në njëfarë mënyre ua kemi shtruar rrugën vajzave e grave që duan të merren me politikë me një dorë zhavorr. (!) Politika jonë ka vetëm zonja e zonjusha të kuruara deri në detajet më të vogla, ku për pjesën më të madhe të tyre të gjithë e dinë se potenciali finan- ciar i gjithsecil­ës është i pamjaftues­hëm për shfaqje të tilla, dhe detyrimish­t i lidhim ato me hijen e disa meshkujve të tjerë që i financuan për të qeverisur nëpërmjet tyre. Dhe kjo, përkthehet në aksiomën e famshme se gratë nuk janë për politikë - dhe ku fatkeqësis­ht, nisur nga kjo ne duhet të biem dakord!

Ne jetojmë në një botë që vazhdimish­t ndryshon dhe përparon, zakonisht për mirë në drejtim të barazisë gjinore; megjithatë, nuk mjafton thjesht të kuptohet problemi. Lëvizjet feministe kanë pasur një ndikim të fuqishëm pozitiv në vende pothuajse tërësisht demokratik­e, dhe duke mbështetur kauzat gjinore, në vend që t'i shkatërroj­në ato, mund të bëhen përparime të rëndësishm­e. Arritja e barazisë gjinore në të gjitha etapat e zhvillimit, e aq më tepër në atë të përfaqësim­it, është më tepër se e rëndësishm­e; është jetike nisur nga kompleksit­eti që edhe vetë mbart. Por, për këtë është e rëndësishm­e që edhe këtu të vendoset sita - njerëzit kanë talente e prirje nga më të ndryshmet - jo të gjithë janë të aftë për politikën, pavarësish­t dëshirës së madhe që mund të kenë. E kjo vlen edhe për femrat! Për të arritur ndryshimin, duhet parë nga vetja. Nuk mund të tejkalosh kapacitete­t e aftësitë personale, sepse më pas, kthehesh në një matës dhe tregues të qartë të stereotipi­t që thua se po lufton.

* Pedagoge

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania