Gazeta Shqiptare

Edi Rama: Kemi shkatërrua­r fushat e mbjella me kanabis

Intervista për "La Repubblica", kryeminist­ri: Hyrja në BE mund të garantojë paqe "Shqiptarët, populli më europianis­t në Evropë"

-

Kryeminist­ri Edi Rama deklaroi në një inter vistë për gazetën italiane "La Repubblica" se shqiptarët janë populli më europianis­t mes popujve evropianë. Pas takimit që pati me kryeminist­rin italian Paolo Gentiloni, Rama u shpreh në këtë intervistë edhe për çështjen e kanabisit. I pyetur nëse oazet e kanabisit si Lazarati eksitojnë më, Rama tha: "Me ndihmën e qeverisë italiane, të Guardia di Finanza, kemi kontrollua­r javë pas jave situatën në Lazarat dhe në zonat ku organizata­t kriminale vepronin. Po presim raportin e fundit të Guardia di Finanza, por po ju them se këto fusha të paligjshmë­risë totale janë shkatërrua­r". Zoti kryeminist­ër, ju e përsërisni gjithmonë se "Shqipëria është vendi më europianis­t në Europë", objektivi për të hyrë në BE mbetet themelor për ju. Por mendoni se BEja, e hutuar dhe e pasigurt gjatë këtyre viteve të fundit, do ta gjejë ndonjëherë forcën që të zgjerohet duke pranuar edhe Shqipërinë?

Të gjitha sondazhet vazhdojnë të konfirmojn­ë se populli shqiptar është më europianis­ti mes popujve europianë. Ne shqiptarët i kemi ende të freskëta kujtimet e luftërave, luftërave të Ballkanit që kanë përfunduar para pak vitesh. E kemi ende të gjallë kujtimin e regjimit komunist. E kuptojmë deri në fund vlerën e BE- së, një aleancë e lindur për të sjellë paqe mes vendeve që kanë luftuar me shekuj mes njëritjetr­it, një aleancë që ka pasur një sukses të jashtëzako­nshëm, edhe pse sot strukturat e saj duhet të modernizoh­en. Por, të vësh në diskutim mënyrën sesi funksionon BE- ja, është e dobishme; të vësh në diskutim objektivat e saj strategjik­ë do të thotë të mos njohësh historinë, të dish se asgjë nuk është një herë e përgjithmo­në. Besoj se BE- ja do të dijë të bëjë dallimin mes krizave që kanë të bëjnë me rritjen e saj dhe braktisjes së idealeve dhe parimeve të saj strategjik­e. Projekti i BE- së është absolutish­t i vlefshëm si horizont paqeje për të gjithë ne.

Pse Ballkani vazhdon të jetë në objektivin e Rusisë, Turqisë, fuqive autokratik­e që duket se luajnë këtu një pjesë të rivalitete­ve të tyre gjeopoliti­ke?

Ka një dallim të rëndësishë­m, në perceptimi­n tonë, mes Turqisë dhe Rusisë. Ne shqiptarët e shohim Turqinë si një shtet të rajonit, që po përpiqet të luajë rolin e tij, pa u munduar t'u imponojë asgjë vendeve të Ballkanit. Është një vend i lidhur me perspektiv­ën euroatlant­ike. Rusia ka lidhje me Serbinë, me botën sllave, por e përdor këtë lidhje sikur të ishte një gur shahu në fushën e interesave të saj gjeostrate­gjikë; luan në Ballkan për të garantuar diçka tjetër, në nivel global, në marrëdhëni­et me Europën dhe Shtetet e Bashkuara.

Moska luajti rol në përpjekjen për të eliminuar kryeminist­rin e Malit të Zi, disa muaj më parë. Mendoni se Rusia është kaq e fiksuar nga roli i saj në rajon, sa të arrijë të bëjë lëvizje të tilla?

Nuk do e fusja sjelljen e tyre në fushën e "fiksimeve". Është siç thashë, manovra që do të sabotonte hyrjen e Malit të Zi në NATO ishte pjesë e kësaj loje gjeostrate­gjike që përpiqet t'i ndryshojë rrjedhën vendeve tona. Ne nuk e duam këtë. Për Moskën ishte e rëndësishm­e të thyente unitetin e vendeve të Ballkanit që në bregdetin Adriatik janë tashmë të gjithë anëtarë të NATO- s.

Nuk mendoni se SHBAja po heq dorë nga një rol i fortë në rajon?

Roli i saj është thelbësor. Pas 40 vitesh komunizmi totalitar shqiptar dhe fiksimi antiimperi­alist e anti- amerikan, populli shqiptar zhvilloi një aspiratë të thellë për vlerat liberale amerikane dhe europiane dhe roli i ekuilibrit të Shteteve të Bashkuara në zonën tonë është i domosdoshë­m.

Ju e keni thënë disa herë se pas luftërave ballkanike në vitet ' 90- të, vendet e rajonit po shndërrohe­n nga "armiq në fqinj". Ç'do të thotë kjo? Çfarë marrëdhëni­e keni me Serbinë?

Katër vite më parë, unë vizitova Beogradin si kryeminist­ri i parë shqiptar që prej 1946- ës; Presidenti Vuçiç ish- te i pari që vizitoi Shqipërinë pas 60 vitesh. Po ngremë në këmbë një plan ambicioz për të hequr tarifat doganore, lehtësuar tregtinë dhe hap pas hapi, kjo do të na ndihmojë të tejkalojmë dallimet mes nesh, të zgjidhim çështjet tona. Kosova është një pikë e mosmarrëve­shjes, por arrijmë ta menaxhojmë. Mund të bashkëpuno­jmë.

Meqë u përmend Kosova, çfarë mendoni për ndarjen e Katalonjës?

Nuk më pëlqen kur dikush nga jashtë flet për punët e një vendi tjetër. Por sigurisht preferoj proceset politike që bashkojnë, që afrojnë.

Shumë flasin për Lazaratin, fshatin ku kultivohej marijuanë, ekzistojnë akoma këto oaze të krimit në Shqipëri?

Me ndihmën e qeverisë italiane, të Guardia di Finanza, kemi kontrollua­r javë pas jave situatën në Lazarat dhe në zonat ku organizata­t kriminale vepronin. Po presim raportin e fundit të Guardia di Finanza, por po ju them se këto fusha të paligjshmë­risë totale janë shkatërrua­r.

 ??  ??
 ??  ?? Workshopi me temë "Struktura e mbikëqyrje­s së financimit të partive politike dhe të fushatave zgjedhore”
Workshopi me temë "Struktura e mbikëqyrje­s së financimit të partive politike dhe të fushatave zgjedhore”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania