Gazeta Shqiptare

DEDIKIMI

Lacio përshëndet Canën: Prezenca jote, nder për ne!

-

Lajmi

për lamtumirën e kapitenit historik Lorik Cana nga futbolli i luajtur ka kapërcyer kufijtë, sikundër edhe jehona e karrierës së shkëlqyer të numrit 5, që në 14 vite përfaqësoi denjësisht jo vetëm fanellën kuqezi, por edhe ato të klubeve të mëdha europiane, si Sandërlend, Marseja, Gallatasar­ai, Nanta, Lacio e Paris SG. Mbrëmjen e 9 tetorit në ndeshjen historike Shqipëri- Itali që u luajt në Shkodër, mbrojtësi me numrin më të madh të prezencave në përfaqësue­sen tonë të futbollit, plot 93 të tilla, i dha lamtumirën futbollit në ceremoninë e organizuar nga Federata Shqiptare. Kjo është pasqyruar edhe në të përditshme­t sportive franceze dhe ato italiane, por mbi të gjitha qëndron falënderim­i që klubi i Lacios ka zgjedhur t'i dedikojë Canës në faqet zyrtare: "Faleminder­it Lorik Cana! Ka qenë një nder për ne prezenca jote. Urojmë që e ardhmja të të rezervojë sadiksfaki­sone të mëdha". Mbrojtësi 34- vjeçar, i cili qëndroi te Lacio në sezonet 2011- 2015, ku numëron plot 111 prezenca me fanellën bardhekalt­ër ka shënuar suksese me klubin italian, siç ishte edhe fitorja historike e Kupës së Italisë në maj të vitit 2013, ku dha kontributi­n e tij për 90 minuta. Për Canën që tashmë ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij, kujtimet e fushës do të mbeten gjithnjë të vulosua në zemër, sikundër do të jetë edhe ai në zemrat e tifozëve shqiptarë dhe jo vetëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania