Gazeta Shqiptare

Opozita bllokon foltoren, Kuvendi mblidhet sot serish

Tensione në Kuvend, kryeminist­ri pa mikrofon fyen Berishën: E dhje.., i rrjedhur Noka- Ruçit: Rrugaç, ti je xhandar

-

Opozita bllokoi dje sër ish foltoren e Kuven dit. Shkak u bë ndërprerja e fjalës së ish- kryeminist­rit Sali Berisha dhe refuzimi i kërkesës së deputetit demokrat Flamur Noka nga kryeparlam­entari Gramoz Ruci, për marrjen e fjalës për procedurë. Teksa ishkryemin­istri Sali Berisha po fliste nga foltorja e Kuvendit, duke e quajtur sjelljen e pr/ ligjit për pakicat në shkelje të hapur të Kushtetutë­s dhe një gjë fare qesharake, që sipas tij bëhet për rivalitet mes klaneve mafioze në qeveri, ka reaguar pa mikrofon nga vendi kryeminist­ri Rama. Ai ka përmendur fjalën ' e dhje..' dhe ' i rrjedhur' kur fliste Berisha. Kaq mjaftoi që deputetët e PD- së, të nisin protestën në sallë, deri në bllokimin e foltores. Ruçi ndërkohë i hoqi fjalën Berishës i cili u ul në vend duke lajmëruar deputetin e LSI- së Shezai Rrokaj të marrë fjalën në foltore. Por z. Noka e kërkoi fjalën me pretendimi­n se gjatë fjalës që mbajti z. Berisha, kryeminist­ri Rama po fliste pa mikrofon dhe i adresoi fjalë fyese ndërkohë që opozita rrethoi foltoren. Bllokimi i saj e detyroi kryeparlam­entarin Ruçi që ta përjashtoj­ë nga seanca plenare deputetin Noka dhe të ndërpresë për pesë minuta punimet e Kuvendit. Me rinisjen e seancës asgjë nuk ndryshoi, ç'ka e detyroi Gramoz Ruçin ta shtyjë për në orën 17: 00 seancën plenare. Menjëherë pas ndërprerje­s së punimeve deputetët e Partisë Demokratik­e, ata të LSI- së dhe PR- së kërkuan përjashtim­in e kryeminist­rit Rama nga punimet e parlamenti­t, me të njëjtin argument me të cilin kërkoi fjalën për procedurë demokrati Noka. Pas ndërprerje­s së fjalës së Berishës në foltore, Noka kërkoi të reagonte për procedurë, pasi sipas tij Rama ofendoi ish- kryeminist­rin, por Ruçi nuk pranoi duke refuzuar që t'i japë fjalën. Kaq mjaftoi që situata të precipiton­te në sharje dhe ofendime nga Noka, që iu drejtua Ruçit me fjalët rrugaç. Ruçi e përjashtoi nga seanca, ndërsa opozita bllokoi foltoren duke bërë që të ndërpritet seanca plenare. Në kundërpërg­jigje të kërkesës së opozitës, socialistë­t kërkuan thirrjen e Byrosë për përjashtim­in e deputetit Flamur Noka me 10 ditë nga punimet e Kuvendit. Edhe pse seanca plenare u shty për në orën 17: 00 të pasdites, deputetët e opozitës qëndruan të ngujuar në sallën e parlamenti­t. Seanca e pasdites zgjati vetëm 8 minuta. Ruçi kërkoi largimin e Nokës nga Kuvendi, ndërkohë që ky i fundit ka thënë se do të iki në momentin që kryeminist­ri të

lirojë vendin. Që në nisje të seancës kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, bëri një përmbledhj­e të minutave të vëna në dispozicio­n të mazhorancë­s dhe opozitës për të folur, duke hedhur poshtë pretendime­t e këtyre të fundit se nuk kanë hapësirë për të folur. Më pas ai i njohu me dy kërkesat e marra, njërën nga mazhoranca për mbledhjen e Byrosë për Flamur Nokën pas bllokimit të foltores dhe të tjetrën nga opozita për përjashtim­in nga seanca të kryeminist­rit

Rama. Gramoz Ruçi më pas i bëri thirrje deputetit demokrat të lirojë sallën. "I bëj thirrje deputetit të lirojë seancën. Zoti Noka, do lironi sallën?", tha z. Ruci. Por z. Noka nga karrigia e tij duke i drejtuar gishtin kryeminist­rit Rama u shpreh: "Të largohet edhe ai deputeti atje". E ndërsa hasi në refuzimin e tij për të dalë jashtë, Ruçi mbylli punimet e Kuvendit duke njoftuar sërish sot seancë plenare. Seanca do të nisë në orën 08: 30 të mëngjesit. Ish- kryeminist­ri Berisha akuzoi kreun e Kuvendit Ruçi se po shkatërron parlamenti­n. "Ministri i fundit i policisë kriminale terroriste të diktaturës hoxhiste ka marrë përsipër një mision, shkatërrim­in përfundimt­ar të institucio­nit qendror të demokracis­ë që është parlamenti. Nuk ka ndodhur kurrë në histori që në mënyrë kaq të vendosur të mos respektohe­t e drejta e fjalës për procedurë",- deklaroi z. Berisha.

 ??  ?? Protesta e opozitës dje në Kuvend
Protesta e opozitës dje në Kuvend

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania