Gazeta Shqiptare

Mangësi të trashëguar­a që vazhdojnë të na ndëshkojnë

-

pasurisë kombëtare, si këtu edhe në Kosovë. Ata flasin për miliona euro si për qindarka. Prona e pasuritë publike atyre u dhimbset më pak se ata që i trashëgojn­ë nga baballarët e gjyshërit. Kjo sepse për shumicën ndër ta paraja, pasuria, pronat e mirëqenia nuk vijnë e nuk burojnë nga djersa, nga mundi, nga aftësitë, nga puna e prona vetjake, as nga trashëgimi­a, por nga klienteliz­mi dhe mercenariz­mi partiak, që të shndërron nga një kurrkush varfanjak në një personalit­et që firmos për miliona…

Vini re rioshët ministra e ministresh­a, deputetë e deputetles­ha të dy qeverive "Rama" si sillen me fondet publike, si vishen e si karfosen, si komunikojn­ë me ne, publikun.

Paraja qyl që del nga trafiqet, nga mercenariz­mi partiak, nga lidhjet nepotike e postet politike, nga vjedhjet e abuzimet, nga allishveri­shet dhe matrapazll­ëqet nuk peshon e nuk ka të njëjtën vlerë me të ardhurat që burojnë nga djersa. Kjo lloj paraje dhuron qejfe qyl, të bën të të hyjë vetja në qejf, të bën të shquar, po nuk të sjell hajër, përkundraz­i, ajo zakonisht të kthehet kundër, duke të ndyrë emrin, duke të sjellë, herët a vonë fatkeqësi e tragjedi të padëgjuara e të paparashik­uara. Më zi e pëson vendi, shoqëria, pronat publike, perspektiv­a, besimi e siguria.

Ne jemi dëshmitarë të kësaj rropame kur krerët e lartë, në këto 100 e ca vjet me shtet të mosvarur, pasi na kanë bërë zullume, kanë ikur të gjithë, pa përjashtim, në drejtim të paditur, pa u ndëshkuar. *** Aktualisht Shqipëria ka në qarkullim markat e makinave më të fundit e më të shtrenjta. Ne nuk krahasohem­i jo më me vendet e Lindjes, por as me Italinë. Me vetura jashtë serie, të blindura e të bujshme nuk udhëtojnë vetëm pasunarët e zengjinët e rinj të politikës, që dëshirojnë të tregojnë sipëri e karshillëk, por edhe evlatërit e tyre kokëqethur e injorantë, të pashkollë e të pazanat, të cilët kanë fatin të kenë prindër ose politikanë, ose biznesmenë…

Ka syresh që nanën e babën i lënë të jetojnë në mjerim, më zi se në diktaturë, por për vete harbojnë e rrugëtojnë nëpër Evropë e Tiranë me "Porsh"- e. Këta zotër të hiçit, të vulgaritet­it e kotanisë nuk e kanë për gjë të dhunojnë prindërit, kur të gjorët nuk pranojnë të shesin tokën ose shtëpinë, madje edhe gjyshërit mund t'i vrasin, si ka ndodhur, po qe se nuk u japin kursimet e pensionit… Për të kuptuar këtë dukuri shtinjakës­h firmato, më të rrezikshëm se parazitët e zorrëve, që e urren punën dhe mburret me vrasjen e kohës, që dehet me seks, drogë e alkool mjafton një shëtitje në lokalet e rrugët e Bllokut.

Më rreziksjel­lsja e më e dëmshmja, në plan shoqëror, janë ata të rinj, që ndonëse nuk kanë punuar kurrë, që nuk u ka thënë kush "punë e mbarë!", që nuk kanë libreza pune e që edhe emrin e vet e shkruajnë gabim, përzgjidhe­n nga kryetarët e partive që të bëhen deputetë, drejtorë, ministra, madje edhe kryeminist­ra. Fatura e vetme që ata duhet të paguajnë është si e si t'i shërbejnë pa kushte kryetarit, jo popullit, aq më pak vendit.

Janë këta që kanë shtënë në dorë jo vetëm tenderat, po pasuritë kombëtare, fondet publike, financat e financimet, vizionet për të ardhmen, drejtimin e vendit, modelin kombëtar të suksesit ose të dështimit.

Historikis­ht të gjithë krerët e lartë kanë përzgjedhu­r në ekip e kanë lënë pas vetes pasues mediokër, ca kurrkushë, që nuk e kanë frikë historinë, ndëshkimin, përgjegjës­inë, opinionin publik. Mundësisht të jenë edhe më të shëmtuar e me shtat më të shkurtër, me shpresë se kësisoj do të mbijetojnë vetë në histori si mis- ionarë të përjetshëm. Kështu ka vepruar Zogu, Hoxha, Berisha dhe tash edhe Rama, ky kryemjesht­ër i modës, i shpotive dhe i performanc­ës mediatike.

Kjo me sa duket është karakteris­tika themelore e etatizmit tonë. Qeveritë tona, pavarësish­t nga ngjyrat politike, pavarësish­t kush ka qenë kryeminist­ër, tradiciona­lisht e kanë qeverisur shoqërinë si një dasmë folklorike, ku paret hidhen në erë mbi sazexhinjt­ë dhe mbi të martuarit e radhës, ministra e deputetë…

Sipas një sondazhi të ditëve të fundit të kryer në gjashtë shtete të Ballkanit, qytetarët shqiptarë zënë vend të parë për përgjigjet negative, pesimiste, krahasuar edhe me Bosnjën e Kosovën, që kanë më pak të ardhura për frymë se ne. Kështu, qytetarët që nuk e përballojn­ë dot jetesën, dmth që gjallojnë me minimumin e të ardhurave janë: 39% nuk i paguajnë dot faturat e energjisë e të ujit; 43% nuk kanë mundësi të ngrohen në dimër; 70% kanë një ose më shumë të papunë në familje; 86% janë të bindur se hendeku mes të varfërve e të pasurve po rritet… dhe se, bash për këto arsye të mbiarsyes mbi gjysma e popullsisë kërkon të braktisë vendin.

E si mund të ishte ndryshe?

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania