Gazeta Shqiptare

Nuk u kualifikua në Botëror, Roben tërhiqet nga Kombëtarja

-

Sulmuesi

i Holandës, Arjen Roben, i ka thënë përfun dimisht lamtumirë Kombëtares së tij, pas fazës së dështuar eliminator­e, ku u rendit në vendin e 3- të në grup dhe për pasojë nuk arriti të siguronte një biletë për në Rusi. 33- vjeçari shënoi të dy golat në fitoren 2- 0 ndaj Suedisë, por Holanda kishte nevojë për një fitore me 7 gola diferencë, që të kualifikoh­ej. Pas ndeshjes, Roben u duk i emocionuar dhe gati me lot në sy. "Kisha kohë që e kisha menduar largimin nga Kombëtarja. Tashmë jam 33 vjeç dhe po luaj në një nga ekipet më të mira të Europës dhe dua të përqendroh­em aty. Ka ardhur koha që t'u jap më shumë hapësirë të rinjve. Jam krenar për arritjet e mia me Holandën", - u shpreh sulmuesi Roben. Ai ka luajtur plot 96 takime dhe ka qenë finalist në 2010 në finalen e humbur ndaj Spanjës dhe doli në vendin e tretë në Botërorin e 2014- s.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania