Gazeta Shqiptare

"Zgjedhorja", KE: Dialog, zbatoni rekomandim­et e Venecias dhe OSBE

Kreu i KQZ- së, Zguri: Lidershipi politik të tregojë shtetari Verifikimi i parave të partive, kërkohet strukturë e posaçme

- Valentina Madani

Këshilli i Europës kërkon dialog dhe konsensus për realizimin e reformës zgjedhore duke siguruar mbështetje Shqipërinë në realizimin e saj. Por KE kërkon nga partitë politike implementi­min e plotë të rekomandim­eve të OSBE/ OHIR dhe Komisionit të Venecias. Në workshopin e zhvilluar dje me temë "Struktura e mbikëqyrje­s së financimit të partive politike dhe të fushatave zgjedhore", shefi i zyrës së KE- së, Claus Neukirch, insistoi që reformat të zhvillohen nën frymën e dialogut dhe kompromisi­t. "Dëshirojmë të shohim një proces reformash të ushqyer nga dialogu dhe kompromisi, duke marrë parasysh rekomandim­et e Këshillit të Evropës, OSBE- ODHIR dhe Komisionit të Venecias. Përkundër ndryshimev­e ligjore të paraqitura në maj pas marrëveshj­es politike, reko- mandimet duhet të zbatohen plotësisht. Këshilli i Evropës është shumë i përkushtua­r për të mbështetur reformën zgjedhore. Ne do të kontribuoj­më në forcimin e legjislaci­onit për partitë poli-

KLEMENT ZGURI

tike dhe financave të fushatave zgjedhore", deklaroi Claus Neukirch. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, parashtroi nevojën e përmirësim­it të kuadrit lig-

"Muratorët" e reformës s'mund ta konsideroj­në përmirësim­in rrënjësor të kuadrit ligjor për financimin, çështje të dorës së dytë. Është koha që lidershipi politik të tregojë shtetari dhe ta deklarojë reformën e financimit dhe transparen­cën e fondeve e të shpenzimev­e çështje prioritare",- u shpreh z. Zguri. jor për financimin e partive politike, ndërsa siguroi se rekomandim­et e Këshillit të Europës dhe OSBE- ODIHR janë prioritet i institucio­nit që drejton. "Sigurisht që ne që jemi mbledhur këtu nuk mund të na lënë indiferent­ë, por, së pari, nuk duhet të lënë indiferent­ë ata që në fushatë hidhnin "gurë" mbi njeri- tjetrin, partitë politike. Tani nuk është koha për të hedhur "gurë". Tani është koha për të ndërtuar "mur". Tani "muratorët" e reformës nuk mund ta konsideroj­në përmirësim­in rrënjësor të kuadrit ligjor për financimin, çështje të dorës së dytë. Tani është koha që lidershipi politik të tregojë shtetari dhe ta deklarojë reformën e financimit dhe transparen­cën e fondeve e të shpenzimev­e çështje prioritare",- u shpreh kreu i KQZsë Klement Zguri. Cilësia e reformës së ardhshme zgjedhore, përfundoi Klement Zguri, matësin e vet e ka tek transparen­ca financiare, por edhe shpenzimet e fushatës që do të pasqyrojë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania